Berisha si “gjenerali” i një ushtrie të vdekur!

Guest2

Antarë i Respektuar
Sali Berisha ka 27 vite në politikë. Kuvendi i Shqipërisë ka pasur shpesh-herë momente të vështira. Ka pasur dhe vrasje me armë.
Sali Berisha ka forcuar staturën e tij prej “lideri” duke qëndruar gjithnjë në tavolinën e tij, duke dhënë urdhëra me shenja apo gjeste, dhe duke aktruar si njeri që ka kush bën luftë për të.

Ai nuk ka qenë kurrë në vendin e krimit me këmbët e tij. Edhe më 14 shtator 1998, kur njerëzit sulmuan Kryeministrinë me antitanke e kallashnikovë, ai ishte në zyrën e tij. Bëri me shenjë nga Kryeministria sa mbaroi mitingu dhe iku në zyrë.

Në zyrë të tij qëndroi dhe dy ditë më parë më 12 shtator 1998, duke pritur të dëgjonte të shtënat e armës që do të vrisnin Azemin para zyrës së tij.

Sa herë PD është përleshur në Kuvend apo ka bërë gjeste të forta në rrugë, sa herë demonstruesit e saj thyejnë xhama apo pushtojnë zyra, ai nuk është aty.

Sot ka ndodur një ndryshim i madh. Ai nuk komandoi banditë me shenja, edhe pse i kishte gati rrotull tij. Nuk vuri dikë të sulmonte Edi Ramën. U ngrit vetë, ashtu i rrënuar, me dhëmbë shtrënguar, si njeri që nuk i del shpirti pa ardhur dhe një herë në pushtet, dhe u përplas me rojet e Gardës, duke sharë nga nëna Edi Ramën si halabak. Biles tentoi të shtynte dhe rojet. Donte patjetër ta rrëzonte dikush në tokë, t’i fuste ndonjë shpullë. Apo t’i bënte ndonjë gjest poshtërues. Por nuk pati fat.

Këtë që ka bërë sot, nuk e ka bërë kurrë, as kur rojet e Gardës e kanë arrestuar dhe e kanë hequr zvarrë për ta futur në makinën e policisë më 28 nëntor 2000, me urdhër të Ilir Metës. Si një qengj i butë dhe i bindur, zbriti nga makina e vet dhe hipi në makinën e policisë, duke i dhënë gjeneralitetet drejtorit të policisë, si i biri i Ramës dhe Sheqeres. Dhe mirë bëri. Në raste të tilla duhet të zgjedhësh mes trimërisë së cubit dhe jetës.

Sot ai ishte në një ditë të keqe. Ishte në ditën kur gjenerali shikon se para tij ka një ushtri të vdekur, dhe tenton t’i japë zemër, të dalë vetë i pari. Diferenca mes sjelljes së tij dhe Lulzim Bashës ishte një hendek i madh, që ai tentoi ta mbushë me “trimëri”. Dhe kur nuk ja doli dot, tentoi t’i merrte të gjithë me vete, duke bërë thirrje për djegie të mandateve.

Bëni kujdes. Nuk po kërkonte djegie të mandateve pse u zgjodh Arta Marku, por se ai nuk u lejua të shkonte në tribunë. Dhe mbi të gjitha, pse u la vetëm në rrugëtimin e tij drejt heroizmit. Ishte një hakmarrje ndaj dështimit të tij si komandat i një ushtrie të vdekur.

Më tej akoma, ai u la vetëm jo vetëm nga deputetët brenda, por dhe nga ata pak militantë jashtë sallës. Bërthama e 14 shtatorit ishte aty. Njerëzit që qëlluan me kallashnikovë Kryeministrinë mund t’i shikoni në radhët e para duke shtyrë policinë. Por dikush i ndali. E sigurtë është se Monika Kryemadhi nuk i ndali. Ajo tentoi t’i fusë brenda, duke bërë gjeste nga më “burrëroret” dhe duke bërë kurban dhe çizmet e një marke të njohur për kryeprokuroren e re. Ajo ishte e vetmja aleate e Sali Berishës sot në atë sallë dhe jashtë saj, dhe me sa duket e vetmja që ka halle të përbashkëta me të.

