Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Biblioteka digjitale boterore


Dje është bërë zyrtarisht përurimi i Bibliotekës Digjitale Botërore, një faqe interneti ku do të mund të gjenden libra të rrallë, dorëshkrime, filma dhe fotografi nga mbarë bota.

Adresa e saj në internet do të jetë World Digital Library Home kurse përmbajtja do të jetë në shtatë gjuhë të botës.

E zhvilluar nga UNESCO dhe 32 bibliotekat partnere nga mbarë bota, kjo faqe interneti shpreson të promovojë mirëkuptim më të mirë ndërmjet kulturave dhe të sigurojë resurse për mësuesit.

Themelimin e një Biblioteke Digjitale Botërore në vitin 2005 e propozoi James Billington, kreu i Bibliotekës së Kongresit amerikan, që është biblioteka më e madhe në botë.

E vetmja “gjurmë” shqiptare që gjendet në këtë faqe është një fotografi e vjetër e shkëputur nga koleksioni i shkrimtarit dhe artistes Frank dhe Frances Carpenter.

Në këtë fotografi shihen dy djem të vegjël shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare dhe këpucë karakteristike.

Frank G. Carpenter (1855-1924) ishte një shkrimtar amerikan i librave të udhëtimit dhe gjeografisë botërore, të cilat kanë ndihmuar në popullarizimin e kulturës antropologjike dhe gjeografike në SHBA në vitet fillim vitet e shek. 20.

Fotografitë janë bërë nga Carpenter dhe vajza e tij Frances, për ti ilustruar shkrimet e tij. Koleksioni përfshin 16800 fotografi dhe 7000 korniza dhe negativ të filmit.

Kryqi i Kuq Amerikan ka mbështetur këtë fotografi, e cila është bërë në mëngjes në qytetin e Tepelenës.


Botasot
​
 
Titulli: Biblioteka digjitale boterore

Flm Fcbesi per kete superbiblioteke gjigande.
 
Titulli: Biblioteka digjitale boterore

U futa te shikoja dhe u mahnita nga dokumentat e ndryshem qe ndodhen ne kete sit edhe pse me erdhi keq qe per Shqiperine pashe vetem dy :( por uroj qe te shtohen me kohen .
Faleminderit eshte vertet shume e vlefshme .
 
Titulli: Biblioteka digjitale boterore

Зngjεll;154250 said:
U futa te shikoja dhe u mahnita nga dokumentat e ndryshem qe ndodhen ne kete sit edhe pse me erdhi keq qe per Shqiperine pashe vetem dy :( por uroj qe te shtohen me kohen .
Faleminderit eshte vertet shume e vlefshme .

Per Shqiperine ne fakt eshte nje, ndersa ai tjetri eshte i vendosur nga nje serb nese nuk gaboj qe e paraqet nje harte te vjeter te gadishullit ballkanik, dhe i ka bere me "tag" te gjitha vendeve te Ballkanit.
Spo kemi kohe ne si popull me fut gjona te tilla ketu se po mirremi me vetveten!
Anipse besoj se ne nje te ardhme kjo te mbushet me materiale te vlefshme shqiptare, sepse ka shume te tilla, dhe kesaj i shtojme faktin se kjo biblioteke vetem para dy ditesh eshte hap.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back