Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi Emiljano Shullazin si nënkryetarin e kësaj qeverie. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të armatosen,*për tu mbrojtur nga bandat që bëjnë ligjin.

“U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni.”- deklaroi Berisha.

Sipas tij, shqiptarët duhet të armatosen, si amerikanët. “Qytetarët që duan të mbrojnë veten të armatosen, dhe të sjellim ligjin, tu japim të drejtë të mbajnë armë, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, qetësi”* tha ai.

Duke kujtuar se në qeverinë e tij, policia e kishte arrestuar katër herë Shullazin, Berisha tha se prej tre vitesh atij i ishte dhënë imunitet absolut nga Rama dhe Tahiri.

“Shullazi është arrestuar katër herë, meqënëse përmendet kohën e qeverisë time. Në një kohë kur ishte me Dritan Dajtin, me të cilin mbaje lidhje të ngushta dhe që na vrau katër oficerë policie. Ndërsa Emili yt është arrestuar 4 herë prej tre vitesh i është dhënë imunitet absolut. Ai bën ligjin në Ministrinë e Brendshme, Policinë e Tiranës dhe ka vendosur në terror qytetin tonë port të Durrësit. Të gjitha këto për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Edvin Shullazin dhe Saje Qorrin.”- deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri tha se Shullazi ka terrorizuar Tiranën dhe Durrësin.
“Kam me dhjetëra fotografi të ushtrisë së Shullazit të armatosur me të gjithë llojet e armëve nga më modernet, nga snajperët tek armët e tjera. اfarë ndodhte në lagjen e tij, terror i paparë. Kryebanditi nga ushtria e tij quhej gjeneral dhe kur ai vendosej në kafe Beku tek parku i autobusëve, nga ora 5 deri ne 8 zbarkonin aty ushtarët e tij, sikur të ishin mafia më e madhe e botës.”- tha ish-kryeministri.

Sipas Berishës, kryeministri u largua nga seanca, pasi është burracak dhe nuk e mbajnë nervat.

Më tej, Berisha sulmoi Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të tij, vetëm për t’ia hedhur fajin Gjutave.

“Për tritolin tek farmacia e kontrabandistin u arrestuan 7 vetë, por vetëm një mendje idioti mund të thotë se 7 vetë u morën me vendosjen e një tritoli. Po të jenë 3 e marrin vesh 13, por të jenë 7 e marrin vesh 70, këtë nuk e hante kush. U arrestuan të gjithë Gjutat, edhe Bruka, unë nuk njoh asnjë prej tyre dhe kërkoj ndjesë që po i përmend këtu. Ec procesi, ngec procesi. Bashkim kontrabandisti tha ata më janë vendosur për shkak të detyrës së djalit tim. Djali i tij që kishte arrestuar 7 vetë. Një ditë prej ditësh prokuroria i liroi të gjithë ata. Prokuroria e kishte kërkuar Saje Qorrin hajde dëshmo, nuk shkonte, pse nuk shkonte, sepse Gjutave iu kishte dërguar Shullazin. Saje Qorri i dërgoi Emilin Vladimir Gjutës disa herë dhe zhvilloi negociata të mëdha që ta mbyllim këtë punë, sepse Emili e kishte vendos vetë. Përse u arrestuan Gjutat, sepse përpara zgjedhjeve në bllok e kishin shtri përtokë Saje Qorrin. Dhe tani Saje Qorri u bë me krahë duhet tu bënte rremën gjatave dhe për tu bërë rremën gjatave duhet të vendoste me Emilin e partisë. Nëse se kishte vendosur vetë tritolin me Emilin, shkonte në prokurori”- deklaroi Berisha.
Balkanweb.com
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Po Rama duke sjelle kriminelet ne parlament çfare po kerkon, te na drejtojne bandat e mafiat?
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Do me i hap depot prape ky?
Ketij i ka ik koha..nuk ka me mend,do te bej lufte civile me keto ide brilante qe sjell.
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Un nuk jam pro armeve por dua te krijoj debat ne teme,se ne rast se ska kundershtim e mbyllim temen kunder kunder kunder,

Na sjell ti 1 ide per te larguar kriminelet nga parlamenti?

