Beteja e Torviollit e 29 qershor 1444

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Ali Hoxha

Vendi ku u zhvillua dhe simbolika e veçantë e saj

Për figurën dhe veprimtarinë kombëtare, luftarake e diplomatike të Skënderbeut, një figurë me përmasa evropiane madje dhe botërore, kanë folur e shkruar historianë dhe amatorë tash 500 vjet me radhë dhe do të flasin edhe në të ardhmen.Vet fakti që shumë studiues nga krahina të ndryshme të Shqipërisë janë munduar të nxjerrin origjinën e tij nga vendlindja e tyre, apo ndonjëri ka tentuar që edhe origjinën e vet ta lidhë me prejardhje nga Skënderbeu, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe nga të huajt, siç ka qenë rasti me një spanjoll të vetëquajtur Alardo Kastrioti, në shek. XIX, apo edhe të tjerë, këtu në Shqipëri ku tani, në ditët tona, nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse edhe vet sistemi shoqëror botëror i këtij shekulli, quhet sistemi i ekonomisë së tregut dhe pikërisht për tregti të tilla politike, etnike etj (v.o: tregti nuk bëhet vetëm në ekonomi, por edhe në fusha të tjera) edhe kryetari i Komunës së Himarës, minoritari grek Vasil Bollano, arrin deri aty sa të bëjë grek edhe Skënderbeun duke e quajtur Jorgos Kastriotos, pasi oreksi i tij nuk është ngopur me ndërrimin e emrave të emigrantëve shqiptarë të këtyre viteve, për helenizimin e tyre, por dëshiron të helenizojë edhe Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. ثndrra të tilla me sy hapur në mes të ditës me diell, të shovinistëve fqinjë, sidomos të atyre grekë, nuk ka pse të na habisin, pasi tashmë jemi mësuar me ta, sepse nëpërmjet ëndrrash të tilla ata duan të përligjin pretendimet e tyre territoriale për të copëtuar Shqipërinë sërish, ashtu siç bënë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, kur Shqipëria etnike u rrudh në kufijtë e sotëm shtetëror duke u copëtuar tokat shqiptare në 5 (pesë) shtete.
Njëri nga pretenduesit e kohëve të fundit për pasardhës direkt nga trungu i Skënderbeut, shtetasi italian Xhorxhio Kastriotas (Gjergj Kastrioti i ri), erdhi me bashkëshorten në Shqipëri në në muajin maj të vitit të kaluar, 2011, dhe bëri një vizitë edhe në Sinë të Dibrës, në Muzeun e Kastriotëve, për të njohur më nga afër trojet e të parëve të vet. Pas ceremonisë mikpritëse që u zhvillua në Pallatin e Kulturës në qytetin e Peshkopisë, në bisedë direkte me të unë i transmetova (sigurisht nëpërmjet përkthyesit), këtë mesazh:
“Nëse jeni me të vërtetë trashëgimtar (brezi i 15-të) i gjakut të Skënderbeut dhe nëse do të keni mirësi për të ardhur edhe ndonjëherë tjetër në Shqipëri, atëherë për përkthyes të keni njërin nga djemtë tuaj”.

beteja-e-torviollit.jpg

* *

اështja e lokalizimit të vendit ku u zhvillua beteja e parë e Skënderbeut kundër forcave osmane, më 29 qershor 1444, e cila është njëherësh edhe fitorja e parë e Skënderbeut kundër superfuqisë më të madhe të asaj kohës, në botë dhe që në historiografi njihet me emrin Beteja e Torviollit, është ajo gjë, për të cilën historianët kanë pas kontradikta për saktësimin e vendit konkret, të terrenit ku është zhvilluar ajo betejë, ndonëse që të gjithë ato, duke filluar që nga M. Barleti, historiani i parë i Skënderbeut e deri tek historianët e studiuesit e ndryshëm të kohës sonë, bashkohen në një pikë, që ajo është zvilluar në Dibër të Poshtme, pasi, së pari këtë informatë e ka dhënë Marin Barleti dhe të gjithë të tjerët janë vërtitur rreth të njëjtit toponim, në Fushën e Torviollit në Dibër të Poshtme, por me ndonjë kontradiktë anësore ndërmjet tyre, kur ka ardhur fjala gjatë përshkrimit të terrenit të Fushës së Torviollit, duke quajtur ndryshe njëri ndonjë lum, apo tjetri quan ndryshe ndonjë kodër, që kufizohet në Fushën e Torviollit etj., gjëra këto tepër anësore, për të cilën do të thoja, për momentin, nuk ia vlen ta ndalemi në ato hollësira të vogla. Por këtu po përmend vetëm emrat e disa autorëve që janë marrë me përshkrimin e terrenit të fushës, ku u zhvillua “Beteja e Torviollit” si Marin Barleti në veprën e vet, të botuar midis viteve 1508-1510; prifti italian Xhomario Biemmi në veprën e vet kushtuar Skënderbeut, botuar më 1742, i cili thotë se të dhënat i ka marrë nga një dorëshkrim i shkruar nga një bashkëluftëtar i Skënderbeut, nga Tivari, të shkruar në vitin 1480, pra rreth 30 vjet para veprës së M. Barletit, por që ai dorëshkrim ka humbur .
