Berluskoni lë spitalin, mjeku: Kaloi natë të qetë e pa dhimbje

fshatari

Anetar
berlu.jpg


MILANO- Pas 4 ditë trajtimi intensiv, kryeministri italian Silvio Berlusconi ka lënë sot spitalin San Raffaele, ku ishte shtruar që të dielën në mbrëmje, fill pas agresionit në Piazza Duomo në Milano.
Ai la dhomën e spitalit pas "një nate të qetë dhe pa dhimbje", si ka thënë mjeku i tij personal dhe shefi i spitalit, Alberto Zangrillo. Pasi ka hipur në makinë, Berluskoni është drejtuar për në rezidencën e tij në Arcore.








Berlusconi: Kam dy kujtime, urrejtjen e pak personave e dashurine e shume italianeve

Pasi la spitalin e Milanos, kryeministri Berlusconi deklaroi se dhimbja e tij nuk do jetë e kotë, nëse duke marrë shkas nga sulmi, politika italiane do të fillojë të bëhet më vetëdijëshme dhe më e sinqertë.

Ai tha se në 4 ditët e qëndrimit në spital, i mbetën në mendje dy kujtime: “urrejtja e pak personave dhe dashuria e shumë italianëve”. Shefi i qeverisë së Romës, konfirmoi angazhimin për të punuar me më shumë vendosmëri, për të ndryshuar pozitivisht klimën në Itali.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top