Sali Berisha sot u përball me braktisjen e të vetëve. Ai ndjeu pafuqinë e ushtrisë së tij të vdekur, qysh në fillim të séances, dhe tentoi të bëhej për një ditë gjeneral, me shpresë se do ta ngjallte. Tentoi të bënte atë që nuk e ka bërë kurrë, duke u përballur fizikisht me rojet, me shpresë se dikush do ta rrëzonte përtokë dhe pastaj militantët do “digjnin” Kuvendin.

Nuk ndodhi asgjë. As për tokë e shtrinë, as Kuvendin nuk e dogjën, as thirrjet e tij si dëgjuan, as prokuroren e re nuk e penguan. Thjesht e lanë vetëm si një plak të dëshpëruar, që mendon se mund t’i vërë zjarrin këtij vendi dhe me një të lëvizur të gishtit. Sot e pa, që dhe mund të shkonte për dhjam qeni, pa u merakosur askush. As të vetët! Ata më shumë pyesnin si ishte deklarata e SHBA, se sa çfarë tha Berisha për mandatet.

ثshtë nga ato ditët kur njeriu duhet ta kuptojë, se i ka ardhur fundi si flakvënës. Por mund të ketë të ardhme si i pandehur!
Mero Baze
 
ky mero baze qenka i lodhur
 
Redaktimi i fundit:
Ehhh Jana.......thote nje te hidhur te vertete....
Do vij dita qe e verteta per kete pseudo demokrat do dali....

moj problem seshte vetem nje personazh jan te gjith njelloj me cpo lexojme...
ps. spo gjej temen e duhur por desha te pyes ju qe jeni me ne njohuri me aktualen atje... vertet kjo prekurorja A.M. paska qene ne listen e zeze?? e si ka mundesi e zgjodhen?? cudirat shqiptare...
 
Ehhh Jana.......thote nje te hidhur te vertete....
Do vij dita qe e verteta per kete pseudo demokrat do dali....

Lulzim Basha eshte njeriu qe Sali Berisha katapultoi ne drejtimin e PD dhe njeriu qe vete Sali Berisha do te deshironte te shihte ne krye te PD. Prandaj kjo ideja se Lulzim Basha eshte larg Berishes tregon se sa pak e njeh ti politiken.

Sali Berisha do te vazhdoje te kete nje ndikim te madh jo vetem ne PD por edhe ne parlamentin shqiptar si deputet i demokrateve. Si njeriu me i votebesuar i pluralizmit shqiptar, besimi qe ai gezon ne elektorat eshte i paaritshem nga ndonjeri prej kastes se politikaneve te tjere shqiptare te te gjitha ngjyrave. Sali Berisha nuk vjen me ne krye te PD dhe nuk vjen me as ne krye te qeverise por do te punoje si konsulent larg syve te publikut per drejtuesit e rinj te PD-se.

Sikurse e kam thene, eshte ofendim te bejme analiza politike, duke zgjedhur “mendimet” e Mero Gelbazes!

Darius
 
Berisha nuk eshte gjeneral fare por roli i tij eshte te ndikoje te masat. Vetem fale idese qe berisha eshte ende ne krye te pd dhe do vije serish ne pushtet masat pranojne nje qeverisje te deshtuar si rilindja. Un i frikesohem ndonje marrveshje qe te hyje nja 2 vite ne burg berisha. E imagjinoni ca masakrimi do duronte ky popull imbecil vetem per faktin qe u fut saliu ne burg?! Berisha e ka shkaterruar kete vend duke budallallepsur njerezit deri ne ekstrem. Shikoj te cmendur rrugeve qe imitojne berishen, thuajse ne cdo tv show ka pak berishe brenda, shume intelekyuale gazetare e deri njerez te thjeshte e kane luften me berishen motiv te jetes se tyre. Kjo situate eshte e tmerrshme deri ne nivelet qe te ben te urresh veten qe je nje specie me keta kotesira.
 
Sali eshte komunisti i fundit,,,duket qart afrimi i tij ndaj rusis..Jo sepse ska qen i afruar dhe me pare si agjend i sherbimeve sekret serbe,,por tani eshte ber e domosdoshme perkrahja e Moskes per ti shpetuar zullumeve te akumuluara prej vitesh.Gati e pa imagjinuar eshte te mendosh sesi ai do i shpetoj kesaj radhe drejtesis se popullit.
 
moj problem seshte vetem nje personazh jan te gjith njelloj me cpo lexojme...
ps. spo gjej temen e duhur por desha te pyes ju qe jeni me ne njohuri me aktualen atje... vertet kjo prekurorja A.M. paska qene ne listen e zeze?? e si ka mundesi e zgjodhen?? cudirat shqiptare...

