▌VNSHD▐
BSNT
Berisha përgjoi 821 biseda të Ilir Metës duke bërë pazare me Ramën dhe bosë droge, ja pse e mbyllën të tre dosjen.
Ilir Meta pasi Spartak Braho i çoi në tavolinë dosjen e përgjimeve nga Visho Lika me porosori të Berishës: Ishte një kënaqësi që isha i pari në listën e atyre që përgjoheshin.
Në pranverën e vitit 2013, Ilir Meta nisi pazaret me Edi Ramën, ndërkohë që vazhdonte vjedhjet me grupin e drejtorëve të LSI, duke qeverisur me Sali Berishën.
Ky i fundit kishte arritur një vit më parë, pra në vitin 2012, që të emëronte një ushtar të besuar, Visho Ajazi Likën në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Detyra kryesore e Visho Ajazi Likës ishte të përgjonte të gjithë personat që i interesonin Sali Berishës, përfshirë edhe personazhe në PD që shanin Shkëlzenin apo që ishin të dyshimtë, siç ishte rasti i Sokol Olldashit.
Objekti kryesor i SHISH për t’u përgjuar dhe survejuar ishte Ilir Meta, tek i cili Berisha nuk kishte besim dhe që kërkonte të dinte çdo plan dhe lëvizje të fshehtë të tij. Nga një kontroll që organizoi Spartak Braho në zyrat e SHISH në vitin 2014, një vit pasi Berisha ishte rrëzuar nga pushteti, rezultoi se Ilir Meta ishte përgjuar me porosi të Berishës 821 herë.
Çdo bisedë që bënte Ilir Meta në telefon apo edhe “kokë më kokë” në ambiente publike dhe private, i shkonte Sali Berishës e zbardhur në tavolinë. Berisha u informua në kohë rekord për pazaret e Metës me Ramën, për t’u bashkuar në një koalicion në 2013, për të marrë dhe ndarë pushtetin.
Në këto rrethana, Berisha mori masa duke blerë dy deputetë të PS për të mbajtur në këmbë qeverinë. Por, ata që kanë parë dosjen e kontrollit që Spartak Braho bëri në zyrat e errëta të Visho Ajazi Likës, flasin për shumë biseda të Ilir Metës edhe me koka të trafikut të drogës, krimit dhe korrupsionit. Bisedat ishin tejet komprometuese dhe që mund ta çonin Ilir Metën në burg.
Në kohën kur Braho zbuloi përgjimin e bisedave të Metës, ky i fundit ishte kryetar Kuvendi.
Sa i takon përgjimit të tij, Meta u shpreh se: “E thashë edhe një ditë më parë, ishte një kënaqësi që isha i pari në listën e atyre që përgjoheshin. Problemi është që kanë rënë në kurth ata që kanë përgjuar. Nuk janë këto tema mjaft interesante për mua, madje këto punët e shërbimeve, të përgjimeve apo spiunimeve për mua janë ndonjëherë fare banale ose në të tilla kthehen kur njerëzit kërkojnë t’iu japin një rëndësi që nuk ekziston.
Por çështja e respektimit dhe zbatimit të ligjit është një problem mjaft i rëndësishëm për cilindo, sepse ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të institucionit dhe sigurisht që të gjithë duhet të jenë të qetë, sepse në rast se është shkelur ligji, siç pretendohet nga disa, padyshim që do të ketë përgjegjësi për këtë shkelje. Në raste se nuk është shkelur duhet të jenë të qetë, sepse nuk do të kenë përgjegjësi”
Raportin e kontrollit të përgjimeve nga SHISH për llogari të Berishës, Komisioni i Sigurisë Kombëtare me në krye Spartak Brahon, ia dërgoi Ilir Metës. Në një kohë kur Meta dhe Rama pritej të shkarkonin kreun e SHISH për përgjimet, ata befas e zhdukën raportin dhe e mbyllën këtë çështje.
Më vonë, Rama e dekoroi në fshehtësi Visho Ajazi Likën dhe bashkë me Metën e emëruan ambasador të Shqipërisë në NATO.
Megjithatë, Ilir Meta nuk ishte i qetë pasi Berisha kishte në dorë një dosje shantazhuese ndaj tij, atë të përgjimeve. Berisha i bënte presion dhe e kërcënonte me publikimin e bisedave. Nga ana tjetër, Edi Rama ishte përgjuar mbi 80 herë duke bërë pazare me Metën dhe njerëz të krimit. Në këto rrethana, Ilir Meta, përmes Spartak Brahos, siguroi një video të djalit të Berishës, i cili po bënte pazare me Monikën për koncesione.
Kur Sali Berisha e sulmoi fort Metën në 2015, duke e akuzuar se kishte porositur vrasjen e Mhill Fufit dhe Tom Doshit, Meta urdhëroi Brahon të publikonte videon me Shkëlzenin në sallën e Parlamentit. Berisha nga ana e tij e mori mesazhin dhe që nga ai moment, Meta, Rama dhe Berisha nisën të zbatojnë kodin e heshtjes për çështjen e përgjimeve./Pamfleti