Edhe mos u keqinformoni,mos deformoni 97,depot e tjer, merni armet me leje..
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Kriminelat,luftohen me ane te ligjiit.dhe jo duke pajisur shqipetaret me arme.sepse e kemi pare/jetuar kohen kur armet ishin ne duart e shqipetareve.
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Prandaj Amerikaneve jane tu ju ec gjerat vaj n'fakt, ngaqe ju lejohet popullit te mbaj arme.
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Po cili ligj flet or çun, ligjvenesit jan kriminele, a je ktu?
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Ajo cthot berisha eshte nje menyre per te thene qe mjer ne nga kush qeveri kemi ngele te mbrohemi...nga nje qeveri qe ne pushtet erdhi me kriminel
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Sapo qeveria thot dicka un mbyll nje sy mos lexoj por te ruhem nga pusetat.
Kur opozita tgot dicka tjeter un ne vend te hap syte se me mbojne... Mbyll dhe tjetrin e bie ne kanal.

Ja keshtu qiviria jone
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Ajo qe thote Berisha ne parlament,ne syte e shume kamerave ku e sheh gjithe shqiperia;eshte e rrezikshme.duke ditur se c'popull jemi qe,vritemi per ide partish..
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

S"ka nevoje shqiptari per armatime personale.
Per aq koha qe vetushqehet me injoranc ,mbahet nen trysni kriminelesh dhe bandash te rendomta politike.
Ku ka armatime me te forta se sa kjo ?!Per vetmbrojtjen e ekzistences se tyre te mjeruar.
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Nuk është mirë ky djalë, që thoni andej kufirit ka ikur për lesh.
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Ta armatosi popullin,dhe t'i nxjerri ne shesh .....
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Nuk deklaroj kush me dal ne shesh,pse jeni kaq te orjentuar te deformoni e te nxirrni deklaratat nga konteksti.
Eshte fjala per vetmbrojtje ndaj njerezve te cilet shtetaret i mbrojne,njerezve te cilve vendosin gjoba dhe marrin dhurata per shkak mirnjohje..
 
ثshtë mirë që shtetasit shqiptarë atje me u mbrojt edhe prej Shkëlzenit, djalit të Saliut. Jo për diçka, por ndoshta duhet të kemi frikë për qindra e mijëra diploma që u dhanë edhe për italian, ose për tokat e privatizuara në Shkodër me emra të personave të tjerë. Edhe kjo është gjë e frikshme, edhe e dëmshme që besa.
 
Shpesh here kuptohet sikur mbron nje ide te dikujt, i mbron dhe femijet.Por seshte absolutisht e thene. Ndoshta kshtu duan ta marin disa dhe pse e kuptojne qe nuk eshte keshtu.Nese i mbro nje ide as do te thote se mbro ate personalisht, sepse fare mire nuk mund ta mbroj ne raste te tjera. Un mbroj idene se duhet te kemi nje arme kunder rregjimit te instaluar ku eksponente te larte te krimit jan ne parlament E PARA, dhe e dyta ne konsideraten time deklarata ishte provokim jo propozim.
 
Jo veç të citova për punë debati. Nëse je prek më vjen keq për shkak se kur debatoj e kam qejf mos me hy në terma personal por me i prek fenomenin edhe temën, në këtë rast temë është deklarata e Berishës. Berisha njëmend nuk ka pse të kërkoj këtë gjë, djali i tij Shkëlzeni është i sigurt, që besa nëse jo këtu brenda vendit ai ka aeroplan privat dhe mund të largohet nëse ndihet i rrezikuar, por ja që nuk ndihet i tillë. Do e kuptoja një qytetar shqiptar që nuk ka post politik të reagoj kështu, por ama Berisha? Kjo është thirrje për të u vrarë mes vete edhe për çka? Për të hyrë në pushtet ky? Mjaftë jemi vrarë mes vete.
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Un e sqarova qe jam kunder, por per debat po behem pro. Jam kunder sepse besoj dhe jam i sigurte se jemi nje shoqeri qe sduhet te kemi arm ne dore sepse behemi vrases ne mundesine e pare pa e menduar dy here, nuk mund implementojme ligjet amerikane ne nje shoqeri ku vuan papunesine perball nje shoqerie qe eshte ku e ku me e zhvilluar..

Po ta marim nga ana tjeter , perballe pasigurise qe na mundeson kjo qeveri perballe bandave te vendit , ku ligjvenesit jan banda vete, duhet ta kemi nje arme..
 
