Berisha: PD të kushtëzojë reformën në drejtësi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Berisha-ne-parlament-640x425.jpg



Pas publikimit të raportit me rekomandimet për reformën në drejtësi nga Komisioni i Venecias, deputeti demokrat, Sali Berisha, i bën apel opozitës që të kushtëzojë çdo marrëdhënie me qeverinë në dy javët e ardhshme, pa votuar më parë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo byro, sipas Berishës, duhet të ngrihet ashtu siç propozon dhe Venecia e shkëputur nga policia.
Pikërisht është kjo arsyeja që ish-kryeministri i kërkon pasardhësit të tij në krye të PD-së, Lulzim Bashës, që të nxitojë me veprimin opozitar dhe të bëjë të mundur që brenda dy javëve të votohet në Kuvend drafti final për Byronë e Hetimit.
Berisha bën me dije se Komisioni i Venecias ka rrëzuar përfundimisht ëndrrën e Ramës për t’u bërë kryeprokuror dhe kryehetues i Shqipërisë, duke bërë kështu të mundur dhe dështimin e misionit të kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili fundjavën e kaluar ishte në Venecia për të dakordësuar me ekspertët ndërkombëtarë krijimin e Byrosë, sipas variantit të propozuar nga qeveria. “Misioni Xhafa në kosh të plehrave! Komisioni i Venecias gropos përfundimisht ëndrrën e Ramës për t’u bërë kryeprokuror dhe kryehetues i Shqipërisë! Të dashur miq, Komisioni i Venecias dërgoi dje rekomandimet përfundimtare për reformën në drejtësi.
Ky komision nuk ndryshoi asnjë germë të vetme nga rekomandimet e mëparshme të tij për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Komisioni nuk pranon që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë nën sqetullën e Rames, por rekomandon që të jetë institucion kushtetues në varësi të Prokurorit të Përgjithshëm, ose krejtësisht i pavarur”- shkruan Berisha.
Nisur nga kjo situatë e krijuar pas raportit final të opinioneve të Komisionit të Venecias për reformën në sistemin shqiptar të drejtësisë, Berisha i bën thirrje kryetarit të PD-së, që të shpallë kushtëzimin e marrëdhënieve të opozitës me qeverinë “Rama”. “I bëj thirrje opozitës të kushtëzojë çdo marrëdhënie me qeverinë, me votimin brenda dy javëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas Komisionit të Venecias”- përfundon reagimin e tij, deputeti i PD-së, Sali Berisha.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top