Berluskoni: Obama, i bukur, i ri dhe i nxirë!

braziljania

Anëtar i Nderuar
Itali-“Barak Obama është i bukur, i ri dhe i nxirë nga dielli dhe kështu gjithçka do të shkojë për mbarë”. Kjo ka qenë batuta e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni gjatë një takimi me Presidentin rus, Dimitri Medvedev, në Itali. Ai është pyetur për marrëdheniet me Presidentin e ri amerikan dhe si përgjigje ka thënë batutën e mësipërme duke e veshur më pas me fjalë serioze, si: “Unë si politikan i vjetër do t’i këshilloj Presidentit të ri të ripërtërij marrëdheniet me Moskën”.

Berluskoni është kritikuar ashpër për këtë shprehje një ditë pas zgjedhjes së Presidentit të ri amerikan. Kryesisht nga kreu i opozitës në Itali, Françeskini, i cili ka deklaruar se Berluskoni ka prishur imazhin e Italisë në botë. Por vetë Berluskoni më pas ka kërkuar falje në një farë mënyrë, dhe ka shtuar se “abbronzatura” për Obamën është kompliment.

Përsa i përket bashkëpunimit të SHBA-së me Rusinë, që në mjaft raste kanë qenë të vështira në kohën e qeverisjes nga republikanët, Kryeministri italain ka garantuar se do të vërë në përdorim gjithë eksperiencën e tij, si politikan i vjetër për të përmirësuar dhe zhvilluar marrëdhënien ruso-amerikane. Kryeministri italian ka patur marrëdhënie shumë të mira edhe me Presidentin Bush, ndaj në një farë mënyre kishte preferuar ardhjen e McCain në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për këtë të fundit, Berluskoni është shprehur po me humor gjatë fushatës se “kur të fitojë McCain, ai do të jetë lideri më i vjetër botëror duke ma kaluar edhe mua”. Ata të dy kanë një vit direfencë moshe ndërmejt tyre.

shqiperia.com*
 
O Zot, ca figurash qe ben ky...Ka rrjedhur fare i shkreti e s'po i jep dum fare...
 
e degjova kete dhe ne lajme dhe berluskoni nuk ka pyetur per kritikat duke thene:une e them gjithnje ate qe mendoj..
dhe vete obama kishte marre ne telefon per te falenderuar kryeministrat qe e kishin pergezuar per presidencen,por berluskonin se kishte mare prej ketij qendrimi qe ka mbajtur ai!
 
Ku hidhet dhe silvio si gjel mos ngelt njeri.Amerika thot hidhu italia thote nga ku tani del e ben te fortin.LOL
 
e degjova kete dhe ne lajme dhe berluskoni nuk ka pyetur per kritikat duke thene:une e them gjithnje ate qe mendoj..
dhe vete obama kishte marre ne telefon per te falenderuar kryeministrat qe e kishin pergezuar per presidencen,por berluskonin se kishte mare prej ketij qendrimi qe ka mbajtur ai!

Berluskoni eshte ofeze per politiken dhe politikanet...

Lum idjotat qe e degjojne e sillen si ai ne jeten e perditshme...
 
Redaktimi i fundit:
Jo se ka rjedhur por ai thote ate qe mendon.Poltikanet zakonisht nuk e bejne kete gje.
 
Jo se ka rjedhur por ai thote ate qe mendon.Poltikanet zakonisht nuk e bejne kete gje.

Gjene e mire qe nuk e thone..Kot nuk jane diplomate ata..
Politikani manifeston nje popull te tere, nje kolektiv njerezish..Duhet te jete "babai"..Dhe si koke shtepie duhet te jete shembull per te tjeret..Shembull i mire mundesisht:)
 