Lidhur me këtë, aty thuhet: “Skënderbeu u drejtua për në Dibër të Poshtme, dhe këtu e vendosi ushtrinë në Fushën e Torviollit, që është e gjerë rreth 3 milje dhe e gjatë 7 milje, e rrethuar prej malesh, brigjesh dhe pyjesh nga të gjitha anët (por sot nuk ekziston një toponim i tillë) dhe përmes saj kalonte lumi Skampanio (Shkumbin)”.
Siç shihet nga të dhënat e mësipërme, që mund të konsiderohen si të vetmet burime historike lidhur me këtë betejë, nuk mund të ketë një lokalizim që të mos shkaktojë diskutime e debate dhe për më tepër kur të dhënat e Biemmit janë vënë në dyshim nga shumë studiues të periudhës së Skënderbeut .
Të nisur nga disa mospërputhje për çështje të vogla anësore, me ndonjë toponim, qoftë edhe për ndonjë “lapsus” (gabim shtypi) siç është rasti kur gabimisht përmendet lumi Shkumbin (Scambino) në vend të lumit Drini, i cili kalon përmes gjithë trevës së Dibrës, studiues të ndryshëm të kohës sonë, kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme të cilat janë shumë larg së vërtetës lidhur me lokalizimin e vendit ku u zhvillua Beteja e Torviollit. Kështu studiuesi Dilaver Radeshi, për të mbështetur hipotezën e vet se Beteja e Torviollit e vitit 1444 është zhvilluar në vendin ku sot quhet “Fusha e Domosdovës” afër Prrenjasit në rrethin e Librazhdit, ku, për pasojë, qysh prej viteve ’60, aty është ngritur edhe një lapidar kushtuar asaj beteje, ai arrin në një absurditet tjetër, kur lumin “Drin i Zi” e quan si kufiri ndarës ndërmjet dy Dibrave, duke quajtur, sipas tij, Dibër të Epër trevën që ndodhet në anën lindore të Drinit, kurse Dibër të Poshtme quan trevën që shtrihet në anën perëndimore të Drinit, pra duke e shtrirë territorin e Dibrës së Poshtme deri në Fushën e Domosdovës në Prrenjas të Librazhdit.
Për të kuptuar se sa e pabazë shkencore është një hipotezë e tillë, po përmendim “argumentet” më saktë hamendjen mbi të cilat është mbështetur D. Radeshi për hipotezën e vet:
“... Sipas Barlecit, kjo betejë u zhvillua në Dibrën e Poshtme dhe sipas Tivarasit në Torvioll, i cili ndodhej po në Dibrën e Poshtme. Por nuk ka qenë përcaktuar as deri ku shtrihej Dibra e Poshtme dhe as ku gjendej Torviolli.
Gjon Muzaka, një bashkëkohës i Skënderbeut thotë se اermenika dhe Gryka e Shkumbinit ka qenë pjesë e Dibrës së Poshtme...
Duke u mbështetur tek Barleci dhe te Muzaka mendohet se gryka e Shkumbinit, nga qafa e Thanës dhe deri në Elbasan ka qenë pjesë e Dibrës së Poshtme”. (Dilaver Radeshi, “Beteja e Torviollit”, Ylli, nr. 6, viti 1966, f. 20).
