Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

Guest2

Antarë i Respektuar
14628076261461254821armet0beriha.jpg

Edhe ish-kryeministri Berisha e ka përshëndetur heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

“Sot, në Ditën e Europës, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve. Gjykata Kushtetuese i dha goditjen e merituar bashkëkryekusarit të shtetit, sivëlla Kokëdhima”, ka deklaruar Berisha në një prononcim për mediat.

Në vlerësimin e tij, “kjo përbën një arritje të vërtetë të dekusarizimit të shtetit dhe Parlamentit shqiptar”.

“Kur mendon se dje dy vogëlushë po shkonin të takonin babain e tyre, në qeli për një shtesë ndërtimi, ndërkohë që kryekusari ndërton saraje buzë ujit në Qeparo duke shkelur dhjetë ligje, nuk mund të mos ndihesh i lënduar deri në palcë”, ka komentuar më tej Berisha.

“Dënoj me përçmim të madh këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, normë e moral përveç pasurimit”, ka shtuar ish-kryeministri.
Top Channel/
 
Titulli: Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

Po ky thote se Edi Rama ka gjykatat ne dore apo futja o sale sa kam goje e flas.... pfff
 
Titulli: Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

Kush flet pet kusari o zot ti biesh murit me koke eshte kjo.
 
Titulli: Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

Mire e ka Berisha u bo e koqoja
 
Titulli: Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

Master,sikur ta zevendesoje Q me ا se vallai ndryshe e lexova ne fillim :p
Kur shane hajduti hajdutin,nuk ke as ca te thuash.
 
Titulli: Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

Mu bo qefi per vendimin e gjyakates por kur lexoj ket budallain koco duket engjell para bemave te plakut mere.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top