Gjithsesi po besoj që duhet të gjykojmë me kokë të ftohtë, Berisha kam mendim se është ngutur me deklaratën e dhënë. Ka aq shumë militant të tij që e kuptojnë këtë si thirrje për "luftë" ndaj pushtetit. Kjo është e keqja e një sistemi politik që është ndërtuar, ku një deputeti në parlament i lejohet të ftoj për të marrë armët, kur po djali i këtij deputeti është një nga kokat e krimit të organizuar, që përfshin drogë, evazion fiskal dhe jo vetëm.
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Deklarata e papritur e ish-kryeministrit të Shqipërisë, tashmë deputet i Parlamentit nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në lidhje me armatosjen e qytetarëve shqiptarë për shkak se qeveria ka dështuar të luftojë krimin, ka bërë xhiron e medieve botërore.

E para që i ka bërë jehonë kësaj deklarate ka qenë “Associated Press”, shkrimi i së cilës është publikuar më pas edhe nga britanikja “Daily Mail” dhe amerikanja “abc News”.

Berisha ka qenë duke folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë në seancën plenare të kësaj të enjteje, teksa, pasi ka akuzuar qeverinë për lidhje me bandat e kriminelëve, deklaroi se vendi nuk gëzon më rend publik dhe siguri.

Për këtë arsye, ish-kryeministri bëri thirrje për miratimin e një ligji që do të lejonte armatosjen e të gjithë shqiptarëve. “U bëj thirrje atyre që të rrëmbejnë armët”, tha Berisha, ndërkohë që duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ish-kreu i PD-së shtoi se “nëse ju, si një organizatë kriminale, mendoni se do të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, iua garantoj se opozita dhe qytetarët janë gati të kundërpërgjigjen ndaj jush me të gjitha mënyrat, saqë ju nuk do të gjeni vrimë ku të futeni”.

Në Shqipëri, - vijon më tej shkrimi i “AP”, - zotërimi i një arme është i paligjshëm dhe ata që e shkelin këtë ligj mund të përballen me dënimin deri në 10 vite heqje lirie. Arrestimi i kreut të një bande kriminale gjatë ditëve të fundit ka bërë që, palët politike të të dyja krahëve të akuzojnë njëra-tjetrën për marrje ndihme nga kriminelët, veçanërisht përgjatë fushatave zgjedhore.

Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së në qershor të vitit 2013, pasi Partia Demokratike e udhëhequr prej tij u mposht në zgjedhjet parlamentare kundrejt koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Menjëherë pak kësaj deklarate, dhjetëra ligjvënës socialistë i kanë kërkuar kreut të Parlamentit ta pezullojë Berishën nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.

Në vitin 1997, - kujton më tej “Associated Press”, - atëherë President i Shqipërisë, Berisha u rrëzua pas një revolte popullore dhe muajsh të tërë anarkie, pasi populli humbi të gjitha kursimet nëpër skema piramidale investimesh. Në atë kohë, thuajse të gjitha depot e armatimeve u hapën dhe shumë prej atyre armëve janë ende në qarkullim nëpër Shqipëri, pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009.

Top channel/
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Besoj se ka qene retorike ajo shprehje.

Perndryshe Berisha ne te gjitha menyrat, here ne facebook e here ne parlament, po mundohet te tregoj qe ka opozite ne Shqiperi dhe se ajo eshte gjalle. Ne kuader te kesaj e ka ashpersu edhe gjuhen. Perndryshe sa per anemikun Lulzim Basha, Edi Rama i fiton edhe 15 pale zgjedhje rresht pa asnje problem.
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Per mendimin tim doktori duhet te kete patur ne mendje armatimin e rende, se ate te lehte na kane armatosur socialistet ne '97, per tu mbrojtur nga "horrat" e Doktorit.

Lajmi i vertete dje ishte permendja e Shullazit nga Tahiri. Ishte policia ajo qe e la te shetiste kete bande per shume kohe.

hajduti
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Thirrja për armatosje, Nishani del kundër Berishës

Bujar-Nishani2-640x465.jpg

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” për thirrjet që ish*-kryeministri Sali Berisha bëri në Parlament, ku bëri thirrje që të armatoset populli.

Sipas Berishës vendi është në pasiguri totale, ndaj duhet armatosje sipas ligjit amerikan. Edhe Presidenti Nishani ka dalë kundër Berishës, duke thënë se një nismë e tillë është e papërshtatshme.

