Berisha: Në politikë, deri sa të kem jetë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Kryeministri Sali Berisha do të vazhdojë të mbetet në politikë deri sa "ta thërras i gjithëfuqishmi" siç është shprehur. Në intervistën e dhënë për gazetën e Prishtinës, "Express", kreu i ekzekutivit e ka thënë qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga politika, teksa është pyetur nëse do ta bënte një gjë të tillë, në rast se do të humbiste zgjedhjet.
"Në mënyrë absolute do ta respektoj verdiktin e shqiptarëve. Por, siç më thotë parandjenja ime dhe siç e thashë edhe në Parlament, le të përgatiten që Sali Berisha do të mbetet edhe për 35 vjet në politikë, nëse nuk më thërret i Gjithëfuqishmi",- tha ai. Berisha foli edhe për takimin e ish-kryeministrit Fatos Nano me Milloshevicin në Kretë, si dhe për vizitën e parealizuar të tij në vitin 2000 në Kosovë.

A është e vërtetë se nuk keni qenë shumë optimist për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë?


Jo, e vërteta është kështu: Dola në konferencë për shtyp dhe thashë se rusët kanë paraqitur një dokument të cilin nuk ka shqiptarë që mund ta nënshkruajë...

A keni pasur kontakte me Delegacionin në Rambuje?

Të vazhdueshme...

Dhe...?

Dhe... unë deklarova se çdo njeri që do ta firmoste atë dokument, do të mbetet me damkën e tradhtisë kombëtare. Pastaj, seç ndodhi dhe u tërhoq dokumenti. Por, ç'ndodhi pastaj? Ideologjikisht dhe jo ideologjikisht u shpalla si njeri që shtyva firmosjen. Por, ai dokument ishte një tradhti kombëtare.
Po të bëje atë, ishte si të firmosje kapitullimin. Bëra një formulim dhe natyrisht akuzova ambasadorin e palës ruse.

Partia socialiste, që është partia e dytë më e madhe në Shqipëri, nuk e fitoi dot simpatinë e kosovarëve. Megjithatë, ishte një Kryeministër i Shqipërisë, gjatë kohës së luftës, Pandeli Majko, i cili është i vetmi që në Kosovë shihet me simpati.

Si e vlerësoni ju rolin e tij gjatë luftës?

Tërësisht pozitiv. Fillimisht argumentet ishin të ndryshme. Ekzistonin fobira nga më të ndryshmet. Por, ky, për aq sa ishte Kryeministër, ishte nga më pozitivi që do të kishin. Më kërkuan edhe mua që të formulonim disa teza të përbashkëta të luftës, më të cilat në fillim nuk isha pajtuar, meqë shprehnin disa pikëpamje antikombëtare.
Më vonë, me ta, ne firmosëm një platformë të përbashkët, dhe këtë e bëmë në Hotel Rogner.

Fatin e tij nuk e ka pasur Fatos Nano, në Kosovë. Ai kishte pasur një takim në vitin 1997 me Sllobodan Millosheviqin në Kretë.
Ndoshta është fajtori kryesor pse socialistët shqiptarë dhe liderët e tyre asnjëherë nuk kanë mundur të kenë doza simpatie në Kosovë? Si e vlerësoni atë takim? Aty, ai edhe kishte bërë një deklaratë të pamatur?

Po, jam dakord. Ishte një deklaratë e pamatur, në ndikim të të tjerëve. Në qoftë se Fatosi do të takohej me të, me miratimin e udhëheqjes politike të Kosovës, kjo përbënte ndryshim. Por, që të takohej me të, pa këtë miratim, ishte një gabim. Pa diskutim, ishte një gabim.

ثshtë një vizitë e parealizuar juaja në vitin 2000, në Kosovë. U bllokuat për arsye të panjohura deri më tash. Thuhet se përgjigjes për këtë ndalim ishte Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, i cili asokohe ishte Kryeadministrator i Kosovës. A jeni takuar me Z. Kouchner, a e keni diskutuar këtë çështje bashkë?

Kouchner është mik i vjetër. E kam takuar dhe e takoj. Por, nuk e kam diskutuar atë problem ndonjëherë. Unë e kam takuar shumë miqësisht. Bernard Kouchner mbetet ndër miqtë më të shquar të kombit shqiptar dhe mik imi.
Ai me shumë ndjenja, me shumë dashuri, punoi për Kosovën. Qe një moment konjukture, dikush ia kërkoi. Ka mundësi shumë që ishte Tirana zyrtare, sepse kishin shumë frikë. Ka shumë mundësi t`ia ketë kërkuar Tirana Zyrtare.
Por, kjo nuk ka lëkundur ndjenjat e mia ndaj tij, sepse ai qe fat i madh që qe i dërguari i parë i Perëndimit në Kosovë. Dhe e mbylli me shumë nder misionin e tij.

Shumë shpejtë do të inaugurohet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë. Sa do të ndikojë kjo ekonomikisht, pos tjerash?

