Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjencë

BeniT

Donatorë
Kryeministri premton qe administrata shtetërore do të zëvendësojë automjetet që ka në përdorim me makina me fuqi minimale motorike.
Sipas tij, "duke marrë shëmbull nga fqinji ynë jugor Greqia, ministrat që të marrin në përdorim makina me cilindrat të ulët".

"Greqia që është një vend shumë më i pasur se ne ka vendosur veturën 1 kuaj e gjysem fuqi - tha pa hezitim kryeministri.

Problemi eshte qe makina me 1.5 kuaj fuqi nuk ka. 1.5 kuaj fuqi prodhon nje njeri i zakonshem, 2 kuaj fuqi prodhon nje atlet.

"Sikundër tha zoti Ministër i Financave, operacioni me veturat do të shtrihet më thellë në kuptimin që do të disponohet një fond me të cilën do të blejmë veturën më të mirë dhe më të lirë që konsumon më pak sepse është interesi më i mirë. Greqia që është një vend shumë më i pasur se ne ka vendosur veturën 1,5 kuaj fuqi. Duhet të jemi rigorozë, përveç veturave të krerëve të institucioneve kushtetuese dhe ministrave, vetura të tjera që janë për punë të tjera do të jenë vetura që konsumojnë minimumin e mundshëm të benzinës", - tha Berisha.


Ne foton shoqeruese te shkrimit, gjendet makina e vetme ne bote me 1.5 kuaj fuqi qe i perket historise. Ajo ka tri rrota druri dhe eshte e shekullit XIX. Per te mund te lexoni Benz 1.5 hp motor car, 1888. -- Science and Society Picture Library


Ne videon shoqeruese mund te shihni gjithashtu nje tjeter makine me fuqi "1 kuaj e gjysem". Vecse... eshte loder me telekomande.


Gjithashtu kryeministri, paralajmeroi masa te ashpra kunder atyre qe nuk zevendesojne llampat ne institucione shkolla etj.

"Zoti sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në bashkëpunim me Sekretarët e Përgjithshëm të të gjitha institucioneve do të ushtroni kontrollin më të rreptë, të zhduken me urgjencë të gjitha llambat e zakonshme dhe të zëvendësohen ato. Llambat inkandeshente nuk mund të jenë më në asnjë institucion shtetëror. BE-ja që është nga ana tjetër dhe bashkimi i të pasurve të botës i ndaloi ato llamba, me vendim të veçantë. Ne kemi marrë një vendim për këto llamba, por këto nuk mund të ekzistojnë më zotërinj Ministra në asnjë shkollë të Shqipërisë, në asnjë spital të Shqipërisë në asnjë institucion të vendit. Zëvendësimi tyre me urgjencë është kushti i të gjitha kushteve për të frenuar rritjen e shpenzimeve administrative. Mos të detyrohemi pastaj të veprojmë në mënyra shumë të rrepta", - tha Berisha



Veriu.com
 
Titulli: Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjen

Tani po, qe na e mori te keqen kriza, me keto masa te forta, i themi krizes rri aty ku je te komshiu
 
Titulli: Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjen

hahah.. mos kja dashur te thoje 1.5 cc
 
Titulli: Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjen

tani e paska kapur krizen per zvergu kryeministri
 
Titulli: Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjen

po me siguri ka dashur te thine me motor te vogel , deri ne 1.5 l volum motori , ose 1500 cc .Normal , nuk i njeh mire makinat dhe eshte ngaterruar.
Dhe keto ampulat ekonomike vertet qe nuk kshillohen se kane pasoja negative ne shendetin e njeriut.
 
Titulli: Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjen

“Ftoj ndonjërin që ëndërrat e natës i merr për realitetin e ditës… Të shohin që kriza eshte thjesht një ëndërr nate dhe dita ështe Shqipëria…” – Sali Berisha.

Ky s'di ç'flet!
 
Titulli: Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjen

Ky po tallet me ne!!
Dhe mir e ben kur nuk ngrehet populli ....
 
Titulli: Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjen

1.5 kuaj fuqi hahahaha as piaggio ska kaq pak, jo me makina:p:p 1 makin normale ka diku tek 70 kuaj se si do ja arrije ksaj gjeje vetem ai e din.
 
Titulli: Berisha per krizen:Makina me pak kuaj fuqi dhe zëvendësim llampash me urgjen

ndoshta ka gabu ka desht me thon 1.5 ( ose 1500 kubik , edhe pse se di a ka 1.5 po 1.6 ka edhe hargjojn shum teper pak . edhe do ishte mir por ato makina jan te vogla smendoj qe hypin ministrat n'ato makina :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top