Berisha: Identiteti nuk ndërtohet me falsifikimin e historisë

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar nga New Yorku lidhur me enciklopedinë e Maqedonisë, duke e cilësuar atë si një botim të papranueshëm dhe absurd.

“Publikimi së fundmi, nga ana e Akademisë maqedonase, i një enciklopedie është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm”, ka deklaruar Berisha.

Deklaratën e tij Berisha e bëri gjatë një takimi me presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov, ku ndër të tjera vlerësoi ndërhyrjen e shtetit për ta korrigjuar atë.

“Duke qenë se Akademia është një institucion zyrtar i Republikës së Maqedonisë, ndërhyrja e autoriteteve të larta maqedonase me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi do te ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtoje një identitet bazuar mbi falsifikim të historisë”, ka pohuar Berisha.

Ndër të tjera, dy liderët kanë biseduar edhe për marrëdhëniet dypalëshe, duke u ndalur në veçanti te bashkëpunimi ekonomik, integrimi, etj. /tch/
 
me ne fund erdhi dhe nje reagim>por mendoj se duhet bere me teper qe ajo enciklopedi te hiqet nga qarkullimi
 
ike o Bukurosh se le name kur dolen vete maqedonsit e thane do e heqim atehere kujtohesh ti se ndryshe s'do e kishe hapure goje o serb muti
pastaj shiko historine e vendit tend njehere se po e shkruajne si ju do suma disave
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top