Por pas njohjes me “Defterin emëror (kadastral) të Vilajetit të Dibrës të vitit 1467”, hipoteza e lartpërmendur e D. Radeshit se gryka e Shkumbinit, Qafa e Thanës etj., paskan qenë pjesë e Dibrës së Poshtme në kohën e Skënderbeut, një hipotezë e tillë rrëzohet katërcipërisht dhe, për pasojë, çdo përpjekje nga kushdoqoftë për të lokalizuar Betejën e Torviollit të 29 qershorit 1444, në Fushën e Domosdovës apo në çdo vend tjetër jashtë territorit të Dibrës së Poshtme të sotme, e thënë me një term sportiv, është “pozicion jashtë loje”, d.m.th. është shumë larg së vërtetës, pasi ashtu siç përcaktohet në Defterin turk, edhe sipas traditës, kufiri ndërmjet dy Dibrave, janë kodrat e اenokut, në anën lindore të lumit Drin dhe Gurra e Mazhicës, në anën perëndimore të Drinit të Zi, kështu Dibra e Poshtme përfshin pjesën veriore të saj, e cila shtrihet deri në Reç, që kufizohet me Mirditën dhe me Lumën (Kuksin).
Për pasojë në të njëjtin gabim kanë rënë edhe dy studiuesit dibranë, Selim Alliu e Hilmi Sadiku, të cilët Betejën e Torviollit të vitit 1444 e kanë lokalizuar në Fushën e Bulqizës , në kundërshtim me burimet historike, M.Barletin e G. Biemin, të cilët e kanë përcaktuar qartë se Beteja e Torviollit është zhvilluar në Dibër të Poshtme, si edhe në kundërshtim me vetveten, përderisa, vet ata, S. Alliu dhe H. Sadikaj, si kufi natyror ndarës ndërmjet dy Dibrave, duke u mbështetur me traditën, kanë përcaktuar “Qafën e Qenokut”, në afërsi të fshatit Dovalan. Një gjë është me të vërtetë e pakuptueshme për ne, se si është e mundur që dy autorët dibranë të lartpërmendur, të bijen në një lokalizëm aq meskin, përderisa vetë ata pranojnë: “të dhënat se beteja e zhvilluar në Dibër të Poshtme është e mjaftueshme për të përligjur faktin që kjo fushë duhet kërkuar diku brenda kufijve të Dibrës” ., në një kohë që po në atë shkrim të njëjtët autorë pohojnë:
“Duke iu përgjigjur pyetjes se “Ku gjendet Torviolli”, një argumentim logjik, bën historiani Kristo Frashëri. Sipas tij, kjo betejë duhet lokalizuar diku në fushën e Peshkopisë, por se ku konkretisht akoma as ky nuk e ka përcaktuar”. Dhe më tej ata (S. Alliu, H. Sadiku) vijojnë:
“Edhe Instituti i Historisë për këtë betejë jep sa vijon: “Të dy ushtritë u rreshtuan ballë për ballë në fushën e Dibrës”, por se ku është konkretisht vendi, nuk e përcakton. Edhe në librin e botuar në vitin 1967 (tekstin e historisë – A. H.) nuk jepet një mendim i prerë... “Të dy ushtritë u rreshtuan ballë për ballë në një fushë të quajtur fusha e Torviollit, lokalizimi i së cilës për ne sot është i pamundur; disa e vendosin në Dibër e disa në Domosdovë” – përfundojnë ata .
Pra, të kërkosh për të gjetur jashtë Dibrës së Poshtme fushën ku u zhvillua Beteja e Torviollit e 29 qershorit 1444, si në rastin e Domosdovës dhe të Fushës së Bulqizës, në një kohë që të gjitha burimet historike për atë betejë flasin vetëm për në Dibrën e Poshtme, ajo është një ndërmarrje jo vetëm tepër subjektive e meskine, por diçka më tepër, një diçka e stisur, e sajuar, jo shkencore, ata janë gjykime emocionale.
Në kushte të tilla, përpjekjen e parë për ta kërkuar fushën e Betejës së Torviollit brenda territorit të Dibrës së Poshtme e ka bërë Kristo Frashëri, në një shkrim me titull “Ku gjendet Torviolli?”, botuar në revistën “Shkenca dhe Jeta” nr. 3 (1975), f. 61, por ai mjaftohet vetëm me një pohim të papërcaktuar duke thënë se beteja e Torviollit u zhvillua në Dibrën e Poshtme, diku në fushën e Peshkopisë.