Unë mendoj se ka një ndikim të jashtëzakonshëm, jo vetëm ekonomik por në të gjitha aspektet. Ajo i jep Kosovës akses në Evropë. ثshtë një gjë e jashtëzakonshme. Ka një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë.

A do të vini kur do të inaugurohet rruga për Kosovën?

Po, pa diskutim. Atë po e pres.
Tani pavarësia është mbyllur, ndërkohë debati për identitetin kosovar vazhdon.

ا'mendim keni ju për këtë? A keni ju problem ta kuptoni, për shembull, gjuhën që e flasin kosovarët?

Identitet kombëtar u përpoqën të krijojnë serbët, por dështuan...
ثshtë absolutisht e domosdoshme të rishqyrtohet problemi i gjuhës, sepse gjuha po varfërohet, po dalin fjalë jashtë përdorimit me shpejtësi të madhe.
Po del fondi fjalor i saj nga korniza tepër e ngushtë, u përjashtua gjuha liturgjike tërësisht prej saj, që është shqipja më e rrjedhshme. Ata duhet të kenë kurajo. I dhanë një kontribut vendit me drejtshkrimin, nuk e mohoj. Nuk ka asnjë rëndësi a është ky apo ai dialekt...

Po të jetë puna për në gegërishte, gjuha e nobilitietit është e Shkodrës. Por, nuk them se duhet të jetë. E rëndësishme është që të hapen kanalet. Me rëndësi janë prurjet. Unë nuk jam që të vihet as dialekti shkodran.
Megjithëse aq sa kanë pasur fisnikëri shqiptarët, aty në atë dialekt ka një fjalor fisnikërie. Por, u larguam tërësisht nga liturgjia. S'kishte pse të largohej, duhej të merrnin nga ajo anët pozitive. Shko në nj kishë dhe dëgjo gjuhën që flitet aty, është shumë e bukur, tingëllon aq bukur. Janë bërë shumë gjëra absurde. Duhet të korrigjohen.

Kush duhet ta bëjë këtë?

Akademikët.

Shqiptarët e Kosovës kanë një kompleks se kur flasin nuk kuptohen mirë...
Jo, jo, kuptohen shumë mirë. Nuk ka pse të kompleksohen. Por, problemi i rishqyrtimit të disa normave standarde në gjuhë, është i domosdoshëm. Sepse gjuha jonë po varfërohet, është gjuhë shumë e pasur, shumë e bukur. Këtu është e gjithë çështja.
A do të largoheshit prej skenës politike, nëse i humbi zgjedhjet që po vijnë?

Në mënyrë absolute do ta respektoj verdiktin e shqiptarëve. Por, siç më thotë parandjenja ime dhe siç e thashë edhe në Parlament, le të përgatiten që Sali Berisha do të mbetet edhe për 35 vjet në politikë, nëse nuk më thërret i Gjithëfuqishmi. Por, shqiptarët e kanë ndërmend të më mandatojnë edhe një herë.

Për takimin e Nanos në Kretë me Miloshevicin

Po, jam dakord. Ishte një deklaratë e pamatur, në ndikim të të tjerëve. Në qoftë se Fatosi do të takohej me të, me miratimin e udhëheqjes politike të Kosovës, kjo përbënte ndryshim. Por, që të takohej me të, pa këtë miratim, ishte një gabim. Pa diskutim, ishte një gabim.

Për vizitën e parealizuar në vitin 2000

Bernard Kouchner mbetet ndër miqtë më të shquar të kombit shqiptar dhe mik imi. Ai me shumë ndjenja, me shumë dashuri, punoi për Kosovën. Qe një moment konjukture, dikush ia kërkoi. Ka mundësi shumë që ishte Tirana zyrtare, sepse kishin shumë frikë. Ka shumë mundësi t`ia ketë kërkuar Tirana Zyrtare.
Por, kjo nuk ka lëkundur ndjenjat e mia ndaj tij, sepse ai qe fat i madh që qe i dërguari i parë i Perëndimit në Kosovë. Dhe e mbylli me shumë nder misionin e tij.Shekulli On
 
Titulli: Berisha: Në politikë, deri sa të kem jetë

Dialekti zyrtar duhet te bahet gegnishtja sepse jemi popullsi me shume, dhe gegnishtja asht shum e pasur, gegnishtja eshte shqipja e vertet me ton burrnor qe i takon shqiptarit dhe asht e nana e tosknishtes.

Albanian-Alp-anian emni i shqipnis vjen nga Alpet e veriut te vendit, dhe shqipja duhet te bazohet mbi idenditetin e shqiptareve.

gegnishtja ishte gjuhne zyrtare ne kohen e Mbretit Zog dhe kjo vazhdoj deri ne vitet 70 ne periudhen komuniste , me vone komunistet me nje grusht gjirokastritesh nderruan dialektin dhe perdhosen shqipen e bukur.

c'do gja komuniste duhet te marre fund nga pikturat ne mes te tiranes, deri tek dialekti i vertet shqiptar.

influenca toske me 45 vjet komunizem i ka dhene nje degjenerim shqiptareve qe sot po e vuajme.

kam besim se ne mandatin tjeter Berisha do ve ne ecuri punen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top