Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Berisha fton qytetarët të ndjekin rezultatin me maturi, pa krijuar idetë e triumfaliz

Dal para jush për të falënderuar gjithë përfaqësuesit e të gjitha forcave politike, të cilët menaxhuan sot, të paktën, sipas të dhënave të deritanishme, një proces zgjedhor dinjitoz. Menaxhuan atë në tërësi, me frymën e një bashkëpunimi luajal bazuar në ligjin konsensual të miratuar nga parlamenti shqiptar. Natyrisht, faza në të cilën hyn procesi zgjedhor është dhe faza vendimtare, por para se të bëj komente për këtë, unë dua të falënderoj shumë të gjithë qytetarët shqiptarë që e vlerësuan në mënyrën më serioze këtë proces.



Dua t’u informoj se pjesëmarrja në këto zgjedhje përbën risinë më positive të tyre. Nuk mund të them shifrën e saktë, por të paktën ajo është 15% më e lartë sesa në zgjedhjet e vitit 2005. Mund të jetë dhe më shumë, por po rezervohem të mos jap një shifër më të lartë.



Kanë votuar fuqishëm Tirana, Durrësi, Shkodra Korça, Elbasani, pra në tërësi është treguar një entuzizëm elektoral. Ju kërkoj njerëzisht të mos merrni përqindjen se për secilin prej jush është e qartë që përqindja i referohet 3.1 milionë zgjedhësve dhe të paktën, 1.2 milionë nuk janë në Shqipëri.



Ne do të japim përqindjen krahasuese, votimin e 2005 me të 2009-ës, pra zgjedhjet me pjesëmarrje jo të mirë- pavarësisht nga rezultati kush zgjidhet, në çdo process zgjedhor, dikush fiton dikush humbet, – që në të vërtetë të duken si zgjedhje me ngërç.



Zgjedhjet me pjesëmarrje të gjerë janë zgjedhjet ku sovrani flet fuqishëm në mënyrë vibrante optimiste, entuziaste me zërin e tij dhe kjo pra është meritë e çdo qëtetari shqiptar që ka marë sot pjesë në votime.



Qendrat e votimit do të mbyllen, sepse orari kështu e përcakton, por procesi do të vazhdojë ku ka njerëz në radhë.



Fat i madh që këto zgjedhje siç mund ta keni konstatuar, kanë qenë më të thjeshtat, me një fletë votimi, vërtetë një lehtësi e madhe për qytetarët. Zgjedhjet nuk janë karakterizuar nga radhë të mundimshme shumëorëshe, kanë ecur më mirë se çdo proces që kemi zhvilluar



Faza më e rëndësishme edhe më delikate, është faza që vjen , por unë kam besim të plotë, së pari tek komisionerët të cilët e menaxhuan me dinjitet procesin electoral. Me shkallë të lartë përgjegjësie ligjore zbatuan ligjin dhe kanë meritë të veçantë.



Së dyti, kam besimin më të madh tek forcat e policisë, policia e shtetit. Siç jeni dëshmitarë, në këtë fushatë, ka patur zero implikim të forcave të rendit në procesin elektoral, madje shumë prej tyre mund të kenë mbetur pa votuar për shkak të detyrës, sepse janë trasferuar në rrethe të ndryshme.



Kam besim të plotë se në traditën e tyre të shkëlqyer, edhe të vitit 2005, edhe të vitit 2007, ata kanë bërë transportin e përkryer të materialit.



Së treti, besimi më i madh është tek numërimi që do të jetë elektronik dhe mund të ndiqet. Mora vesh se në Fier mund të ndiqet nga qendra e qytetit për shkak të një ekrani të madh që kanë vendosur; pra do të jetë votimi më transparent, më modern që është bërë ndonjëherë.



Ndaj dhe shpreh bindjen time se detyrimet e mbetura do të përmbushen me shkallë të lartë përgjegjësie dhe dinjiteti.



Së fundi, do të theksoj se në këto zgjedhje nuk ka të humbur, janë zgjedhje vetëm me të fituar, sepse Shqipëria europiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve shqiptarë, këtu s’ka vend për asnjë lloj komenti.



Ndaj dhe unë do t’i ftoja të gjithë qytetarët që të ndjekin rezultatin me maturi, me qytetari, pa krijuar idera të triumfatorëve dhe humbësve. Në fakt, nuk është kështu, e them me bindje, e kam përsëritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës, këtu fiton çdo qytetar shqiptar me projektin europian, të cilin siç duket e kanë shumë për zemër.



Pres me qetësi në zyrën time rezultatin deri në orët e vona, se unë e kam ditën e gjatë deri nga ora 2 – 3. Të gjithë duhet të ndjekin këtë rezultat me vëmendje, me interes, me dinjitet, siç u ka hije.



Pyetje



Z.Kryeministër bëtë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2005 dhe thatë se pjesëmarrja, të paktën është 15% më e madhe krahasuar me 2005. A mund të na bëni një krahasim me 2005 dhe 2007 përsa i përket standardeve, duke patur parasysh se institucionet ndërkombëtare dhe mediat e huaja kanë raportuar që këto zgjedhje janë një test për Shqipërinë Europiane. A e keni kaluar testin?



Vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet e kanë 500 vëzhgues të huaj dhe 5000 shqiptarë. Një gjë është specifikë e këtyre zgjedhjeve: janë zgjedhjet më të vëzhguara në tërë historinë e pluralizmit. Dhe sigurisht, vëzhguesit kanë qenë në çdo qendër, kanë ndjekur çdo etapë, vlerësimet e mia janë më të përgjithshme se të tyret, por çka mund të them unë, është se baza e re elektronike përbën risinë më madhore të këtyre zgjedhjeve. Ligji i ri konsensual dhe sistemi proporcional rajonal ka ul shumë tensionet, siç e patë, ka ndikuar fuqishëm në një klimë krejt tjetër.