Unë, shkruesi i këtyre radhëve, duke qenë autor i një studimi “Mbi vlerat historike të Defterit emëror të Vilajetit të Dibrës të vitit 1467”, që e kam referuar një kumtesë në “Konferencën e Parë Studimore-Shkencore të kulturës popullore dhe të historisë së rrethit të Dibrës” më 13-14 dhjetor 1976, në të cilin studim, konstatohet dhe konfirmohet se ndarja natyrore e dy Dibrave, e Dibrës së Epër dhe e Dibrës së Poshtme, ashtu si në traditën popullore, edhe në vitin 1467, pra në kohën e Skënderbeut përputhet plotësisht me ndarjen e sotme të Dibrës, ku Dibra e Poshtme shtrihet në të dy anët e Drinit të Zi, në rrjedhjen e poshtme të Drinit, në pjesën veriore të luginës së Drinit të Zi, ku si kufi natyror ndërmjet dy Dibrave, shërbejnë Kodrat e Qenokut, për anën lindore të Drinit dhe Gurra e Mazhicës në anën perëndimore të Drinit të Zi. Pra, duke u mbështetur në atë dokument historik “Defteri emëror i vilajetit të Dibrës i vitit 1467”, unë kam hedhur poshtë çdo tentativë për një ndarje tjetër të Dibrës mesjetare në dy pjesë, të Dibrës së Epër nga Dibra e Poshtme, të ndryshme nga ndarja e sotme territoriale, siç ishte përpjekja e D. Radeshit pwr ndarjen e dy Dibrave me kufi ndarës ndërmjet tyre Drinin e Zi. Për pasojë ky dokument nxjerr jashtë loje dhe hedh poshtë si të pabazë çdo përpjekje që mund të bëhet për të kërkuar jashtë territorit të Dibrës së Poshtme të sotme Fushën e Torviollit, në të cilën u zhvillua beteja [me të njëjtin emër] nga Skënderbeu kundër ushtrisë turke të komanduar nga Ali Pasha, më 29 qershor 1444. Prandaj në studimin për këtë çështje, me titull “Mbi lokalizimin e Fushës së Betejës së Torviollit” , të botuar, së pari, në revistën shkencore të Akademisë së Shkencave “Studime Historike” nr. 3, 1979 (f. 229-236), pas parashtrimit të argumenteve të mia, unë kam shprehur mendimin se:
“Dëshmitë e Barletit dhe të Biemmit (nënkupto Tivarasin) janë të mjaftueshme për të krijuar bindje të plotë se Torviolli është në Dibër të Poshtme (të sotme). Duke u mbështetur në Defterin emëror të vilajetit të Dibrës të vitit 1467” dhe në disa të dhëna topografike, gjeografike dhe të dhëna historike të tërthorta mendojmë se, fusha në të cilën u zhvillua beteja në tërësi është fusha në bregun lindor të Drinit të Zi, tek Ferra e Pashës, pranë Urës së Lushës, territor i cili aktualisht quhet Fushë-اidhën ose Fusha e اidhnës”.
Theksojmë se “Fusha e اidhnës” një pjesë e së cilës më saktë një fshat i zonës së اidhnës deri në vitin 1974 ka qenë njohur me emrin Fushë-Alije, bile banorët vendës, çidhnakët e kanë quajtur vetëm me emrin thjeshtë “Fushë”, pa asnjë përcaktor. Sqarojmë se edhe Fusha e Kastriotit me kuptimin më të gjerë të fjalës, është pjesë përbërëse e Fushës së اidhnës, gjë të cilën edhe njohja e saj me emrin tjetër “Fusha e Thatë”, pa përcaktorin e Kastriotit, për analogji, ashtu siç thirrej fshati i lartpërmendur thjesht “Fushë”, pa përcaktorin “F. e Alie”, vërteton faktin se ato të dyja janë pjesë e një të tëre, pra të Fushës së اidhnës.