Jana me sa kam lexuar mbi kryeprokuroren , nuk eshte ne asnje liste dhe per here te pare nje e perndjekur vihet ne nje post te tille...
Tani ne kete pune kemi do flasim sipas midese sone, do e bejme edhe gomarin me barre!

Sigurisht qe te gjithe jane njesoj, dhe te gjithe duhen ndeshkuar...por le te filloj nga A e gjerave.
Nga ai qe ne mendesine e shumkujt solli lirine, kur u katapultua nga ata qe kerkuam te cliroheshim, dhe u be hero i atyre qe besuan verberisht ne idealet e asaj partie....Ajo parti sot nuk ka me ideale!
Me vjen keq ta them....por kjo eshte e verteta!

Tema eshte per Berishen, kur te jete per Edin ate do them e per ate....pika ne qe votojme keta!
 
Lulzim Basha eshte njeriu qe Sali Berisha katapultoi ne drejtimin e PD dhe njeriu qe vete Sali Berisha do te deshironte te shihte ne krye te PD. Prandaj kjo ideja se Lulzim Basha eshte larg Berishes tregon se sa pak e njeh ti politiken.

Sali Berisha do te vazhdoje te kete nje ndikim te madh jo vetem ne PD por edhe ne parlamentin shqiptar si deputet i demokrateve. Si njeriu me i votebesuar i pluralizmit shqiptar, besimi qe ai gezon ne elektorat eshte i paaritshem nga ndonjeri prej kastes se politikaneve te tjere shqiptare te te gjitha ngjyrave. Sali Berisha nuk vjen me ne krye te PD dhe nuk vjen me as ne krye te qeverise por do te punoje si konsulent larg syve te publikut per drejtuesit e rinj te PD-se.

Sikurse e kam thene, eshte ofendim te bejme analiza politike, duke zgjedhur “mendimet” e Mero Gelbazes!

Darius

Te merr euforia e ndryshon kontestin e asaj qe kam thene.
Mendimi im per Saliun dhe atyre qe ai katapulton eshte nje! Mjere Shqiperia!
Sa per konsulencen , mire do bente se partia me e madhe opozitare , eshte kthyer ne barkun e felliqesirave dhe gjithcka prodhon ngjan me nje "makth".
Pasi zhduki gjithe kasten e intelektualeve te vertet, ka sjelle disa monstra qe duhet ti vije zor qe i ka ne partine e tij , dhe e kane ulur PD ne nivelin 0.
 
Berisha eshte nje ikon e demokracise.
Do kerkojne nje te tille dhe sdo e gjejne me.
Ai ishte dhe eshte nje udheheqes i lindur.
 
Me thuaj qe po tallesh se sot jam e keq me stomakun lol

Pse te tallem mi?!
Ai eshte pishtari i demokracise dhe do shikosh kur historianet te shkruajne historine e vendit tone.

Ps;Te kaluara stomaku :P
 
Te merr euforia e ndryshon kontestin e asaj qe kam thene.
Mendimi im per Saliun dhe atyre qe ai katapulton eshte nje! Mjere Shqiperia!
Sa per konsulencen , mire do bente se partia me e madhe opozitare , eshte kthyer ne barkun e felliqesirave dhe gjithcka prodhon ngjan me nje "makth".
Pasi zhduki gjithe kasten e intelektualeve te vertet, ka sjelle disa monstra qe duhet ti vije zor qe i ka ne partine e tij , dhe e kane ulur PD ne nivelin 0.

E kuptoj qe je nje shpirt i helmuar nga lajmet e zeza qe te japin mediat nen sqetullen e Rames, me vjen keq, por nuk mund te ndertoj debat me ty.

Ciao,
Darius
 
E kuptoj qe je nje shpirt i helmuar nga lajmet e zeza qe te japin mediat nen sqetullen e Rames, me vjen keq, por nuk mund te ndertoj debat me ty.

Ciao,
Darius

Ciao qofsh perhera,

lajmet atje ku i sheh e ti i shoh, dhe me thene te drejten kam kohe qe i kam lene pas dore , sepse me ka humbur interesi .
Bile as artikullin e Meros cuditerisht s'e lexova fare.
Me mjaftoi titulli per te thene qe po Sala eshte i tille.
Ky eshte mendimi im, dihet
edhe tendin e di, nuk pres ndonje risi!
 
