Berisha: Kosova, në rrugën e duhur

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha informoi të enjten anëtarët e Qeverisë në lidhje me vizitën zyrtare dy ditore në Kosovë. Duke e cilësuar vizitën të shkëlqyer, Berisha tha se në Kosovë ka gjetur vlera të mëdha të krijuara nga kombi shqiptar dhe shtyllat solide për të ardhmen e Kosovës, që populli, qeveria dhe shteti i ri i kanë vendosur në një kohë të shkurtër 20 mujore.

Ajo që ia vlen të veçohet për kryeministrin Berisha, është se Kosova në 20 muaj po ecën me ritme të sigurta drejt konsolidimit si shtet i pavarur, duke u siguruar minoriteteve standardet më të gjëra për ushtrimin e të drejtave të tyre.

Si problem kryesor, Berisha paraqiti çështjen e Mitrovicës së Veriut, të cilën e ka diskutuar jo vetëm me autoritetet më të larta vendase, por edhe me përfaqësuesit e KFOR-it dhe Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Gjate vizitës dy ditore në Kosove, e para pas shpalljes së pavarësisë, kryeministri Berisha vlerësoi më shumë rëndësi firmosjen e marrëveshjeve me Qeverinë e Kosovës, mes të tjerave për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, dhënien e portit të Shëngjinit për përdorim nga Qeveria e Kosovës, si dhe angazhimin për ndërtimin e hekurudhës që lidh dy vendet.

Ashtu si në Prishtine, Prekaz dhe Prizren, kryeministri Berisha, përsëriti edhe në mbledhjen e Qeverisë tezën e bashkimit kombëtar nën flamurin e Bashkimit Evropian. /TCH/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top