Por ndonjehere thenia e asaj qe mendon mundeson kundershtine dhe ne baze te saj ndryshueshmerin dhe levizjen.Demokracia kete ka si baze mosndrydhjen mendimore dhe foljore.
Afersisht kete gje e tha dhe nje analist amerikan pas debatit te Obames me Mekein ne TV.Ai tha fjale per fjale"Sot Obama mu duk me i zi se zakonisht".Kur e degjova kam qeshur me te madhe.
Ndoqa me verejtje ditet e tjera ngjyren e fytyres se Obames dhe ne Debatin tjeter Obama mu duk me i bardhe.
Dukej sikur i kishin lyer fytyren me puder.Qesha prape me vete.
Mu kujtua majkell Xhekson qe perdori ilace per te ndryshuar ngjyren e lekure,per te hequr pigmentin e zi te saj.
 
qysh m'vjen marre qe ky njeri e raprezenton Italin neper bot..kuku be edhe un e shkreta qysh spata fat hiq me ket politik, n'Ks Thaqi e ktu Berlsuka(jet pa fat kjo e jemja be:D)...nejse ma mir i rrezitun sikur Omaba se shkurtabiq pa tru si ky kshtu qe aaaa Berlusk be njeri kqyre pak veten n'pasqyr noj her amon..
 
Redaktimi i fundit:
Por ndonjehere thenia e asaj qe mendon mundeson kundershtine dhe ne baze te saj ndryshueshmerin dhe levizjen.Demokracia kete ka si baze mosndrydhjen mendimore dhe foljore.
Afersisht kete gje e tha dhe nje analist amerikan pas debatit te Obames me Mekein ne TV.Ai tha fjale per fjale"Sot Obama mu duk me i zi se zakonisht".Kur e degjova kam qeshur me te madhe.
Ndoqa me verejtje ditet e tjera ngjyren e fytyres se Obames dhe ne Debatin tjeter Obama mu duk me i bardhe.
Dukej sikur i kishin lyer fytyren me puder.Qesha prape me vete.
Mu kujtua majkell Xhekson qe perdori ilace per te ndryshuar ngjyren e lekure,per te hequr pigmentin e zi te saj.

Orakull, nuk jam shume dakort me kete qe thua...
Une mendoj se njerezit disa gjera duhet ti konservojne, jo ti shprehin kot me kot. Ben pjese ne edukaten e mire te njeriut shprehja ne menyre fisnike dhe jo banale..:)
 
Jo se ka rjedhur por ai thote ate qe mendon.Poltikanet zakonisht nuk e bejne kete gje.

Nuk po behet fjale as per Xheksonin, as per ndonje personazh spektakli dosido.. behet fjale per presidentin e SHBA-ve. Nje premier nuk mund t'i lejoje vetes te thoje thjesht ate qe mendon. Me thuaj kush mund te dilte sheshit me fraza te tilla.. Sarkozy? Merkel? Ka menyra e menyra per t'u shprehur ne publik, e sidomos nje kryeminister duhet te tregohet shume i kujdesshem. Megjithate, po flasim per Berluskonin.. e kote te komentosh me tej.
 
obama si basketbollist me ngjan
 
Redaktimi i fundit:
Shume pa takt...
Jo se ka ndonje gje te keqe, fundja ai i nxire eshte... por keto fjale mund ti thone "stand-up comedians" por jo nje president ;)
 
Shume pa takt...
Jo se ka ndonje gje te keqe, fundja ai i nxire eshte... por keto fjale mund ti thone "stand-up comedians" por jo nje president ;)

Flasim per Berluskonin ai njihet per menyren se si shprehet ndoshta edhe une po te isha kryetar shteti dhe miliarder ti thosha ashtu plus qe ai nuk tha ndonje gje qe nuk eshte e vertete pervec i bukur :)
 
Por vetë Berluskoni më pas ka kërkuar falje në një farë mënyrë, dhe ka shtuar se “abbronzatura” për Obamën është kompliment.

hahhahahahahahahahahhahahahhahahahahahahhahaha
sa i papame eshte ky Berluskoni
 
Flasim per Berluskonin ai njihet per menyren se si shprehet ndoshta edhe une po te isha kryetar shteti dhe miliarder ti thosha ashtu plus qe ai nuk tha ndonje gje qe nuk eshte e vertete pervec i bukur :)
Po te ishe ti dhe une do ja thonim... por kur ke rol "lideri" ka rregulla. Keto gjera nuk thohen ne publik Taku.

