Besoni ne Zot apo Jo!

ky zoti juaj duhet te jete shum i bukur se spara duket shpesh ktej nga ne
 
Neper sondazhe zakonisht ka 3 zgjedhje.. po, jo ose ndoshta... ku eshte e treta ?? :p
Boh, un te them te drejten se di as vet... Ndonjeher besoj her te tjera s'besoj ne asgje e tek asnjeri.
 
zakonisht ata njerzit e vertete jane gati te vdesin per ate ne cfare besojne ...me lind pyetja , ju qe besoni a do te ishit gati te vdisni per zotin tuaj ?
 
jo nuk besoj ne zot....besoj te njerzit qe me rrethojne shoket,miqte,familiaret, besoj te te gjith ata qe me jane dhe u jam gjendur prane ne momente te veshtira dhe gezimi....
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Po normal qe besoj sepse zoti na krijoj neve ne kete bote plot me enderra te mira
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Votova Po........Të them të drejtën nuk jam besimtare e zjarrtë, nuk e mbroj fënë por as nuk e kundërshtoj... Vetëm se nuk besoj tek institucionet apo njerzit që përfaqësojnë ato.....tek disa rite e disa shkrime që ndonjëherë më duken moraliste dhe fanatike ....Por nuk dua të dal jashtë teme.

Sinqerisht besoj në një Zot, si diçka të mbinatyrshme që më bën shpesh të veproj ndryshe e jo ashtu sic vjen nga instikti i pabesë njerëzor....është diçka e pashpjegueshme....Plus që vitet e largëta më të këqia të jetës time i kam kaluar vetëm duke thënë ° Të lutem Zot...iku edhe kjo ditë°(personale kjo :)) ..e kam thënë ashtu pavetëdije, pa besuar, por ja që atëherë më ka mbetur një besim i lehtë...jo impulsiv...jo fanatik.
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

besoj ne zot dmth ne dicka superiore por ne fe jo !
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Te thuash besoj ne zot por jo ne fe, eshte dicka kontradiktore.

Sepse besimit kultivohet duke mesuar "lexuar" m'bi gjithcka qe na rrethon, qofte per te lexuar librat "teorin" qofte per te lexuar ditet dhe netet "praktiken".
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Gjeja e Pare e Njeriu eshte qe te Besoje ne zotin ati Kofshimi fale neve nana Kru Zoti.....
Une Besoje Zotë shume......
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Te thuash besoj ne zot por jo ne fe, eshte dicka kontradiktore.

Sepse besimit kultivohet duke mesuar "lexuar" m'bi gjithcka qe na rrethon, qofte per te lexuar librat "teorin" qofte per te lexuar ditet dhe netet "praktiken".

Me fal ku i gjete kontraditen ti ktu? Si besoj feve sepse per mua jane te kota ok ! Ne Zot po besoj se lart eksiston dikush qe ka krijuar boten, dhe ne bashke. Prandaj besoj tek nje x person lart ne qiell por jo ne fe sepse fete jane te gjitha mere me long se mishi maroj! Ky eshte mendimi im rendesi ka te besosh apo jo? Zoti eshte ia qe flasin te gjitha fete un nuk zjedh asnje fe por zjedh direkt zotin :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Te thuash besoj ne zot por jo ne fe, eshte dicka kontradiktore.

Sepse besimit kultivohet duke mesuar "lexuar" m'bi gjithcka qe na rrethon, qofte per te lexuar librat "teorin" qofte per te lexuar ditet dhe netet "praktiken".

Edhe njeriu më primitiv ka besuar në diçka mbinatyrore edhepse atëhere
nuk ka ekzistuar religjioni. Këtu je gabim djalosh. Unë sa më shumë kam
lexuar, aq më shumë jam larguar! Shiko për rreth sa fe janë! Të gjithë
thonë se ekziston Zoti, po cilës do t'iu bindshe? ؤte për të gjithë ekziston
Zot në vete?

