Berisha sulmon Veliajn: Rrugaç që rrethon gjykatat, shkarkojeni!

Guest2

Antarë i Respektuar
TIRANث- Ish kryeministri Berisha sulmoi sot nga foltorja e Kuvendit, kryebashkiakun Erion Veliaj, për protestën e djeshme para Gjykatës Kushtetuese ku kërkoi ndryshimin e trupës gjyqësore që do gjykonte ndërtimin apo jo të pallatit 17-katësh tek diga e liqenit.

“Drejtësia kulmoi dje me fytyrën tuaj të vërtetë, që një rrugac në shkelje të ligjit organizoi protestë shtetërore para gjykatës”,- tha Berisha.

Duke iu drejtuar prokurorisë, Berisha shtoi: “Shkarkoni rrugaçin që rrethon gjykatat, është i shpërfytyruar. Ky rrugaç Kushtetues duhet të vendoset para ligjit, kjo është drejtësia që duhet të bëjnë këta”.

Berisha tha më tej se, Veliaj nuk u mjaftua me dasmën e bërë në kala me paratë e të varfërve, por rrethoi gjykatën “që të shpëtonte 5 pallatet e veta”.

Duke u ndalur tek protesta e djeshme para Gjykatës, Berisha tha se grupi parlamentar i PD duhet të kërkojë shkarkimin e Veliajt. Sipas Berishës, rrethimi i Gjykatës, është “rrënim i themelit kushtetues”.

“Ato leje i ka dhënë Edvin Kristaq Rama, unë kam qenë kryeministër. Rama ka sjellë në KKRRT studimin e pjesshëm për ndërtimet në atë zonë. Për shkak të kundërshtive të mëdha, përpiqesha të shmang kthimin mbrapsht të kërkesave të tij si kryetar bashkie, dhe si kryetar i PS, dhe unë vetëpërmbahesha. Askush nuk ka të drejtë të rrethojë gjykatën. Bashki që rrethon gjykatën për të marrë vendimet me forcë. Ky është turpi juaj”, tha Berisha.

Më tej, ish-kreu i PD-së u ndal tek situata ekonomike në vend, duke us shprehur se investimet e huaja janë në pikiatë. Sipas Berishës, janë 5 mijë kompani kanë aplikuar për falimentim në 3 muajt e fundit.

“Rama e dëmtoi ekonominë e vendit, futi dramën e tij shpirtërore në ekonomi. Në këto 3 muaj, 5 mijë kompani kanë aplikuar për falimentim. Kjo është tragjedi. Ndodhemi në deflacion, që do të thotë ekonomi në vdekje. Keni bërë ngushtimin drastik të shpenzimeve. Jeni naivë, ju s’e dini se shpenzimet publike në çdo vend të botës, kanë peshën e tyre në punësim dhe rritje ekonomike. Po e ngordhin ekonominë shqiptare. Kjo u duhet ngaqë kanë bërë marrëzira në dy vitet e para, dhe fondi ua ka futur dy këmbët në një këpucë. Ku janë investimet e huaja. Ato janë në pikiatë. 200 kompani të pyetura nga një dhomë e huaj tregtie, shprehen zi e më zi për klimën e investimeve në vend”, tha Berisha.

(ma.ar/el.sp/BalkanWeb)
 
Titulli: Berisha sulmon Veliajn: Rrugaç që rrethon gjykatat, shkarkojeni!

Pse mos eshte ndonje burre i mire ai e qenka prek se i ka thene berisha rrugac
 
Titulli: Berisha sulmon Veliajn: Rrugaç që rrethon gjykatat, shkarkojeni!

Ne fakt ka te drejte. Erioni eshte kryetar i nje institucioni qeverises lokal nuk eshte kryetar NGOsh te dale ne protesta te tilla. Me aq sa di une edhe ligji nuk e lejon kete gje mgjate pune shqiposh as me intereso njesoj jane te gjithe.
 
Titulli: Berisha sulmon Veliajn: Rrugaç që rrethon gjykatat, shkarkojeni!

Problemi me i madh me hipokritin eshte se ai ka dy fytyra, dhe ti gjithmone gjendesh ne dileme ciles t'ja fusesh te pares me shpulle..

Nisma #thurje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top