Besa Shqiptare

BeniT

Donatorë
Që nga kohët më të lashta e deri tash, vazhdimisht populli shqiptar është mbështetur mbi parimin e besës. Mbi parimin e dhënies së fjalës, përkatësisht të besës, janë ndërtuar edhe legjendat e ndryshme, e në veçanti legjenda e Suliotëve, ajo e Rozofës, pastaj legjenda për ngritjen e Kishës së Shën Prenës (Shëngjergj), e Urës së Artës (tash në Greqi), e Turës në Divjakë, kënga e Hasan Agës, baladat arbëreshe etj.
LEGJENDA E BESES NE MBROJTJE TE MORALIT

Termin dhe nocionin besë shqiptare, në veçanti e ka sforcuar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu si nocion me rol dhe me funksion të fuqishëm moral e juridik.

Bile, edhe Lidhja Shqiptare e Lezhës, e mbajtur më 2 mars të vitit 1444 (në Lezhë), nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, u mbështet sidomos në aktin moral të besës shqiptare, ku prijësit shqiptarë u betuan në besa – besë për bashkim e për çlirim kombëtar.

Edhe sipas Haxhi Gocit (“Besa – virtyt i lartë i popullit shqiptar” – Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, Instituti I Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1969, faqe 177), përputhet akti i institucionalizimit të besës shqiptare me atë të Kuvendit (Lidhjes) të Lezhës. Ky autor (Haxhi Goci) ndër të tjera për besën thotë: “Besa, sipas traditës popullore, është fjala e dhënë për t’i ndenjur deri në fund besnik atdheut, katundit, fisit e shtëpisë”.

Ndërkaq, Lidhja Shqiptare e Pejës apo shoqëria “Besa-besë”, u themelua në Pejë (23-29 janar 1899), në krye të Komitetit drejtues të së cilës ishte Haxhi Zeka, apo organizata kombëtare (u njoh edhe si patriotike) “Besa Kombëtare”, që u shndërrua në lëvizje mbarëkombëtare, ishte themeluar në Pejë më 12 shtator të vitit 1943, nga Ymer Berisha, Marije Shllaku (ishte shembull i femrës ilire-shqiptare, që ishte në gjendje të bënte çdo sakrificë për ruajtjen e nderit, të besës dhe të trojeve etnike), at Bedrnard Llupi, Kolë Parubi, Zhuk Haxhija, Ukë Sadiku, Mehmet Agë Rashkoci, Qazim Bajraktari i Astrazubit, Zef Gjidoda, Bislim Bajgora e shumë e shumë të tjerë (Emin Fazlija “Si u formua organizata patriotike “Besa Kombëtare”, Prishtinë, 19 shtator 2005, faqe 17).

Që nga kohët më të lashta e deri tash, vazhdimisht populli shqiptar është mbështetur mbi parimin e besës.

Bie fjala, sipas artikullit “Gjurmë të pashlyeshme të kulturës së hershme ilire – shqiptare” (F.K. – “Udhëpërshkrime nga Dalmacia”, “Bujku” 26 gusht 1995, faqe 8) del se në Delminiumi (Delmini, më vonë Duvno e tash Tomislavgrad, në Hercegovinë), që ishte kryeqyteti i Dalmacisë në kohën e Perandorisë Romake, nga hordhitë e egra e barbare të ushtrisë romake, për të mos u çnjerëzuar, shumë femra të fisit dalmat të ilirëve, u detyruan të kapeshin përdore dhe së bashku të kërcenin nga shkëmbi i bjeshkës, në fund të së cilës gjendet qyteti Delminium.

Edhe sot legjenda flet se këtë akt moral e bënë femrat dalmate – ilire, për të mos u çnjerëzuar nga ushtarët okupatorë. Mbi parimin e dhënies së fjalës, përkatësisht të besës, janë ndërtuar edhe legjendat e ndryshme, e në veçanti legjenda e Suliotëve (18 dhjetor 1803, në malet e Sulit po luftonin përkrah burrave edhe 56 gra shqiptare, të cilat po shtrëngonin në gji nga një fëmijë dhe po luftonin kundër Ali Pashës, ushtria e të cilit i çnderonte stërmbesat e Mbretëreshës Teutë.

Amazonat shqiptare mes jetesës pa nderë dhe asaj me nder, zgjodhën të dytën – u sakrifikuan duke u hedhur nga shkëmbi në mbrojtje të nderit, përkatësisht ato femra Shqiptare edhe sot njihen si “Luaneshat e Sulit epirot”), pastaj legjenda për ngritjen e Kishës së Shën Prenës (Shëngjergj afër Zymit të Hasit të Thatë), Ura e Artës (në zonat e populluara me shqiptarë në Greqi), legjenda e Turës në Divjakë, si dhe kënga e Hasan Agës (اika Patureshë), baladat arbëreshe etj.

Po ashtu, në këtë temë janë edhe veprat e zhanreve të ndryshme, si:
“Besa e Madhe” I Marash Markajt,
“Kanuni i Lekë Dukagjinit” i Shtjefën Gjeçovit,
“Autobiografia e popullit në vargje” e Ismail Kadares,
“Besa” e Sami Frashërit,
“Besa e gurit” e Hasan Shalës e Izet Hotit,
“Këngët e Milosaos”, “Këngët e Arbërit” dhe “Serafina Topia” të Jeronim De Radës,
“Këngëtarja arbërore – Mrika mbi Shengull” e Anton Santorit,
“Kënga e Sprasme Balës” e Gavril Darës së Ri,
“Nora” e Andreja Skanjetit,
“Nita” e Vladimir Reles,
“Mili e Ajsheja” e Zef Skiroit,
“Halili e Hajria” e Kolë Jakovës,
“Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit,
“Atdheu dhe Dashuria” e اajupit,
“Gremina e Dashurisë” e Mustafa Grebëlleshit,
“Sikur të isha djalë” e Haki Stërmillit, veprat e Ndoc Nikajt “Shkodra e rrethueme”, “Lulja në thes” dhe “Burbuqja” e shumë e shumë të tjera.

Apo edhe kënga e Ilir Shaqirit, ku ndër të tjera thuhet: “Jemi bijtë e Kastriotit, japim besën e patriotit, para kombit e para Zotit”, që do të thotë se mallkimi i nënës për shkeljen e besës përshkohet nga motive fetare e sidomos ato krishtere (Zoti, engjëjt). Ndikimi edukativ i besës shqiptare nuk kufizohet vetëm te gjinia mashkullore, por ajo bëri ndikim edhe të gjinia femërore.

Iliria Post
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top