Argumentet e plota në mbështetje të mendimit tonë, ne i kemi trajtuar gjerësisht në studimin tonë të lartpërmendur qysh më 1979, ku për pasojë edhe Instituti i Historisë dhe Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Betejën e Torviollit të 29 qershor 1444, e ka përcaktuar në një terren të tillë që përputhet plotësisht me territorin që e kemi përcaktuar ne, me territorin e Fushës së اidhnës, duke mos përjashtuar këtu as Fushën e Kastriotit, as atë të Shumbatit, pasi beteja në tërësi është zhvilluar në gjithë Dibrën e Poshtme, por kulmi i saj, vendi ku u shpartallua ushtria turke e komanduar nga gjenerali turk, Ali Pasha, i cili shpëtoi gjallë duke u fshehur në një ferrë, është pikërisht te Ferra e Pashës, prandaj edhe ai toponim quhet me atë emër, pikërisht në përjetësim të atij akti, të shpartallimit dhe mbetjes së ushtrisë turke nëpër ferra. Pra, këtu po përmend shumë shkurt vetëm disa nga argumentet që përforcojnë mendimin tonë për këtë çështje:
1. Defteri i Vilajetit të Dibrës i vitit 1467, në të cilin vërtetohet ndarja e Dibrës mesjetare në dy pjesë: në Dibër të Epër dhe në Dibër të Poshtme, d.m.th ndarja e vitit 1467 përputhet plotësisht me ndarjen e sotme të Dibrës, përjashton katërcipërisht zhvillimin e betejës së Torviollit jashtë territorit të Dibrës së Poshtme të sotme dhe hedh poshtë çdo hipotezë tjetër për këtë gjë jashtë këtij territori.
2. Po të vështrojmë nga afër terrenin, Fushë-اidhna, ose Fushë-Alie, së bashku me fshatrat Laçes e Blliçe, ku mendojmë se është zhvilluar epiqendra e betejës së parë të Skënderbeut kundër ushtrisë osmane më 1444, jo vetëm që i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e një beteje mesjetare me kalorës e këmbësorë prej dhjetëra mijëra luftëtarësh për secilën palë, por ka edhe ngjashmëri të plotë me terrenin që përshkruan M. Barleti dhe Biemmi (nënkupto Tivarasi). Fusha e اidhnës shtrihet në bregun lindor të Drinit të Zi. Po të kemi parasysh edhe fshatin Arras, në anën perëndimore të Drinit, ajo zonë është një fushë e gjerë në formë rombi, që i plotëson të gjitha përmasat dhe përshkrimet që i bën M. Barleti, terrenit ku u zhvillua Beteja e Torviollit e qershorit 1444. Fusha e اidhnës rreth e qark është e mbrojtur nga kodrina dhe male të veshura me dushqe.
3. Nëpër Fushën e اidhnës kalojnë e kryqëzohen të gjitha rrugët për në Peshkopi e Dibër të Madhe, nga Lura, Zall-Dardha, Sllova e Luma. Nga Fushë-اidhna kalohet drejtpërdrejtë në Mat e prej atje në Krujë edhe nëpërmjet rrugës që kalon nëpër Sinjë, në Maje të Vâgut, në bjeshkën e Pllajut, e cila lidhet me Stelushin e pastaj kalon në Luginën e Matit, prej nga ku dilet në Krujë. Fusha e اidhnës ka qenë kryqëzim rrugësh edhe në lashtësi, nëpërmjet të cilave lidhej Dibra me Mirditën, Lumën, Kukësin e Kosovën. Përmes Fushë-اidhnës kalon “Rruga e Madhe” e cila lidhte Dibrën me Lumën e Kosovën.
4. Të gjitha këto argumente lejojnë të arrijmë në përfundimin se ushtria osmane e komanduar nga Ali Pasha, në qershor të vitit 1444, ka hyrë në Dibër të Poshtme nga ana e Kosovës dhe e Lumës dhe ka rënë fshehurazi nëpërmjet “Rrugës së Madhe” në luginën e Drinit të Zi, në Fushën e Torviollit, më saktë në Fushë-اidhnën e sotme, në Dibër të Poshtme (Por nuk përjashtohet mundësia e ardhjes edhe nga lugina e Radikës).
