Berisha zbut qëndrimet ndaj Bashës dhe pranon ekzistencën e dosjes sekrete

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë hapa pas sa i takon betejës së tij kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe pse ka premtuar se do të zbriste në bazë dhe do të ndërmerrte një aksion të fortë kundër kryedemokratit Basha, ish-kryeministri është shfaqur i butr dhe i tërhequr. Zoti Berisha doli dje në mbrëmje në studion e emisionit “Çim Peka LIVE” në “Syri TV”, ndërsa i pyetur se kush është strategjia e tij, ai u përgjigj se qëllimi i lëvizjes së tij është vetëm për të vendosur legjitimitetin e vendimit të Bashës që e përjashtoi atë nga grupi parlamentar demokrat. Madje, ai theksoi se është tejet i interesuar dhe do të kujdeset që PD-ja të mos përçahet. “E kam lëvizjet për të mos lejuar zvogëlimin e Partisë Demokratike, apo përçarjen e saj. Do nis takimet me anëtarësinë vetëm e vetëm me këtë qëllim. Çfarë do përcaktojë anëtarësi duhet t’i bindemi. Do i kërkoj anëtarësisë të shprehet me votë për vlerësimin e vendimit të Bashës. Nuk është qëllimi të rikthej kryetarin Berisha në PD. Kjo betejë në radhë të parë dhe para së gjithash bëhet që kurrë më një kryetarë të mos mund t’i thotë anëtarësisë së saj se unë e mora këtë vendim dhe jo të thuash se unë mora vendimin e jetë sime. Vendimi jetës sime duhet të ishte largimi i Ramës dhe jo thikë pas shpine Sali Berishës”, deklaroi ai.

Dosja sekrete

Por ashtu siç gazeta e tha pak ditë më parë, ajo që tremb Berishën dhe që e ka detyruar të zbusë qëndrimet duket se janë dokumentet sekrete që ka SHBA. Basha në mbledhje grupi foli për fakte që nuk janë bërë publike, ndërsa Berisha dje deklaroi se është njohur me detajet e kësaj dosje nga vetë Basha. Ai ka pranuar se nëse nuk largohej, SHBA do shtonte sanksionet ndaj fëmijëve të tij. “Më tha dhe mua që nëse Berisha nuk ashtu, do shtohen sanksionet te fëmijët, e te këto dhe ato. Kishte një gjë aty. Kuptova se çështja ishte që të më mbyllej goja, por mua nuk ma mbyll dot njeri gojën. Jo po kisha përmend Palmerin, po unë kisha përmendur dhe Soros. Nëse fillon sanksionet për konspiracion kundër SHBA, pastaj kalohet te korrupsioni dhe thuhet se Berisha i di provat, por s’ka njeri në botë të nxjerrë në botë prova”, tha ai.

Zbutet Berisha dhe tërheq akuzat ndaj Bashës

Më tej i pyetur nëse do të vijojë bashkëjetesa me kryedemokratin Lulzim Bashën në kushtet ku anëtarësia vendos në favor të tij, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ata e ka në dorë kreu i PD. “Nuk e di çfarë do të ndodhë nëse anëtarësia rrëzon vendimin e përjashtimit, por sa i takon bashkëjetesë atë sipas meje, e në dorë Lulzim Basha”, u shpreh ai. Por ish-kryeministrin Sali Berisha u duke edhe më i tërhequr, fakt ky që doli në pah kur gazetarët e pyetën se ai i qëndron akuzave se Basha është satelit i kryeministrit Edi Rama. Por zoti Berisha e shmangu si përgjigje, ndërkohë që pak ditë më parë nga oborri i Parlamentit të Shqipërisë akuzonte kreun e PD se ishte i kapur dhe vegël e shefit të ekzekutivit. Pra, duke qartë se Berisha është shfaqur i moderuar dhe nuk e ka sharrë e fyer Bashën.


Sot.com.al
 
Top