Nuk do ta besoni, e di, por prape dua te t’ju rrefej per ngjarjen qe e kam perjetuar une vete.
Uroj t’i keni mbyllur dritaret, dyert po deshet mund t’i lini hapur. Pse them dritaret dhe jo dyert do e kuptoni krejt ne fund. Derisa po e lexoni, luteni qe nderkohe ta vini kengen e Michael Jackson Thriller dhe mundesisht filloni aty te minuta 0:34 e kenges.
Isha 22 vjeç dhe ende i pamartuar. Nuk ka rendesi martesa ketu ama po e cek ngase frikohem se mos me lexon gruaja dhe mbase mund te dyshoje te kem qene njekohesisht bashke me te.
Isha 22 vjeç dhe sapo kisha takuar shpirtin binjak, po mendoja une ne ate kohe. Ajo ishte vertet nje vajze e bukur por jo nje shqiptare. I ati saj punonte zakonisht ne nderrim te nates derisa e ema ne nderrim te nates. Qe te dy ne nderrim te nates. Une isha i papune dhe i pashkolle - bera 2 vjet pauze shkolle. Ajo ishte e pasur pasi qe te dy prinderit i punonin ne nderrim te nates - orari nates paguhet me mire.
Ndryshe nga prinderit e mi, te varfer, une nuk kisha as edhe nje korone ne xhep derisa asaj prinderit i dhuronin pothuaj per çdo jave korona. Pasi kaluam 2 muaj bashke, nje dite (e diele) me mori ne tel dhe me tha se ka nje befasi te madhe per mua. Nga gezimi une i mbylla telefonin, por ajo prape me mori. Me tha se befasia kishte te beje me nje rruge te gjate bashke me te, pastaj vazhduam biseden me tema te tjera.
I pergatita prinderit e mi se do marr nje rruge te gjate diku. Babi: Thyefsh qafen, s’dua t’ia di! Mami: Mos qofte rruge pa kthim!. Prandaj ende sot une me shume e dua mamane sesa babane. Gjithsesi, shkova te suedezja, shpirti im binjak. Kishte veshur nje fustan te bardhe dhe lyer/ngjyrosur floket me te zeze, ama ne fakt natyrale ishte bionde.
Hyra brenda dhe me thote ulu gjersa te marr taksine ne tel. Ok, i thashe dhe po pija çike uje. Erdhi taksia dhe dolem te dy te mellengjyer e te lumtur se po merrnim rruge te gjate bashke. Hapa deren e pasagjerit e doja te ulem para por ajo nuk pranoi, me tha ulu prane meje. Dagens tjejer, i thashe ngasesit qe ne shqip i bie femrat e sotme. Ai zuri te qesh dhe tha se me kuptonte.
Beme 20km rruge dhe dikur e pyeta: Zemer, ku do veme? Ma ktheu: Eshte befasi. Ok, i thashe. Me te bere 1 ore e 40 min taksigjiu hyri nje rruge pa ndriçim gje qe veshtire gjen diku nje rruge te tille ne Suedi. Besomeni me zune te dridhurat pasi ajo papritmas heshti e nuk me fliste. Ne ate momente po mendoja: Si do ndihej ne kete rast Skenderbeu? I tradhtuar po se po ama i frikesuar jo se jo. Heshta po une dhe nuk flisja me hiçgje. Je shqiptar, idiot! Mos u tremb kaq lehte! Mbahu!
Kur u bene 2 ore rruge nga larg dukej sikur po i afroheshim nje shtepie te vogel ndezur vetem me nje llambe te vockel. Per çudi m’u larguan te dridhurat dhe me nuk durova, iu drejtova shpirtit binjak: Zemer, do qendrojme tek ajo shtepi? Me thote: Shtepi te duket ty? Po, i thashe. Jo, shpirt, nuk eshte shtepi, me tha.