5. Mbi të gjitha duhet të kemi parasysh se në Trevën e اidhnës është edhe vendlindja e vendbanimi i Skënderbeut dhe i parardhësve të tij. Toponimia shumë e dendur e kësaj zone që lidhet me emrin e Skënderbeut dhe të kastriotëve, si në asnjë krahinë tjetër, që dihet nga i gjithë populli i Dibrës, si: Kastriot, Fusha e Kastriotit ose Fusha e Thatë, Kalaja e Gjonit, Kroi i Kastriotit, Kroi i Skënderbeut, Thana e Skënderbeut, guri i kalit të Skënderbeut etj., përbëjnë argumente të pakontestueshme që vërtetojnë origjinën dibrane të Skënderbeut... Kjo përforcohet edhe nga fakti se në realizimin e fitores së çlirimit të Krujës nga Skënderbeu dibranët luajtën rol kryesor qysh kur e shoqëruan Skënderbeun gjatë kthimit nga Turqia, ashtu edhe me mbështetjen që mbarë popullsia e krahinës së Dibrës i dha Skënderbeut, si Zot i Dibrës dhe i Matit (dominus Dibra et Mati). Edhe Kristo Frashëri, në studimin e tij të fundit në vitin 2002, kur flet për përgatitjet e Skënderbeut për “Betejën e Torviollit” ai thekson se “Në fund të majit (1444 - A. H.) ushtria shqiptare prej rreth 10 mijë vetash, në pjesën më të madhe e rekrutuar nga zotërimet e Kastriotëve qe gati për të hyrë në luftë”.
“Rasti për t’u ndeshur me ushtrinë turke erdhi shumë shpejt. Në qershor 1444 një ushtri osmane prej rreth 25 mijë vetash e komanduar nga Ali Pasha, u nis nga Shkupi në drejtim të Shqipërisë, marshoi në luginën e Radikës doli në Rahonik (sot qyteti i Dibrës) dhe pastaj duke marshuar nëpër luginën e Drinit të zi, doli në Dibër të Poshtme, ku sulltani mendonte se Skënderbeu kishte bazën territoriale të forcës së vet ushtarake. Dhe më pas duke perifrazuar M. Barletin dhe G. Biemin, vijon:
“Skënderbeu i lajmëruar për afrimin e turqve u doli përpara me ushtrinë e re shqiptare. Të dy ushtritë shqiptare u rreshtuan ballë për ballë diku në trevën e Dibrës së Poshtme. Më 29 qershor 1444, sipas planit të Skënderbeut, ushtria shqiptare e ndarë në tri pjesë, manovroi me mjeshtri dhe u tërhoq sikur të ishte e thyer, deri sa e futi ushtrinë turke në fushën e ngushtë të Torviollit të rrethuar me male e pyje. Kur Ali Pasha kujtoi se i kishte zënë shqiptarët në kurth, ai u gjend papritmas i rrethuar nga forcat ushtarake shqiptare që ishin fshehur në pyje, të cilët i sulmuan turqit nga të gjitha anët deri sa i shpartalluan plotësisht.
Sipas G. Biemmit turqit lanë në fushën e betejës 7000 të vrarë dhe 500 robër në duar të shqiptarëve. Kurse shqiptarët patën afërsisht 4000 të vrarë dhe të plagosur, ndonëse M. Barleti jep shifra më të larta (22 mijë turq të vrarë dhe 2000 robër), kur edhe ato shifra që jep G. Biemmi janë padyshim të fryra (të zmadhuara)”.
Dhe pasi analizon përputhjet dhe mospërputhjet e të dhënave historike të M. Barletit dhe të G. Biemmit për Betejën e Torviollit, lidhur me toponimin Mokër dhe me lumin Shkumbin, në vend të Drinit, Prof. Dr. Kristo Frashëri e mbyll mendimin e tij kështu:
“Në rast se këtu kemi të bëjmë me një lapsus – “Shkumbin për Drin”, i cili me të vërtetë kalon pranë Peshkopisë, atëherë kontradikta zhduket. Si rrjedhim, sipas tij, beteja e 29 qershorit 1444 duhet të jetë zhvilluar në fushën e Shumbatit” .