Berisha eshte nje ikon e demokracise.
Do kerkojne nje te tille dhe sdo e gjejne me.
Ai ishte dhe eshte nje udheheqes i lindur.


Je me fat kur te permbledh humori :D

Berisha lider :nanana::nanana::nanana:

Nje zantac e dy losec tek une lutem o Monnnnnn :thashe:
 
Nqs Doktori merr ne drejtim kete opozite qeveria Rama bie per nje jave.... ky eshte fakt. Mgjth me kete opozite me keta perfaqesues te opozites Rama e mbyll kete mandat e ndoshta do marre edhe nje tjeter.
Per disa eshte gje e mire per disa fatkeqesi mgjth opinioni I’m eshte se: “kete mazhorance nuk do gjeje asnjegje nga kjo opozite, kjo mazhorance do bjere nga arroganca e vet”....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli eshte godites... vecse ushtrine e helmoi vete , Sali gomari.

Kriminel...por nuk eshte me mire as ky qe eshte tani jo, ky P.O. I ngordh per buke...ndersa ,Sali gomari shtoi varrezat.
 
E di çfare nuk kuptoj me disa berishian ketu une
si ka mundesi qe armina mevlani me Zenin jetojne ne luks?
me ca rroge i bejne pushimet?
si ka mundesi qe supermbesa ka pjano 70 mij €?
po ishte saliu pishtari ndershmerise i bie qe ketu njerzit jane çmendur
 
Nqs Doktori merr ne drejtim kete opozite qeveria Rama bie per nje jave.... ku eshte fakt. Mgjth me kete opozite me keta perfaqesues te opozites Rama e mbyll kete mandat e ndoshta do marre edhe nje tjeter.
Per disa eshte gje e mire per disa fatkeqesi mgjth opinioni I’m eshte se: “kete mazhorance nuk do gjeje asnjegje nga kjo opozite, kjo mazhorance do bjere nga arroganca e vet”....

Pse a nuk e paska doktorr rrumpalla ne drejtim opoziten? Kujto se i hodhi hi syve njerzve me at dorheqje formale? Lulushi vetem leviz gojen se fjalet i thot doktorri.

Edhe ma shpjego pak skenarin se si qeveria rama bjen per ni jave? Do dilni ne çader prap, do digjni kryeministrin si me 14 shtator 98? Si rrxohet ni qeveri qe ka shumicen absolute ne parlament dhe mbeshtetjen e gjith institucioneve nderkombtare? اa magjie do perdori doktorr rrumpalla per ta shem mrena javes?
 
Redaktimi i fundit:
Je me fat kur te permbledh humori :D

Berisha lider :nanana::nanana::nanana:

Nje zantac e dy losec tek une lutem o Monnnnnn :thashe:

hahahahaha nuk e kuptojjj pse keni kaq antipati militantisteee :P
 
Pse a nuk e paska doktorr rrumpalla ne drejtim opoziten? Kujto se i hodhi hi syve njerzve me at dorheqje formale? Lulushi vetem leviz gojen se fjalet i thot doktorri.

Edhe ma shpjego pak skenarin se si qeveria rama bjen per ni jave? Do dilni ne çader prap, do digjni kryeministrin si me 14 shtator 98? Si rrxohet ni qeveri qe ka shumicen absolute ne parlament dhe mbeshtetjen e gjith institucioneve nderkombtare? اa magjie do perdori doktorr rrumpalla per ta shem mrena javes?

Ja ta spjegoj une.... vertet mund te kete disa fije Doktori per te levizur tek PD por mos harrojme se lider eshte Basha.... I cili ka shume kundeshtime brenda llojit te vet... dhe shqiptaret njihen per shprehjen per inat te vjerres do te fle me mullixhiun...
Nuk aludova per nje shtator apo mars te ti per shqiptaret, ate e aludove ti qe nuk sheh me shume se aq.
Doktori eshte lider shpirteror per gati gjysmen e shqiptareve dhe nqs ai merr pozicion prej lidershipi do e shikosh edhe ndryshimin.
Edhe njehere kjo qeveri nuk ka nevoje per situatat e meparshme, mjafton te besh nje opozite reale, te demaskosh vjedhjet shkeljet drogen lidhjen e pushtetit me te etj etj qe gjen sa te duash dhe e rrezon.
E perjashtojme edhe Doktorin meqe ju ben me pucpurriza pucpurriza, ma plot njerez te ndershem qe mund te jete iniciatore per drejtimin e ketij vendi se nuk mbeti politika tek Rama, Basha dhe Monika and CO.
Eshte koha qe ne ate popull te mos tallet asnjeri me, eshte koha qe ti kthehet dinjiteti, eshte koha qe ti kthehet liria e fjales.