Meqe te kapa ktu...i more emailet ?
 
Ha ha ha Spartak.me kenaqe.S'me kishte vjatur mendja ne kete pike."I bukur"!!!!!
Nuk eshte tabu te flasesh per Presidentin ne demokraci.Mjafton qe te mos thuash fjale te cilat jane ne kundershtim me ligjin.
I nxire..Po Obama eshte i nxire.Tani se nga Dielli se nga arsye tjeter,kjo nuk ka rendesi.Ai eshte i nxire.
Sa i takon nje figure publike te shprehet ne menyre te tille?
Sejcili ka prone te vetes vetveten.
Mua me pelqen ironia e Berluskonit.Ajo tregon per nje shpirt te pamvarur dhe per nje mendje inteligjente.Ndonjerit mund te vije inat perse ai esht i tille.Ai esht i tille sepse ka nje nji emer te pervecem kur shumekush te tjere kane nje emer te pergjithshem "popull".
 
Orakull, ty te kalohen keto mendime rreth figures me te njollosur te historise politike italiane, sepse nuk e njeh:D
Eshte e thjeshte te perdoresh poziten per te bere ironi banale dhe aq me keq "raciste"...Berlusconi nuk flet asnjehere pa u menduar per ate qe po thote, problemi qendron se nuk kupton qe mendon gabim!
Berlusconi ka si leve shtytese median, gjuhen popullore dhe dialektiken vulgare dhe shume pak te brumosur.
Berlusconi keto muhabete baresh le ti bej ne vend te caktuar, si njeri, jo si politikan.;)

P.S. lere mos e mbro me se kalon ne anen e gabimit, ta them sinqerisht qe nje ate qe ka thene Berluskoni nuk ka asgje per te qeshur, por vetem per te qare.
I vetmi Leader Europian qe ja vlen tani per tani eshte Sarkٍ...
 
jo cdo kryeminister i ka komplimentat pa 'dogane':D.....ne fund te fundit berluskoni thjesht eshte treguar i sinqerte..perderisa atij si intereson se 1 fig politike sduhet te shprehet ashtu dhe per me teper e mbeshtet mendimin e tij duke thene:them ate qe mendoj...ska asgje te keqe ne kete.:konfuz:
 
Motla nuk e shavi me i tha qe eshte pak cokollat LOL LOL nuk genjeu
 
jo cdo kryeminister i ka komplimentat pa 'dogane':D.....ne fund te fundit berluskoni thjesht eshte treguar i sinqerte..perderisa atij si intereson se 1 fig politike sduhet te shprehet ashtu dhe per me teper e mbeshtet mendimin e tij duke thene:them ate qe mendoj...ska asgje te keqe ne kete.:konfuz:

Braziluuu...Degjo biri i vogel...Te jesh vetvetja eshte dicka, te jesh rrugac, qefli, politikan jodiplomatik, mashtrues dhe per me teper njeri i rrjedhur si Berlusconi eshte dicka tjeter.

Edhe rrugacet vetvetja jane, edhe ata qe shkojne me prostituta dhe bejne aksident ne rruget e Cortones (qyteze ne veriqender te Italise), edhe te jesh mashtrues ne shpine te popullit do te thote te jesh vetvetja edhe te jesh i rrjedhur do te thote te jesh vetvetja...

Pyetja qe lind eshte:

Cfare cilesish pozitive ka nje kryeminister i tille, per te qene kapo i shtetit?
Cfare cilesish ka ky kapo i shtetit qe duhet te japi shembullin e popullit te vete?
Cfare cilesish ka nje politikan qe gjykon homologun e tij??
Cfare cilesish ka nje politikan qe nuk respekton politiken??

Kjo qe ka bere Berlusconi eshte e njejta gje, sikur nje gjykates te shante nje gjykates tjeter duke perdorur te drejten e fjales e duke harruar ligjin kundra cenimit te integritetit te personit ne fjale...
 