Një po e them: pamarrë parasysh në çfarë religjioni besojmë, krijuesi
është një!
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Po besoj ne zot por thjesht te besosh nuk esht asgje, besoj se besimin duhet edhe ta praktikosh dhe ta respektosh
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

sigurisht qe po,besoj.
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Kerkoj ndjese nese eshte ofenduar ndokush, por feja ndihmon per te forcuar besimin, dhe cdo religjion e ka te verteten brenda dhe nuk eshte per gje tjeter vecse per te mesuar njerezit se cfare eshte ne te vertete ajo qe besojne, dhe se pse duhet te besojne ne Zot.

Feja ka qene gjithmone aty ku ka pasur njerez, asnje popull nuk ka jetuar ne kete toke pa qene dhe nje i derguar mes tyre.

Por dhe po te studiosh dijetaret, shkrimtaret, dhe gjithcka qe ka te beje me dijen ne cdo vend te botes dhe qe nuk mund te kete lidhje me fene, te ndihmon se si ta forcosh besimin.


Dhe se si ta njohesh me mire boten dhe veten.

Pra te gjithe ne jemi ketu per te mesuar se pse erdhem, kush jemi, cfare po bejme, e se ku po shkojme.

Gjithe te mirat!
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

sigurishte qe besoje ne zot,
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

po besoj deshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjeter perveq krjuesit te qiejve dhe te tokes pra Al-llahut nje dhe te vetem
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Mos me besu n'Zot mdoket vetja si Budall .. mdoket jeta palidhje .. kur nuk kom kujt ti Lutna tju Falna , dmth ti kerkoj falje .. tme ndihmoj kur jom ne gjendje te keqe .. etj etj thjesht mduket vetja Palidhje :D jeta n'pergjethsi :D
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

Besoj dhe shum Elhamdylilah besoj ne Allahun xh.sh si dhe ne fen Islame edhe jam krenar dhe ndihem mir dhe te bej nje jet mjaft te kendshme dhe teper te bukur me ndihmen e Allahut xh.sh dhe per kete gje falenderoj vetem Allahun xh.sh
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

patjeter qe po...........esht forca e besimit ne zot ajo qe me ben te kem shprese per nje dite te neserme!

edhe un besoj ne Zot dhe pajtohem me mendimin tend.
 
Titulli: Besoni ne Zot apo Jo!

PO besoj be ZOT
 
Besoj vetem tek nje zot qe ka krijuar gjithe njerezimin...
 
Nuk besoj ne Zot, sepse me vjen per te vjelle kur fjalen e Zotit e percojne Injorante, dembele,pedofile dhe lloj lloj qelbesirash.Nese Zoti zgjodhi keta si lajmetare eshte i njejte me keta.
 
Nuk besoj ne Zot, sepse me vjen per te vjelle kur fjalen e Zotit e percojne Injorante, dembele,pedofile dhe lloj lloj qelbesirash.Nese Zoti zgjodhi keta si lajmetare eshte i njejte me keta.


Ti nuk beson ne zot?
Atehere cfare kush e ka krijuar gjithesine sipas mendimit tend Leon?
 
Ti nuk beson ne zot?
Atehere cfare kush e ka krijuar gjithesine sipas mendimit tend Leon?

E moj Ajsi,po Zotin kush e ka krijuar?Dhe mos me thuaj qe eshte vet krijuar sepse e njejta pergjigje do te ish edhe per gjithesine.
 
E moj Ajsi,po Zotin kush e ka krijuar?Dhe mos me thuaj qe eshte vet krijuar sepse e njejta pergjigje do te ish edhe per gjithesine.

Ja se c'pati thene nje here (gje qe shokeve te Profetit a.s. as qe do t'u shkonte ndermend):

"Do të vijë një ditë dhe, njerëzit, duke ndejtur këmbë mbi këmbë, me mendjemadhësi, krenari e egoizëm, sikur të kishin arritur të zgjidhnin çdo gjë, do të thonë: "Këtë Zoti e krijoi, atë Zoti e krijoi, po Zotin vetë, kush e krijoi?"