Por në qoftë se ushtria turke ka ardhur nga Shkupi nëpër luginën e Radikës dhe ka rënë në Dibër, ashtu siç pohon Prof. Kristo Frashëri, atëherë, nisur nga logjika e taktikës luftarake të Skënderbeut, se ai me një ushtri të vogël nuk mund të ndeshej ballë përballë me një ushtri dy-tre herë më të madhe në një fushë kaq të hapur siç është Fusha e Kastriotit, nuk na lejohet që të arrijmë në përfundimin që ajo të ketë arritur deri në Fushë të Shumbatit. Skënderbeu me manovrimin e tij taktik e ka tërhequr ushtrinë kundërshtare në një terren më të ngushtë, dhe pasi e ka futur atë në kurth duke e rrethuar në të katër anët, e ka shpartalluar ushtrinë turke në Fushë-اidhën tek Ferra e Pashës, buzë Drinit. Ndërsa nga Fusha e Shumbatit mund të ketë filluar beteja vetëm në qoftë se ushtria osmane do të ketë ardhur në Dibër duke u nisur nga rruga Shkup-Tetovë-Gostivar-Lumë dhe pastaj në Dibër të Poshtme, në luginën e Drinit të Zi, ashtu siç e kemi përshkruar në studimin tonë të vitit 197912.
Sidoqoftë Beteja e Torviollit, siç e kemi thënë është zhvilluar në gjithë territorin e Dibrës së Poshtme që nga Përroi i Xhelagjoshtit në jug të Fushës së Kastriotit e deri në Rrafshet e Shumbatit, [pra në Fushë të Kastriotit, Fushë-اidhën etj,] por goditja përfundimtare që iu dha nga Skënderbeu, kurthi që iu ngrit ushtrisë turke të Ali Pashës më 29 qershor 1444, është pikërisht tek Ferra e Pashës në Fushë të اidhnës, pranë Urës së Lushës mbi Drinin e Zi.
Prandaj mbështetur në gjithë sa sipër, dhe kryesisht për faktin se اidhna është vend origjina e Skënderbeut dhe e Kastriotëve (edhe sot e kësaj dite, në gojën e pleqve të اidhnës një burim gojor i ardhur nga Selim Noka, qarkullon mendimi se Fisi Gjini i fshatit Kastriot është i një origjine me Kastriotët e me Skënderbeun) është një nga argumentet bindëse që vërteton se nuk ka qenë aspak i rastit kthimi i Sulltan Mehmetit të Dytë, në gusht të vitit 1466, gjatë tërheqjes për në Stamboll, një kthim i rrugës nga Elbasani e të vinte në Dibër, madje në skajin më veri-perëndimor të Dibrës së Poshtme, në اidhën e të bënte një masakër të tillë, që në histori ka hyrë me emrin Masakra e اidhnës, duke vrarë mbi 10.000 gra, fëmijë e pleq të strehuar në اidhën të Poshtme në qytetin e اidhnës, me qëllim që të hakmarrej drejtpërdrejt mbi Skënderbeun dhe të afërmit e tij të gjakut, me synim që të zhdukte trojet dhe gjakun e Kastriotëve, pasi aty, siç dëshmohet edhe nga Defteri emëror i vilajetit të Dibrës i vitit 1467, kishte njerëz të fisit të Skënderbeut, si p.sh. Dimtër Kastrioti, në Sinjë të Poshtme etj.
Përfundimisht, duke përforcuar mendimin tonë të shprehur qysh më 1979 se beteja e parë e ushtrisë shqiptare të komanduara nga Skënderbeu, ushtria e shtetit të parë kombëtar shqiptar të dalë nga Kuvendi i Lezhës, i 2 marsit 1444 dhe e zhvilluar më 29 qershor 1444 në Dibër të Poshtme është pikërisht në Fushën e اidhnës, tek Ferra e Pashës, ku u shpartallua ushtria turke e komanduar nga Ali Pasha, i cili shpëtoi gjallë duke u fshehur në një ferrë, pra aty ku u zhvillua ajo betejë që në histori njihet me emrin Beteja e Torviollit, e cila shënon fitoren e parë të ushtrisë kombëtare shqiptare, njëherësh edhe thyerjen e parë të ushtrisë së superfuqisë më të madhe të asaj kohe, u propozoj organeve kompetente shtetërore që në kodrën e quajtur Suka e Arrasit, në bregun e Drinit të Zi, nën rrezen e së cilës shtrihet gjithë fusha e Dibrës së Poshtme, ku ngjitur me të është dhe Ferra e Pashës edhe Fusha e Kastriotit, të ngrihet një përmendore, në kujtim të asaj beteje. Ndërsa përmendores që është në Fushën e Velikardit t’i ndërrohet pllaka, që shënohet emri i Betejës së Torviollit, dhe të zëvendësohet me një pllakë tjetër ku të shkruhet një nga betejat e tjera që është zhvilluar nga Skënderbeu në atë vend (me ato të vitit 1465).