Le te dalin dhe te argumentojne vetem nje gje aty, te agumentojne minimumin jetik dhe ta kerkojne rritjen e tij me protesta e di shikosh si do shkoje per lesh kjo qeveri dhe cdo qeveri tjeter pas kesaj.
 
Nevertiti, mesojua socialisteve te forumit, qe ne demokraci e ne sistemin kapitalist, njeriu nuk gjykohet se eshte i suksesshem e fiton shume. A ka nje ligj qe denon nje shtetas shqiptar se fiton shume para? Sigurisht qe jo. Nese e bija apo djali te ishkryeministrit fiton shume pasi kane bizneset e tyre dhe ajo jep leksione ne shkolle, BRAVO Ju QOFTE!

Dhe kjo te dashur socialiste, qe nuk thithni nga politika, nuk eshte gje e keqe, eshte gje e mire. Shqiperia ku ta gjeje qe te kete njerez te suksesshem si Argita dhe Shkelzeni ne biznes, pasi ata njerez qe fitojne shume, paguajne edhe me shume taksa ne shtet.

Faleminderit per mundimin Nevertiti ;)

Darius
 
moj problem seshte vetem nje personazh jan te gjith njelloj me cpo lexojme...
ps. spo gjej temen e duhur por desha te pyes ju qe jeni me ne njohuri me aktualen atje... vertet kjo prekurorja A.M. paska qene ne listen e zeze?? e si ka mundesi e zgjodhen?? cudirat shqiptare...

Jana, te keshilloj diçka, nese gazetat i fryejn titujt per nje klikim (ne te gjithe boten) ne Shqiperi e bejn mizen buall... Nese do te lexosh çudira lexo gazetat shqiptare.
Njeriu njihet dhe nga portreti, familja, kushtet qe jeton etj. Nese do ishte ne listen e zeze nuk do jetonte ne nje pallat te Shkodres 80mq ne nje lagje fare modeste, do jetonte tjeterkund dhe do kishte bere ate qe bejn te gjithe soji Prokuror/Gjykates/Politikan Shqiptar, do i kishte pastruar parate e korrupsionit dhe do kishte Vile qindra mijra euroshe. Duket nga paraqitja qe ska lidhje me lista te zeza, dhe e ka zgjedhur Ambasada Amerikane me urdher (opinioni im).
 
Nuk vlen te diskutohet artikulli por artikullshkruesi.

Cili eshte Meroja a e dini, vertet e harruat qe ky i lante kembet Berishes dhe i pinte ujin.

Me teper se nje artikull i cili do duhej te merrej me klasen politike apo problematiken, ai merret me individin. Berisha ka mekatet e tij si çdo politikan qe beri politike ne shqiperi. Mbase duhet te shkoje pas hekurave si homologu i tij Nano.
Por nje gje eshte e sigurte per kete individ (S. Berisha), eshte nje nga politikanet me dinake dhe autoritarist i pashoq, diku me hile dhe diku me dhune ai udhehoqi per 2 dekada e ca me shume partine demokratike.
Njekohesisht ky individ provoi qe eshte i afte te ngrihet si feniks edhe nga hiri, te mos harrojme qe eshte rrezuar me revolucion dhe pas gjithe kesaj kapi frenat e shtetit serish.
Art mund te quhet padyshim dhe terheqja e tij plot sharm nga lidershipi per te mbetur nje senator i perjetshem i saj, tashme ky Xhulio Andreot po shijon nga llozha e tij politiken, here herr ai shfaqet si nje keshillues apo paqeruajtes ne partine e tij.

Ne aspektin popullor te gjithe politikanet jane per pas hekurave, secili prej tyre ka aq mekate qe tashme dihen saqe eja te mendosh per ato qe ne ende nuk dijme per ta.

