Don_Arbas,
Mendimi im eshte ky qe besimi jone apo deshira per te besuar as nuk e zvogelon dhe as nuk e zmadhon fenomenin. Njerezit si ne rrolin e skeptikut si ne rrolin e atij qe shtyhet ne ekstrem me besimin e tij nuk ngrene peshe ne vete ekzistencen e fenomenit. Per mua ky eshte faktori kyc qe nuk i kushtohet rendesi sot. Pak vlere ka se cfare thote njeri apo tjetri, pak vlere ka sesi shikohet ne aspektin spiritual apo shkencor... ky moment tregon edhe njehere sesa pak e njohim ne veten, se sa pak e njohim njeriun.
Lexoja para disa netesh me shume vemendje Claus Gerbingschmaier dhe me beri pershtypje nje koment mbi natyren njerezore qe thoshte se fillojme te studiojme boten perreth, pemet, lulet, kafshet, ajrin, ujiin .... dhe harrojme me kryesoren: NJERIUN. Ende nuk dime se cfare perfaqesojme, cfare potenciali kemi ne brendesine tone si qenie, cfare force kemi ne tru dhe ne shpirt (ne kuptimin material) dhe ketu duhet kerkuar pergjigja.
Kam kohe qe lexoj civilizimet e lashta dhe provat per ekzistencen e tyre dhe nje gje me ka rene ne sy. Ne cdo civilizim qe predaton ate Sumerian dhe me pas Egjyptian shikohet nje venerim i shpirtit njerezor dhe i forces qe ka njeriu si qenie ne kuadrin shpirteror. Ketu eshte celesi edhe i misterit edhe i portave per te kuptuar me shume per ate qe na rrethon. Qe ne ate kohe kalimi neper dimensione shpjegohej si avancim i ndergjegjes ne nje shkalle me te larte.
Shume njerez gabimisht fenomene te tilla si fantazmat apo eksperience afer vdekjes etj i lidhin me fene dhe me besimet fetare. Per mua kjo eshte shume e gabuar. Paranormalja ska pse te lidhet fare me fene sepse burimi i saj eshte truri yne dhe chakra njerezore dhe sidomos rezonimi i qenies njerezore me ambjentin ku jeton.
hajduti