“Grupet Parlamentare kanë të drejtat e tyre për të propozuar nisma ligjore për armatosjen e popullsisë apo ligj për armët, por mua më duket krejt e papërshtatshme personalisht”, tha Nishani.

Presidenti, duke folur për Shullazin, tha se ai nuk është i vetmi që vepron dhe se si ai ka edhe grupe të tjera kriminale. Nishani tha se kryeministri Rama duhet të veprojë që të sjellë besimin te opozita politike.

Ai madje tha se që prej një viti, në Ministrinë e Brendshme është një listë e të gjithë oficerëve të Policisë që janë të lidhur me bandat kriminale, por që kjo listë fle në sirtarët e ministrit.

Mes të tjerash Nishani tha se është konsultuar me Sali Berishën për shumë çështje ligjore, duke qenë se ky i fundit ka qenë më parë ish-president dhe ish-kryeministër i vendit.

Thirrja për armatosje, Blushi: Berisha e bëri një herë në ’97

Blushi-640x367.jpg

Deputeti socialist, Ben Blushi në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit e cilësoi fatale dhe deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili iu bëri thirrje qytetarëve që të armatoseshin për t’u mbrojtur nga qeveria kriminale.

Sipas Blushit, një deklaratë e tillë e bërë jo nga një njëri i zakonshëm, por nga një ish-kryeministër e ish-president që e ka bërë një herë këtë gjë në vitin ‘97 dhe të gjithë i dinë pasojat, është katastrofale, ndaj ka kërkuar nga Berisha ta tërheqë deklaratën, ndërsa grupi i PD sipas tij duhet të heqë dorë nga arnimet e kësaj deklarate që sipas tij vetëm sa e përkeqësojnë këtë deklaratë. Blushi ka ftuar PD që nëse ka dëshirë, ta fusë në programin e vet vitin tjetër në fushatën zgjedhore ligjin e armëve.

“Sot si qytetar i këtij vendi ndihem i kërcënuar. U bë sot një deklaratë e papranueshme që e tha një ish-president. Unë kam shumë arsye për të qenë kundër kësaj qeverie, por t’u thuash shqiptarëve merrni armën për t’u vetëmbrojtur dhe këtë nuk e tha kushdo, e tha një njeriu që e ka bërë një herë në ’97 dhe të gjithë i dimë pasojat e kësaj. Ju për të mbrojtur Saliun, thoni gjithçka, Jozefina u çua ta rregullojë fjalën e Saliut, që ta bëjmë armatosjen si Amerika, me ligj,

Kjo është edhe më keq. Atje po e reduktojnë ky është një debat që nuk bëhet në asnjë vend të Europës, kjo është një marrëzi që duhet të marrë fund. Shullazi nuk e justifikon atë që tha Saliu. Banda në Shqipëri do ketë gjithmonë, kjo nuk do të thotë që secili të krijojë një bandë në Shqipëri. Ajo që keni bërë sot është fatale, është katastrofë, dilni në fushatë vitin tjetër dhe bëni fushatë për ligjin e armëve. S’mund të armatosni gjithë popullin se jeni kundër Saimir Tahirit”, tha Blushi.

b.g.shqip
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Edhe nje i cmendur sdo kish bere nje deklarate te tille,po mire ore gjithe ky vend nuk paska nje psikiater te mire per kete malokun!?
 
Titulli: Berisha,thirrje shqiptarve te armatosen ..

Nuk demtohet fare nga epitetet Berisha, perkundrazi, i ka si Red Bull.

Fatos Lubonja: Berisha nuk ulej ne tryeza te hante e pinte me kriminelet,si Rama ,qe i ben miq e shoke.

Lubonja shtron një pyetje: Pse profesorët u ankuan te Berisha dhe jo te shteti?
“Fakti që shohim Berishën të guxojë të denoncojë Shullazin, ndërkohë që institucionet shtetërore, shoqëria civile e mediat nuk guxuan ta bëjnë këtë të parat, është në koherencë me luftën e bandave: te Berisha shkojnë e ankohen si një i fortë për të kërkuar mbrojtje nga të fortët e tjerë, ndërkohë që normalisht njerëzit duhej të shkonin të ankoheshin në organet e shtetit, shkruan Lubonja për Panoramën.

hajduti
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top