Perfundimisht nje vend kaq i bukur sa ky i joni nuk ka asnje shans me kete popull te behet, mendojme vetem per nje vend pune dhe nuk e dijme çpo leme pas per femijet tane.


Hej njerez eshte tashme 2018 ne prag; Ne shqiperi ende mendohet per buken e gojes.

Bir Selman i Nenes ke te qaj me pare.
 
Ja ta spjegoj une.... vertet mund te kete disa fije Doktori per te levizur tek PD por mos harrojme se lider eshte Basha.... I cili ka shume kundeshtime brenda llojit te vet... dhe shqiptaret njihen per shprehjen per inat te vjerres do te fle me mullixhiun...
Nuk aludova per nje shtator apo mars te ti per shqiptaret, ate e aludove ti qe nuk sheh me shume se aq.
Doktori eshte lider shpirteror per gati gjysmen e shqiptareve dhe nqs ai merr pozicion prej lidershipi do e shikosh edhe ndryshimin.
Edhe njehere kjo qeveri nuk ka nevoje per situatat e meparshme, mjafton te besh nje opozite reale, te demaskosh vjedhjet shkeljet drogen lidhjen e pushtetit me te etj etj qe gjen sa te duash dhe e rrezon.
E perjashtojme edhe Doktorin meqe ju ben me pucpurriza pucpurriza, ma plot njerez te ndershem qe mund te jete iniciatore per drejtimin e ketij vendi se nuk mbeti politika tek Rama, Basha dhe Monika and CO.
Eshte koha qe ne ate popull te mos tallet asnjeri me, eshte koha qe ti kthehet dinjiteti, eshte koha qe ti kthehet liria e fjales.

Le te dalin dhe te argumentojne vetem nje gje aty, te agumentojne minimumin jetik dhe ta kerkojne rritjen e tij me protesta e di shikosh si do shkoje per lesh kjo qeveri dhe cdo qeveri tjeter pas kesaj.

Basha nuk ka asni lloj lidershipi basha asht thjesht figur pranej pd asht aty ku asht sot.

Qeveria rrezohet me vot ni her ne kater vjet. Dolet ne çader per tre muj rrjesht hangret qofte e pit raki sa i pallut e ni vrim ne uj bot. Nuk ndjek populli sali 97 e sali gerdecin jo. Maksimumi 1000 militant do dalin e do çirren nja ni muj rrjesht
 
Sali Berisha asht fatkeqsia ma e madhe qe i ka nodh popullit shqiptar kto 27 vitet e funit



Po atëher.... Pse nuk patet me te menqur?


nese sishit te kenaqur me te, duhet moti te gjenit me te menqurin tuaj dhe ta vendosni ne karrigë....

me kaq do perfundonte....

 
Nevertiti, mesojua socialisteve te forumit, qe ne demokraci e ne sistemin kapitalist, njeriu nuk gjykohet se eshte i suksesshem e fiton shume. A ka nje ligj qe denon nje shtetas shqiptar se fiton shume para? Sigurisht qe jo. Nese e bija apo djali te ishkryeministrit fiton shume pasi kane bizneset e tyre dhe ajo jep leksione ne shkolle, BRAVO Ju QOFTE!

Dhe kjo te dashur socialiste, qe nuk thithni nga politika, nuk eshte gje e keqe, eshte gje e mire. Shqiperia ku ta gjeje qe te kete njerez te suksesshem si Argita dhe Shkelzeni ne biznes, pasi ata njerez qe fitojne shume, paguajne edhe me shume taksa ne shtet.

Faleminderit per mundimin Nevertiti ;)

Darius

Bizneset e argites e shkelzenit kush jan? Dhe si i krijun kto biznese
 
Po atëher.... Pse nuk patet me te menqur?


nese sishit te kenaqur me te, duhet moti te gjenit me te menqurin tuaj dhe ta vendosni ne karrigë....

me kaq do perfundonte....


Jetes nuk jan senet kaq te thjeshta. Saliu ishte spiun i komunizmit qe u emru ne krye te partis demokratike per ta shkatrru demokracin.
 
Jetes nuk jan senet kaq te thjeshta. Saliu ishte spiun i komunizmit qe u emru ne krye te partis demokratike per ta shkatrru demokracin.

OK, por Mos ndalni te shikoni te kalumen, ndertone te ardhmen..... nese ka ber diq te padrejt, jepjani ate qe meriton. Aq!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top