Bambu, e kam thene edhe njehere tjeter ne forum, nuk eshte krim te jesh i suksesshem ne biznes apo te besh pasuri. Une gezohem qe shqiptaret pasurohen, per aq kohe sa kete pasuri e kane vene ne rruge te ndershme dhe eshte dicka e verifikueshme, pa shkelur ligjet e ketij vendi.
Per mua, krimi me i madh ne Shqiperi eshte pasuria e fshehur, e padeklaruar. Eshte qesharake te shikosh se si kreu i mazhorances dhe ish-kryetari i bashkise Tirane, ka qene "i varfer", eshte "i varfer" dhe do te jete gjithmone "i varfer". Veshjet dhe makinat me te cilat ai qarkullon, kushtojne me shume se sa llogaria e tij bankare. Pra ia ben muuu qe Edi Rama eshte nder ata qe e fshehin pasurine e tyre. Dhe ata qe fshehin pasurine, e bejne kete gje pasi e kane fituar ne menyre te paligjshme dhe verifikimi me i thjeshte do ta nxirrte kete fakt ne drite.
Korrupsioni eshte nje e keqe qe nuk ka ngjyra partiake dhe duhet luftuar nga te gjithe shqiptaret. Po te gjykosh nga vemendja dhe komentet ne kete teme, e kupton se sa pak rendesi i kushtojne shqiptaret ketij problemi. Per Monique, korrupsioni nuk eshte nje kancer per shoqerine, por eshte nje e mire ne vetvete. Lexon shpesh ne kete forum komente (si psh pak me lart) si: "iu lumte, edhe une po te isha si ata te njejten gje do te beja." Dhe per aq kohe sa ky mentalitet i korruptuar do te mbijetoje ne shoqeri, korrupsioni ne vend do te gjeloje.
Darius