Berluskoni i përgjigjet 10 pyetjeve të “Repubblica”

fshatari

Anetar
berlusconi0411.jpg
Silvio Berluskoni ka zgjedhur librin e fundit të Bruno Vespës për të replikuar dhjetë pyetjet e zhurmshme të republikës, të cilat janë lakuar nga të gjithë mediat e botës, duke nxitur Berlukonin të hedhë gazetën në gjyq.

Sipas gazetarit vespa, “Berluskoni nuk ka mbështetur variantin dialogut, qoftë edhe mediatik me gazetën romane.Kështu ai i ka riformuluar pyetjet që ai i cilësoi si të eksponentëve të opozitës”. Ja fjalët e kryeministrit italian.

1) Kur e keni njohur Noemi Letizian? Sa herë e keni takuar dhe ku? Keni dalë me minorene të tjera? (Berluskoni ka marrë pjesë në 18-vjetorin e vajzës nga Casoria. Më pas Veronika Lario kërkoi divorcin).

“Janë shpifje. Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me zonjushën Noemi”.

2) Cila është arsyeja që ju ka detyruar të mos thoni të vërtetën për dy muaj, duke dhënë katër versione të ndryshme për njohjen e Noemit?

Pa përgjigje, nëse pranojmë që Vespa ia ka bërë pyetjen.

3) Nuk ju duket e rëndë që ju keni shpërblyer me kandidatura dhe premtime përgjegjësie vajzat që ju thërrasin “papi”?

“kam propozuar detyra me përgjegjësi vetëm për vajzat me një profil moral, intelektual, kulturor dhe profesional të nivelit të lartë.

4) Ju keni qëndruar me një prostitutë natën e 4 nëntorit 2008. janë dhjetëra të tilla sipas hetimeve, që kanë kaluar natën në rezidencat tuaja. E dinit që ishin prostituta? (Ka qenë Patrizia D’Addario, që ka treguar mbi këtë fakt)

“Ka qenë një darkë me shumë persona e organizuar nga militantët e klubit ‘Forca Silvio’ dhe ‘Mirë që është Silvio’ kur në momentin e fundit ka ardhur edhe Tarantini me dy të ftuara të tij”. (Nuk tregon çfarë ndodhi më pas)

5) Ka ndodhur që “fluturime shtetërore” pa praninë tuaj në bord, kanë çuar në rezidencat tuaja të ftuarit e festave.

“Gjykata e ka arkivuar çështjen për këtë. Unë nuk kam përdorur kurrë fluturime shtetërore në mënyrë të paligjshme. Përveç kësaj unë kam pesë avionë privatë që mund t’i përdor në çdo moment”.

6) A mund të siguroni se çështjet shtetërore nuk janë prekur në takimet tuaja në festa? Mund të siguroni që asnjë grua, e ftuar, ka bërë ndonjë shantazh?

“Përgjigjja vlen si për tani edhe në të kaluarën, nuk kam lënë askënd të më bëjë shantazh. Kur ndaj meje ka pasur kërkesa të tepruara që sipas meje dhe këshilltarëve të mi konfigurojnë si shantazhe, u jam drejtuar autoriteteve gjyqësore”.

7) sjelljet tuaja janë në kontradiktë me dy politika: ju sot mund të merrni pjesë ende në Ditën e Familjes apo të firmosni një ligj që ndëshkon klientin e një prostitutë?

(Kryeministri nuk përgjigjet, por ka mundësi që vespa t’i dedikojë një kapitull Veronika Larios).

8) Ju mendoni se mund të kandidoni për Presidencën e Republikës?

Dhe nëse e përjashtoni këtë, mendoni se mund ta përfundoni funksionin si president i Këshillit? (në të kaluarën nuk e ka fshehur ambicien e tij por...)

“Siç kujtojnë shumë kam përsëritur vazhdimisht emrin e sugjerimit, por i takon Parlamentit të kryejë zgjedhjen e tij më të mirë, një kandidat që të jetë më i miri në absolut”.

9) Ju keni folur për një “projekt vagabond” që ju kërcënon. Mund të garantoni se nuk keni përdorur dhe as se dëshironi të përdorni shërbimet sekrete dhe policinë kundër dëshmitarëve, gjykatësve, gazetarëve?

“Sulmet e dhunshme kundër meje, gjithnjë larg realitetit dhe vetëm armiqësore, janë para syve të së gjithëve. Por nuk kam menduar kurrë të shfrytëzoj këto burime kundër ndokujt”.

10) Pas asaj që ka ndodhur këto muaj, cilat janë kushtet e shëndetit tuaj?

“Kësaj pyetjeje i përgjigjen faktet. Nga ajo datë deri sot kushtet e shëndetit tim, përveç ngrirjes së qafës që tani më ka liruar dhe skarlatinës në fund të tetorit, kam kaluar 16 muaj me takime që po i përmbledh: 170 takime ndërkombëtare, 25 mbledhje multilaterale, 9 mbledhje bilaterale, 80 konferenca shtypi, 66 këshille ministrash, 91 fjalime publike. اfarë do të kisha bërë po të mos kisha qenë i sëmurë? / foto: time / panorama / 6 nentor ipko.net
 
Sa qejf do kisha une ti beja disa pyetje Berlusconit.. :)
Ja pershembull do t'a pyesja nese e ndjen veten pak fare mafioz? Ose do doja ta pyesja cfare jane ligji, politika dhe demokracia per te!?

A mendon se njerezit duhet te ecin perpara, apo te vene pas?
Ekziston ndonje menyre e ndershme per te rritur te ardhurat ne menyre eksponenciale? Nese po, si?

etj etj etj
 
moj qe do pyetur si behen leket do pyetur ai.........se per si behen leket ne menyre te ndreshme ma thot plaku cdo nat mua........
 
mah! keto pyetje mund tja beja politikanve te gjith botes.. un do ta pyesja sa i ka kushtuar mbjellja e flokeve
 
Pyetjet ja ka ber gazeta repulbika , por per tu pergjigjur nuk esht pergjigjur ne ate gazete , por cuditrisht tek libri i Bruno Vespes qe doli dje me duket ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top