braziljania
Anëtar i Nderuar
Itali-“Barak Obama është i bukur, i ri dhe i nxirë nga dielli dhe kështu gjithçka do të shkojë për mbarë”. Kjo ka qenë batuta e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni gjatë një takimi me Presidentin rus, Dimitri Medvedev, në Itali. Ai është pyetur për marrëdheniet me Presidentin e ri amerikan dhe si përgjigje ka thënë batutën e mësipërme duke e veshur më pas me fjalë serioze, si: “Unë si politikan i vjetër do t’i këshilloj Presidentit të ri të ripërtërij marrëdheniet me Moskën”.
Berluskoni është kritikuar ashpër për këtë shprehje një ditë pas zgjedhjes së Presidentit të ri amerikan. Kryesisht nga kreu i opozitës në Itali, Françeskini, i cili ka deklaruar se Berluskoni ka prishur imazhin e Italisë në botë. Por vetë Berluskoni më pas ka kërkuar falje në një farë mënyrë, dhe ka shtuar se “abbronzatura” për Obamën është kompliment.
Përsa i përket bashkëpunimit të SHBA-së me Rusinë, që në mjaft raste kanë qenë të vështira në kohën e qeverisjes nga republikanët, Kryeministri italain ka garantuar se do të vërë në përdorim gjithë eksperiencën e tij, si politikan i vjetër për të përmirësuar dhe zhvilluar marrëdhënien ruso-amerikane. Kryeministri italian ka patur marrëdhënie shumë të mira edhe me Presidentin Bush, ndaj në një farë mënyre kishte preferuar ardhjen e McCain në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për këtë të fundit, Berluskoni është shprehur po me humor gjatë fushatës se “kur të fitojë McCain, ai do të jetë lideri më i vjetër botëror duke ma kaluar edhe mua”. Ata të dy kanë një vit direfencë moshe ndërmejt tyre.
shqiperia.com*