Nuk mund ta përfundojmë fjalën tonë për figurën e Skënderbeut dhe nuk mund të heshtim, kur për Heroin tonë Kombëtar ndeshemi me vlerësime të tilla skandaloze si ai që individë të caktuar, me origjinë etnike të përzier, të papastër, pra, jo tërësisht shqiptare, dhe me synime të caktuara antishqiptare, në kundërshtim me të vërtetën dhe me faktet historike, arrinë deri aty sa që edhe për themeluesin e shtetit të parë kombëtar shqiptar, në Kuvendin e Lezhës të 2 marsit 1444, simbolin kryesor kombëtar shqiptar, kanë shpifur në mënyrën më të paskrupulltë, siç ka bërë Ben Blushi në librin e tij “T jetosh në ishull”, kur ka shkruar për Skënderbeun duke e minimizuar në maksimum veprën e figurën e tij. As më shumë dhe as më pak, një veprim i tillë është një atentat dhe krim që i bëhet historisë sonë kombëtare. Pa vijuar më tej me debate të tilla me autorë të huaj si J. Shmidt etj., qëllimet antishqiptare të të cilëve janë të kuptueshme nga gjithkush.

*
* *

Meqenëse jemi në kuadrin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, pa u ndalur në numrin e madh të 16 betejave të Skënderbeut të zhvilluara në trevën e Dibrës, shtojmë se pikërisht këtu në Dibër e kanë nismën edhe shumë beteja të tjera të popullit shqiptar në luftën e tij për liri e pavarësi, jo vetëm kundër pushtuesve osmanë, por edhe kundër pushtuesve të tjerë të mëvonshëm në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos ata kundër shovinistëve fqinjë serbo-sllavë, të cilët e dogjën tri herë gjithë Dibrën, si dhe pati dy shpërngulje masive të përmasave biblike (1913 dhe 1920), të ngjashme me shpërnguljen e kosovarëve në vitin 1999 nga genocidi serb.
Edhe në vitet e Luftës së Dytë Botërore, rezistenca e popullit të Dibrës jo vetëm kundër pushtuesve nazifashistë, por edhe kundër diktaturës komuniste, ka pasur veçoritë e veta dalluese.
ثshtë për t’u theksuar fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore janë djegur vetëm dy krahina në Shqipëri: Borova në Krahinën e Korçës nga gjermanët, kurse Fushë-Alia e Laçesa dhe një lagje e Blliçes, në Dibër të Poshtme është djegur nga partizanët.
Lufta e klasave në Dibër, veçanërisht në Dibër të Poshtme i ka pas tejkaluar edhe të gjitha caqet e veta të përcaktuara në ligjet e Diktaturës së Proletariatit. Por ajo që është e pakuptueshme për shumë kënd, është fakti se edhe tash 22 vjet të demokracisë Dibra ka mbetur zona më e prapambetur e Shqipërisë. Ndaj natyrshëm lind pyetja: Cili mund të jetë shkaku që këto 60 vjetët e fundit nga të gjitha qeveritë shqiptare, krahina e Dibrës, veçanërisht Dibra e Poshtme, është parë gjithnjë me syrin e njerkës?!
A mos vallë është ndjekur një politikë spastruese, në mënyre që populli i Dibrës te detyrohet t’i braktisë trojet e veta etnike, për të legalizuar në mënyrë “paqësore” projektin e Skavicës, duke asgjësuar kështu njëherë e mirë gjithë pellgun e Dibrës, me historinë dhe qytetërimin e saj, veçanërisht të gjithë fushën (truallin) ku u zhvillua “Beteja e Torviollit” e 29 qershorit 1444. Atë që nuk e bënë dot qindra vjet me radhe pushtuesit e huaj, kërkojnë ta bëjnë sot politikanët tanë!
Prandaj bëjmë pyetjen: A do t’ua falim Dibrën të tjerëve, që ta përdorin atë thjesht për bizneset e tyre?!

Kumtesë e mbajtur në Sesion Shkencor në Peshkopi, më 06 maj 2008
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top