Pyetja e tille, eshte nje nder pyetjet e hedhura ne shesh prej mohuesve, heretikeve. Ne shumicen e rasteve, mendjet e papjekura mbeten nen peshen e pyetjeve te tilla dhe shtypen. Ato s'munden ta kuptojne se c'eshte e perjetshmja dhe kurrsesi nuk munden ta vleresojne se c'eshte rrethi vicioz i i zinxhirit shkaqe-pasoja dhe se c'mundet te pohoje nje mashtrim i tille! Prandaj edhe bien ne lekundje dhe pandehin se edhe Zoti eshte nje shkak krejt si shkaqet e tjera, pra, ekziston nje shkak qe e ka sjelle ne shesh ate dhe, sipas ketij arsyetimi, Zoti eshte nje pasoje. Eshte e qarte se ne themelin e nje arsyetimi te tille, ka nje alogjizem qe buron nga mosnjohja e Zotit, i cili s'mund te jete i tille po qe se eshte nje nder shkaqet e zakonshme te zinxhirit qe sapo permendem, dmth pasoje e nje shkaku paraprak! Zoti eshte krijuesi ose shkaku i shkaqeve, dhe ekzistenca e tij nuk ka fillim!

Te thuash "kjo prej kesaj, kjo prej kesaj, kjo tjetra prej kesaj" e, keshtu, pa mbarim, jo vetem qe nuk zgjidh dot asnje ceshtje, por, perkundrazi, cdo ceshtje e sjell ne nje gjendje pa rrugedalje. Sepse ta shohesh te mundur nje gje te tille, eshte njelloj si te mendosh ne menyre naive se arsyetimi "veza ka ardhur nga pula e pula, nga veza" mund te shtrihet pas (drejt fillimit) pa mbarim, pa hasur ne nje pike fillestare. Gjersa te kemi pranuar se njëren prej ketyre, pulen apo vezen e ka krijuar Individualiteti Eternal me mundesi te pakufizuara, t'gjitha pretendimet do t'mbeten te pambeshtetura. Por ceshtja ndricohet ne cast kur ekzistenca e ketyre t'i atribuohet Krijuesit te Larte, ekzistenca e te cilit eshte e vetvetishme. Pas kesaj, nuk ka asnje dallim ne se Ai e ka krijuar vezen si një qelize te vetme, apo pulen, funksioni i te ciles eshte te siguroje vazhdimesine e llojit duke bere vezen.

Ashtu sic mospranimi i kesaj, por kembengulja per te thenë "kjo prej kesaj" pa krye, nuk do t'i bente drite asnje ceshtjeje, po ashtu do te rradhiste pas cdo pergjigjeje pikepyetje e dyshime te reja. Psh, shiu prej rese, reja prej pikezave pozitive-negative, keto prej dukurise se avullimit, avullimi prej ekzistences se ujit, uji prej elementeve perberes te tij... Keshtu, zinxhiri i shkaqeve mund te vazhdoje me tej dhe, kudo qe te ndalohet, njeriu ndodhet para alternativave mund te jete keshtu, mund te jete ashtu, duke e ndjere veten ne prehrin e hipotezave e duke u perpjekur per t'u kenaqur me to. Dhe kjo s'eshte tjeter vecse prirje per ta shpjeguar me percartje feminore t'gjithe materien qe ekziston brenda nje rregullsie dhe harmonie te persosur, me marredhenie te ndersjellta midis pjeseve perberese te saj dhe qe ndihet se eshte krijuar prej nje dore te urte si dhe nxirje e horizontit dhe synimit te diturive. Nderkaq, per cdo rezultat ndihet absolutisht nevoja e nje shkaku te kuptueshem. Zgjatja pas (drejt fillimit) e shkaqeve jashtekuptimore e jashtelogjike, mendimi se zgjatja u jep atyre kuptim, eshte nje marrezi sic eshte marrezi ta shohesh te pamunduren te mundur:lexim::gjujpeshk:.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top