Pra, listat elektronike, unë nuk them se kanë qenë perfekt, se s’ka lista perfekte, por krahasuar me ato që debatoheshin me javë të tëra, nuk janë.



Ndaj dhe dita ka qenë tërësisht e qetë, ka patur gjëra të vogla, por nuk ka zgjedhje pa probleme të vogla, rëndësi ka që nuk ka pasur probleme madhore. Ata që menaxhuan procesin, kanë një meritë të veçantë, e kanë menaxhuar në mënyrë dinjitoze procesin, sipas të dhënave që kam.



IPR marketing sapo ka publikuar rezultatet e sondazhit ku Partia Demokratike fiton me 6 pikë kundrejt Partisë Socialiste. Edhe pse ju s’i besoni sondazheve, do të kishit një koment?



Komenti im është ky: Unë besoj kur numërohen të gjitha votat dhe kur KQZ shpall rezultatet. Ky është qëndrimi im ndaj rezultatit, unë nuk mund të them, njëherë i besoj dhe njëherë s’i besoj, se po t’i besoj, do t’i besoj gjithmonë.



Ju e dini qëndrimin tim ndaj poll-eve. Nuk them se janë gabim gjithnjë, por unë në këtë rast do të pres numërimin elektronik që do të bëhet me kamera. Online është, është një grup i shoqërisë civile që ka marrë përsipër paralelisht me KQZ të llogarisë shumën.



Opozita përgjatë gjithë ditës ka shprehur kontestimet e saj në lidhje me procesin. A keni ndonjë koment në lidhje me ato që ajo ka shprehur?



Atë koment që pata, e bëra. Një gjë tjetër: Majlinda do të nxjerrë një vegël të çuditshme që ai e ka shpërndarë, pasi e ka importuar nga dyqanet e seksit në Tailandë.



Ju nuk doni t’i besoni rezultateve të sondazheve, por në të njëjtën kohë thoni që ka një përqindje 15% më shumë se në zgjedhjet e 2005-ës, në zgjedhjet e 2005 kanë marrë pjesë në votime 1.396 000 zgjedhës dhe këtë herë janë rreth 210 000 që marrin pjesë më shumë. Sipas opinionit tuaj kë favorizon kjo shifër prej 15%, sepse ju thoni na favorizon ne, PS thotë që favorizon ata?



Nga eksperienca ime e gjatë elektorale, të gjithë bashkëpunëtorëve të mi u kam thënë në mënyrë të përsëritur dy javët e fundit që në të gjitha përllogaritjet tona duhet të mbajnë parasysh se do kemi një pjesëmarrje shumë më të madhe se ajo që parashikojmë. Ua kam thënë gjithë kryetarëve të grupeve të qarqeve, e ndjeja këtë nga disa faktorë:



Po të marrësh dy zgjedhjet e fundit elektorale, kemi patur rreth 1 350 000 – 1 390 000 dhe bashkëpunëtorët e mi llogaritë i bënin me këto shifra. Unë u thashë atyre dy javët e fundit që nuk do të jenë këto shifra, e ndjeja, shihja një klimë krejt tjetër.



Megjithëse atë do ta zbulojë rezultati, mendoj se gjenerator i entuziazmit jam unë me projektin tim, kështu besoj unë të paktën.



Zërat kritike janë shprehur sot mbi qetësinë në PD, keni patur vetëm paradite disa konferenca për media, ndërkohë që nuk ka ndodhur kështu në kampin opozitar…



Sigurisht, opozita është opozitë dhe duhet pranuar që mund të ndodhë të keqinterpretojë ndonjë gjë, por unë gjykoj se edhe qëndrimi i tyre ka qenë qëndrim joacarues. Ai ishte problemi i mediave se sapo doli çimka, mediat harruan zgjedhjet dhe u morën me çimkat, është punë e mediave, jo e jona.



Në fakt, jo e gjithë opozita ka qenë kaq kritike ndaj pçrocesit zgjedhor, bien në sy deklaratat e kreut të LSI-së z Meta, që e ka cilësuar procesin mëse normal. Si e vlerësoni ju këtë qëndrim?



Nga të dhënat tona duket se është një proces krejt normal, por unë nuk kam qenë vëzhgues në çdo qendër, unë i referohem informacioneve që vijnë nga fusha dhe nga media, të cilat për hir të së vërtetës, kanë pasur informacionet më të mira.



Për ta përshëndetur, nuk e di në e meriton apo jo përshëndetjen, megjithatë e vlerësoj si qëndrim objektiv.



Thatë pak më parë se do të prisni me qetësi rezultatin deri në 2 të mëngjesit. A prisni ndonjë telefonatë nga z.Rama për çka do të ndodhë lidhur me rezultatin?



Në rast se më takon mua t’i telefonoj, unë do ta bëj, do ta telefonoj. E kam vendosur



Si e vlerësoni prononcimin e ndërkombëtarëve, të ambasadorit amerikan, të zBosch?



Ambasadori amerikan dhe ambasadori Bosch dhe të gjithë miqtë e Shqipërisë kanë pasur një interes absolut që Shqipëria dhe shqiptarët të dëshmojnë të gjithë maturitetin në këtë process zgjedhor. Pastaj, një gjë do t’u them, zgjedhjet janë sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare. Nëse ka një proces universalisht të pranuar me gjykatës ndërkombëtar, janë zgjedhjet.


Gazeta 55
 
O jeton gazetari po kopjoji titujt deri ne fund te pakten.
 
epo dielli duket qe ne mgjes..:D..skemi ca ti bejm entuziazmit.........:kercim:..:dance:..:dj
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back