Berisha kërcënon kryeprokuroren pas urdhër-arresteve: Do marrë ndëshkimin e merituar

erla-mehilli-300x260.jpg
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të zëdhënëses së tij, Erla Mëhilli, pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Ndrea Prendit dhe dy të jerëve. Berisha ka thënë se ka pezulluar Ndreun, duke e zëvendësuar atë më Artan Hoxhën. Por, Berisha ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama, duke thënë se ka bashkëpunuar me Edi Ramën. Berisha ka kërcënuar se ata do të marrin ndëshkimin e merituar.

“Kryeministri, ndonëse ka denoncuar publikisht qëndrimin politik dhe bashkëpunimin direkt të kryeprokurores në skenarin e përmbysjes me dhunë të Qeverisë legjitime të vendit, ka besim të plotë në vlerësimin nga sistemi ynë i drejtësisë dhe gjykimin e rrethanave në të cilat, pas pesë orësh sulmi të dështuar ndaj kryeministrisë, mbetën katër viktima dhe u plagosën qindra qytetarë, policë dhe anëtarë të Gardës.

Duke mbështetur plotësisht dhe përgëzuar për mbrojtjen e vendosur të institucioneve të vendit, Policinë dhe Gardën e Republikës, Kryeministri qëndron i vendosur për hetimin e plotë të rrethanave, në të cilat humbën jetën katër qytetarë dhe u plagosën qindra policë, gardistë dhe qytetarë.

Ai mendon se, hetimi gjithëpërfshirës dhe zbardhja e plotë e ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011, është një kusht madhor për dominimin e ligjit dhe Kushtetutën në vendin tonë.

Kryeministri, duke garantuar qytetarët në vendosmërinë e qeverisë për respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe zbatimin e ligjit, informon shqiptarët se Prokuroria e Përgjithshme, gjatë këtij viti, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj atyre që organizuan, sponsorizuan dhe realizuan sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, por në prokurori janë prishur, zhdukur dhe shitur prova dhe dëshmi të shumta të këtij hetimi.

Prokurorja e Përgjithshme, siç dihet tashmë ka bashkërenduar që në fillim këtë proces me kreun e PS-së, duke e informuar atë me hollësitë më të mëdha për shkaqet e dështimit të aktit antikushtetues.

Gjatë një viti e deri sot, nuk ka asnjë të penalizuar nga organizatorët dhe sponsorizuesit e aktit antikushtetues të 21 Janarit 2011, as dhe për ata që montuan dhe shpërndanë videon që tregonte kryesuesin të implikuar në çështje që nuk kishin asnjë lidhje me to. Po kështu, janë të lirë të gjithë ata që në dhjetëra raste, pohuan me shkrim se kishin ardhur të paguar për të rrëzuar qeverinë, ata që me hunj, gurë, shishe molotov, sulmuan dhe plagosën qindra policë dhe gardistë, ata që morën veturën dhe thyen me të derën e oborrit të Këshillit të Ministrave, me qëllim që të pushtohej ndërtesa e Këshillit të Ministrave.

Kryeministri konsideron se me qëndrimin e saj ndaj organizatorëve, sponsorizuesve dhe ekzekutorëve të sulmit të dhunshëm prej pesë orësh ndaj Këshillit të Ministrave, Prokurorja e Përgjithshme dëshmon se ajo vetë, për mandatin e saj të dytë, ishte element thelbësor i skenarit të 21 janarit 2011.

Kryeministri siguron shqiptarët se, ai, Qeveria dhe forca e tij politike, do të bëjë gjithçka që, ata që organizuan sulmin e egër mbi Këshillin e Ministrave, paguan dhe sponsorizuan atë, ata që u vërsulën me të gjitha mjetet kundër policisë dhe Gardës së Republikës që po mbronin ligjin, shtetin dhe Kushtetutën, ata që bënë gjithçka për të pushtuar institucionin Kushtetues të Qeverisë, për të përmbysur pushtetin legjitim të vendit, si dhe të gjithë ata që kanë shkelur ligjet e vendit dhe abuzuan me to, do të marrin ndëshkimin e merituar“, tha zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli.

G.tema
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top