Berisha: Te behet evakuimi ne Dajc, Bushat e Ane e Malit

elbruna

Anëtar i Respektuar
Kryeministri Sali Berisha kerkoi nga banoret e komunes se Dajcit, Bushatit dhe Ana e Malit qe te lene shtepite e tyre dhe te evakuohen ne nje zone me te sigurte.

Shefi i qeverise, ne nje konference per shtyp, theksoi se ne situaten e krijuar kur prurjet jane dyfishuar e kur reshjet duket se do te vijojne, nuk ka gje me te cmuar se jeta e qytetareve, nderkohe shtoi se shkarkimet do te jene me intensive.

Duke premtuar demshperblim per banoret e prekur, deri ne qindarken e fundit, Berisha theksoi se jemi ne 'buze te gjendjes se jashtezakonshme'.

"Nuk mund te shmangen derdhjet, shkarkimet e liqeneve; autoriteti i mbikeqyrjes se digave eshte i detyruar te zbatoje me perpikmeri rregulloren dhe aty vepron ne menyre teresisht te bazuar ne rregulloren dhe menaxhimin e digave", theksoi Berisha.

Shefi i qeverise beri te ditur se per situaten e krijuar eshte njoftuar NATO, nderkohe Italia ka sjelle ekspertin per digat e Austria, Kosova, Maqedonia jane te gatshme per ndihme.

"Nuk ka vend per panik sepse kete situate do ta kalojme. Sot eshte momenti per te mencuri ne perballimin e gjendjes", theksoi Berisha.

Shefi i qeverise ka mbrojtur edhe veprimet e KESH, duke theksuar se Korporata ka zbatuar per perpikmeri ate qe shkruhet ne rregulloren e vitit 1998.
TCH
 
Titulli: Berisha: Te behet evakuimi ne Dajc, Bushat e Ane e Malit

Berisha: Hapja e portave te HEC, se kercenohej Shqiperia

TIRANE- Kryeministri Berisha përsëriti apelin për banorët e zonës së nënShkodrës të evakuohen sa më parë. “Largohuni nga zona e përmbytjes. Nuk mund të shmangim shkarkimin e liqeneve.
Evakuohuni, dilni jashtë zonës së rrezikut. Argjinatura e Dajtit funksionon por nuk mund të rrihet kurrë banzuar në funksionim e saj”-ثshtë apeli që kryeministri Berisha i bëri të gjithë banorëve të Komunës së Dajcit, Bushatit dhe Ana e Malit.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të tre komunave, vecantërisht të Bushatit që ende nuk kanë përmbytje e gjithë zona e ultë të evakuohen”

Berisha informoi se po dyfishohet prania e ushtrisë, policisë në mbështjete të popullatës. Nga komunikimi i vazhdueshëm që ka me Komisionin e Emergjencave civile të gjithë janë në mobilizim total për përballimin e situatës e cila do të menaxhohet-“Do menaxhohet , por njerëzit duhet të largohen nga zonat në rrezik, Bushati, Dajti dhe Ana e Malit.”- rithekson kreu i Qeverisë.

Berisha e quan amorale dhe spekullime akuzat e PS duke nënvizuar se shkarkimet nga HEC janë bërë në bazë të rregullores së 1998, e cila është e hapur për të gjithë.
“Spekullimi në një kohë të tillë dëshmon amoralitet. Cdo politikan, cdo qytetar është i lirë të shkojë të kontrollojë të gjithë regjistrin e kaskadës së Drinit, të prurjeve, të shkarkimeve dhe ti krahasojë me rregulloren e vitit 1998. Prurjet në Koman janëe mbidyfishuar, reshjet do të vazhdojnë. KESH ka zbatuar me përpikëmëri rregulloren e 98, deklarat e kundërta janë amorale”- deklaroi Berisha.

Kryeministri e quajti situatën një fatkeqësi natyrore, ndërsa hapjen e protave të domosdoshme për sigurinë kombëtare, pasi tejmbujsha e hidrocentraleve mund të kërcënojë gjysmën e Shqipërisë.

“Cilado që të jetë fatkeqësia natyrore, qeveria është dhe do të jetë pranë tyre. Do i kompensojmë një nga një. Kjo është vërtet një fatkeqësi natyrore. Ky lëshim është për shkak të sigurisë kombëtare. Sa herë që do detyrohemi të hapim portat ata do të kompensohen qindarkë më qindarkë. Sikur asnjë lekë të mos kishim të gjitha paratë që do shisnim energjinë do ia kalojmë atyre për kompensim. ثshtë e vërtetë që Kesh po jep urdhër për hapjen e protave, por është në interes të mirë të të gjithë shqiptarëve. Nuk mund të pranohet të kërcënohet gjysma e Shqipërisë në tejmbushje të hidrocentraleve.

Kryeministri tha se këshilltari kryesor i digave i kryeministrit italian Berluskoni po udhëton drejt Tiranës, ndërsa sot pasdite do të zhvillojë një takim me të për situatën. Të gatshëm për të ndihmuar janë shfaqur edhe qeveria e Kosovës, Maqedonia, dhe Austria.

“Kjo është një siuatë që do ta kapërcejmë. Nuk ka vend për panik por për qëndrime të vendosura”- ka deklaruar Berisha i cili deklaroi se në mbledhjen e Komisionit të Emergjences Civile në Shkodër do të vendoset nëse do shpallet apo jo gjendje e jashtëzakonshme.
(s.g/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top