Berisha: Gati qeveria e re, pres vetëm rezultatin

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, nga foltorja e selisë blu deklaroi publikisht se do të zgjerojë koalicionin pasi “ka të dhëna pozitive nga parti për të bashkëpunuar me Aleancën e Ndryshimit”.

“Unë e kam gati koalicionin për të formuar qeverinë e re, por jam duke pritur me shumë durim rezultatin final të zgjedhjeve për të cilin nuk kam asnjë ankesë”, sqaroi Berisha.

Më tej ai akuzoi liderin e PS-së Edi Rama për prishjen e procesit të numërimit dhe krijimin e revoltave popullore. “Emisarët e Edi Ramës dhe menaxherët e Koço Kokëshimës donin të përcaktonin rezultatin në Fier. Ata kërkuan të numërohet në Fier dhe jo në Tiranë sepse kanë frikë nga rezultati i vërtetë”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi edhe deputetin socialist Andis Harasani për ushtrim dhune ndaj komisionerëve të PD-së në Rrogozhinë. “Dje Andis Harasani në sjelljen e një banditi ordiner sulmoi si kafshë njerëzit e ligjit, komisionerët e PD-së në Rrogozhinë para kamerave aty ku numëroheshin votat sepse ky komisioner po zbatonte ligjin”, deklaroi kreu demokrat.

Lideri i mazhorancës më tej sulmoi të ashtuquajturat “standarde të Edi Ramës”. “Edi Rama me emisarët e tij më komunikoi mua që të mos njihte zgjedhjet. Në thelb ai kishte vendosur të ngrinte popullin në protestat më të mëdha që ka njohur ndonjëherë ky vend, dhe përgjigjia ime ishte se ky është një vend i lirë dhe qytetarët mund të protestojnë”, vazhdoi kryeministri.

“Standardi i demokracisë sonë është i konsoliduar. Unë kërkova që simpatizantët e PD të largoheshin nga numërimi i qendrave, por komisionerët tanë u mbajtën peng nga socialistët. Komisionerët e Edi Ramës refuzuan të numërojnë 6 kuti në Kurbin, por ne nuk bëmë protesta, nuk dhunuam njeri”, përfundoi Berisha. /gazeta start/
 
Bravo...se di kush eshte kjo gazeta...po bravo i qofte...
 
Besi eshte gazeta start....bashkohem me mendimin tend.

Nese nuk arrihet 71 ne mandate ka plote parti te tjera qe mendojne ti bashkohen '' aleances per ndryshim '' ...e para qe u shpreh ishte LSI
 
Besi eshte gazeta start....bashkohem me mendimin tend.

Nese nuk arrihet 71 ne mandate ka plote parti te tjera qe mendojne ti bashkohen '' aleances per ndryshim '' ...e para qe u shpreh ishte LSI

buahahahhahahahahahhahaha

mendimit tim per cfare lol

ca po thua mi....po behet shqiperia si koha...ben stuhi ne mes te beharit

LOL LOL LOL LOL

mos ki merak se ne keto zgjedhje ska fituar asnjeri....kemi humbur te gjithe...dhe di shikoshe pasojat.
Ka dhe opinionista pa le....hajde gazete hajde hahahahha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top