Berisha në mbledhjen e qeverisë: Po pres rezultatin, qeveria e re më 4 shtator

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tiranë, 1 korrik NOA – Në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve, kryeministri Sali Berisha ka folur për standardet e realizuara në këto zgjedhje ndërsa është shprehur se do të shpërblejë komisionerët dhe numëruesit për punën e palodhshme.
“Bëra zgjedhje evropiane dhe zgjedhjet prodhojnë qeverinë e re, qeveria e re mund të krijohet më datë 1 deri më 4 shtator” u shpreh kryeministri sot pas fillimit të mbledhjes së qeverisë.
"Qeveria e re do të krijohet pas mbledhjes së parlamentit të ri dhe bashkë do të vazhdojmë reformat deri në fund të mandatin tonë. Përqendrim total në detyrimet që rrjedhin nga MSA dhe në përmbushjen e kërkesave nga Komisioni Evropian", u shpreh më tej kryeministri Berisha.
Ndërkohë Berisha ka shtuar se deri më tani nuk është dhënë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ndërsa është në pritje të rij.
“Kjo qeveri do të vendosë që t'i shpërblejë komisionerët dhe numëruesit, pasi ata kanë dhënë një kontribut madhor", u shpreh Berisha.
k.k/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top