Berisha: Hetime për të gjitha lejet e ndërtimit

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka kërkuar një shqyrtim i përgjithshëm të situatës së rrezikut që ekziston nga ndërtimet në gjithë Shqipërinë dhe në veçanti në Gjirokastër.

Në mbledhjen e Grupit, kryeministri Berisha informoi mbi situatën e krijuar një ditë më parë në Gjirokastër, nga shembja e pjesshme e një pallati pesëkatësh në lagjen "11 Janari", si dhe mbi masat e ndërmarra hap pas hapi për t'i ardhur në ndihmë banorëve.

“Të gjitha lejet e ndërtimit janë të financuara nga ryshfeti”, deklaroi Berisha, ndërsa kërkuar që të gjenden të gjitha mekanizmat në mënyrë që inspektorati i ndërtimit të vërë në lëvizje këshillat bashkiakë.

Ai u kërkoi autoriteteve vendore studime të plota gjeologjike për çdo qytet dhe shqyrtimin e hollësishëm të situatës së ndërtimeve.

Kreu i qeverisë përsëriti kërkesën për hetim të plotë të tragjedisë së Gjirokastrës dhe vënien para ligjit të përgjegjësve.

"Në atë kodër ka edhe banorë të tjerë dhe ne duhet të ndërhyjmë me urgjencë. Ndërkohë qytetarët e Gjirokastrës propozuan krijimin e një komisioni për verifikimin e kësaj situate", tha Kryeministri i cili siguroi se ky komision do të ngrihet menjëherë."Do të bëhet çdo përpjekje që pasojat e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë të kapërcehen, sikundër drejtësia me vendosmëri do të nxjerrë para ligjit të gjithë përgjegjësit", përfundoi kreu i qeverisë. /start/
 
po ky duhet te ndodhe ndonje gje, qe te filloj te veproj per te tjerat. kot pa kuptim fare. ne vend qe ti marre mbare te gjitha me rradhe, por duhet te ndodhe gjithmon nje tragjedi qe te zgjohet qeveria jone e dashur e sales.
 
eshte e veretet ajo cka shprehur kryeministri,korupsioni nuk eshte i pranishem vetem ne spitale por kudo.jemi ne qytetaret te cilet duhet te denoncojme keto fatkeqesira.
me vjen keq ajo cka ka ndodhur ne gjirokaster.
 
Po ca lesh hetimi mer o per burr o sali k...a qe e more ne qaf kete popull me ato dalalveret ene politiken tende o burr k...v o pler o malok trropoje
 
Po i trashe ngeli ky njeri . Tamam gomar . Duhet te vdesin njerez njehere atje pastaj te shqyrtohen gjerat atje sesi shkojne dhe mbi cfare rryshfetesh behen keto ndertime . Medemek copa e mishit nuk e ka pas dit deri tani .
 
cuni ktit robit ka Nje far companie Casinoje me emrin Admiral Club dhe APEX ;)
Sigalin kompanin e sigurimeve
Compani ajrore.
Trrafik Armesh Albania-Iraq
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top