Taksigjiu ndali makinen dhe iu drejtua vetem asaj: Trokit ne dere vetem nje here. Ajo i thote: Mire. Ndersa une i drejtohem me: Eshte nate dhe duhet te jene ne gjume, mbase do detyrohemi te trokasim me shume se nje here. Taksigjiut dhe te dashures sime u preku buza ne gaz. Madje, taksigjiu i thote: Nuk i paske treguar gje? Jo, ia ktheu e dashura dhe del e para nga makina. Une po hezitoja dhe nderkohe kisha syte ngulitur ne syte e taksigjiut. Papritmas ai mua me thote: S’ke pse te ndiesh frike, je bashke me te, ma liro makinen.
Erresire nga çdo ane qe ç’ke me te! Nuk degjohej ze insektesh as zogjesh. Vrapova drejt saj meqe ajo tashme ishte nisur drejt te se ashtuquajtures shtepi. Me t’u afruar me afer, shihej me qarte se vertet nuk ishte nje shtepi por nje furgon i vjeter dhe me sa po i afroheshim aq me larg nesh dukej te ishte.
Zemer, i fola, ç’eshte kjo? Shpirt, mos u shqeteso, te tha dhe taksigjiu se ti je me mua! Prit njehere!, i thashe. Taksigjiu?!, me ze te larte une. Ti nuk ishe brenda aty!, perseri me ze te larte une. Çfare po ndodh?! Tregome o une te lashe fare!, ndalova se ecuri dhe po i bertisja sa po mundja.
Shpirti im, mos u shqeteso, do e kuptosh se shpejti.
Mos prish befasine, te lutem!, me kapi doren ajo dhe me terheq ne kraherorin e saj. Me te perqafuar, e kuptova se diçka nuk shkon. Trupi i saj ishte bere i ftohte akull! Une heshta tek e kuptova se tani duhet te luaja lojen e saj, te marr rolin e te paditurit derisa te te me jepej mundesia te ikja vrapit.
Ok, zemer, ia prita une, vazhdojme tutje. Nisi te ecte ne drejtim te furgonit ndersa furgoni prape po largohej, porsi ne nje enderr te keqe. Vrapo, shpirt!, me thote. Nisem te vrapojme me shpejtesi dhe papritmas mbaruam te dera e furgonit.
Tak-tak!, trokiti ajo ne dere.
–Vem är du?! Kush je ti, pyet nje ze nga brenda.
Det är Emelie! Öpnna dörren! Jag fryser! Jam Emelie, hape deren, kam te ftohte, pergjigjet e dashura derisa une shtangem dhe vetem po e veshtroja situaten nga afer.
Hapet dera dhe ajo futet brenda. Une stepem pak hedh nje hap prapa dhe po behesha gati te ikja.
Papritmas degjohen zera te ndryshem dhe furgoni merr nje pamje me te ndriçuar me te ngrohte dhe me mikpritese. Ajo del jashte prape dhe nxiton kah une: Eja shpirt! Futu brenda! Nuk ka gje per t’u frikesuar. U futem te dy brenda, ngreme dhe pime bashke nderkohe une po pyesja se çfare ne te vertete po ndodhte, si ka mundesi qe une te perjetoja tere kete tmerr. Lutesha te zbardhej dita dhe nga ai moment nuk kam ndier as pare gje me! U zgjova nga gjumi, kishte zbardhur drita - furgoni i teri i zbrazet dhe i bere pis. Asgje nga si dukej gjate nates kur hyme brenda, paster dhe bukur.
Ku jane miqte tu?, une e pyeta.
Kane dale per peshkim por ti ishe ne gjume, nuk doja te te leme vetem - qendrova me ty, me thote mua. E dashur, i them, mund te ikim qe tani? Po, me thote, ja do marr ne tel taksigjiun. I njejti ngases e njejta makine, u futem brenda me rroba te bera pis. Ajo e pagoi ndersa une dola i fundit dhe iu drejtova: Ti e as kjo nuk mund te jeni te vertete! Taksigjiu me drejtohet dhe me thote: Kush ka per te te besuar, mendon ti?