Obama i bardh i zi,i bukur apo i shemtuar........per tu zgjedhur,u zgjodh qe u zgjodh president!:D
 
ec se ja thote dy fjale obama kur ta takoje se ben si i forte berluskoni
 
berlusconi i ka bere 70 e dicka vjet...dhe kur i ke aq vjet nuk e din as vete cka ke thene:)
 
Braziluuu...Degjo biri i vogel...Te jesh vetvetja eshte dicka, te jesh rrugac, qefli, politikan jodiplomatik, mashtrues dhe per me teper njeri i rrjedhur si Berlusconi eshte dicka tjeter.

Edhe rrugacet vetvetja jane, edhe ata qe shkojne me prostituta dhe bejne aksident ne rruget e Cortones (qyteze ne veriqender te Italise), edhe te jesh mashtrues ne shpine te popullit do te thote te jesh vetvetja edhe te jesh i rrjedhur do te thote te jesh vetvetja...

Pyetja qe lind eshte:

Cfare cilesish pozitive ka nje kryeminister i tille, per te qene kapo i shtetit?
Cfare cilesish ka ky kapo i shtetit qe duhet te japi shembullin e popullit te vete?
Cfare cilesish ka nje politikan qe gjykon homologun e tij??
Cfare cilesish ka nje politikan qe nuk respekton politiken??

Kjo qe ka bere Berlusconi eshte e njejta gje, sikur nje gjykates te shante nje gjykates tjeter duke perdorur te drejten e fjales e duke harruar ligjin kundra cenimit te integritetit te personit ne fjale...

O Briciolo se ke marre vesh ti ne braziluuuune e kemi demokrate po eshte kunder hapit me te madhe ne historine e demokracise edhe te njerzimit,eshte kunder nje presidenti me ngjyre.:gjujpeshk:
 
Bo bo dhe ketu ne forum na doli kjo ceshtje LOL LOL po na cajn veshet me ket lajm qy nga dje :D sflitet tjeter vec se per gafat e berlusces , por normal qe ato qe sjan ne itali sjan mesuar me kete spiritosismin e berluskes LOL LOL i ka te tijat keto gafat :D
 
He ore ju se e sistemuan komunistet Berluscon:grusht3:
 
Attachments

  • berlusca komunist.JPG
    berlusca komunist.JPG
    23.4 KB · Shikime: 25
Nese nje dite do ti futem rruges se politikes, me pare do shkoj tek Berlusconi te marr ca leksione... thjesht esht i vetmi person qe mund ta quash me plot fjalen POLITIKAN Kur isha ne AL adhuroja dhe vazhdoj akoma Fatos Nanon dhe Anastas Angjelin keto jan POLITIKAN, por shumica duhet me msu cfare eshte POLTIKA me pas te flasin. Mah komunizmi,egocentrezmi, padituria i ka ngulur thelle rrenjet dhe tek ai brez qe nuk pati mundesin ta perjetonte por po e ringjallin... E cuditshme por Miguel Servantes duhet ti bejm lapidar, kan kaluar afersishty 400 vjet nga Don Kishoti por mesazhi qe percjell ai liber esht akoma i pranishem, jemi ne shek e XXI ka akoma njerez qe duan te risjellin komunizmin dhe e bukura esht se keta as nuk e kan perjetuar komunizmin :D E kan kap me ket te berlusconit thu ti sikur ca ka nodh lool me pas fillojn perrallat.. ku Obama paska marr ne tel te gjith kryeministrat vec ket jo se e paska shajt LOLLOL tani ne mos gaboj nuk i takon Obames ti marri ne tel apo jo :D duhet te jene keto qe duhet ta pergezojn.. por njerezit nuk din ca te shpikin me dhe o burra ec se populli budalla esht smerr vesh gje:D
 
Nese nje dite do ti futem rruges se politikes, me pare do shkoj tek Berlusconi te marr ca leksione... thjesht esht i vetmi person qe mund ta quash me plot fjalen POLITIKAN.
Luci, po ty nuk te ka dale akoma pija e halloween-it mo zhogu logel..LOL

S'ke shance me u bo politikan po shkove tek Berlusca ti yvi:p
Ai eshte antipolitikaLOL
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top