Berisha: Edi Rama nderoi edhe një tjetër xhelat të përmendur nga At Zef Pllumi

Malsi

Anëtar i Nderuar
Ish –kryeministri Berisha ka zgjedhur një bashkëbisedim me gazetarët për t’i dhënë përgjigje akuzave të Edi Ramës, se ka qenë ai si president që i ka dhënë statusin e Veteranit të Kategorisë së Parë, Shyqyri اokut, hetuesit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit. Rama kërkoi ndjesë një ditë më parë në Shkodër për dekorimin e اokut nga qeveria e tij me rastin e 70 –vjetorit të çlirimit, por tha se dekorata u ishte dhënë të gjithë veteranëve që këtë status e përfituan nga Berisha. Në kunërpërgjigjen e tij Berisha i kujton Ramës të gjitha përpjekjet e bëra për të larguar nga jeta publike persekutorët e regjimit komunist dhe nga ana tjetër, përpjekjet e tij dhe të Partisë Socialiste për të penguar ligjin e lustracionit.

“Statusi i veteranit njeh vetëm pjesëmarrjen në luftë, që në fakt u fry në mënyrën më monstruoze, saqë sot gjen me status veteran edhe qytetarë që kanë lindur në vitin ‘48 apo ‘50. Pra ka të bëjë me pjesëmarrësit në luftë. Ligji nuk jep asnjë dekoratë. Nuk njeh asnjë imunitet. Sali Berisha, në të njëjtin vit, do të ishte vendi i parë në Europën ish -komuniste që bëri ligjin e dënimit të genocidit komunist dhe krimeve kundër njerëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Asnjë vend tjetër nuk e kishte këtë. Presionit ndërkombëtar iu përgjigjëm me fakte. 73 persona janë dënuar për genocide, përfshirë Nexhmie Hoxha apo Aranit اela, që i përmend Edi Rama. Sali Berisha bëri ligjin e lustracionit që përjashtoi të gjithë xhelatët e kalvarit komunist të viteve të diktaturës, i përjashtoi nga çdo funksion publik. Meqenëse ky ligj u amendua, ne përsëri e rikthyem këtë ligj, i cili ishte gjetur legjitim nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me të njëjtat pregorativa në funksion të largimit të xhelatëvë nga funksionet publike.
Kundërshtari më i egër i këtij ligji u bë Edi Rama dhe partia e tij, e cila e dërgoi ligjin në Gjykatë Kushtetuese, e cila bëri presionin më të jashtëzakonshëm në Gjykatën Kushtetuese, e cila me një akt të pashembullt në histori e në botë, në konflikt total interesi, me shumicë dërrmuese, hodhi poshtë ligjin dhe plotësoi kërkesën e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Berisha tha gjithashtu se ai miratoi rezolutën dhe ligjin, me të cilin dënoi Enver Hoxhën dhe e zhveshi atë nga çdo atribut, ndërsa Edi Rama në mbështetje të xhelatëve të regjimit komunist, miratoi ligjin e hapjes së dosjeve, në të cilin asnjërit prej këtyre kriminelëve nuk u ndalohet ushtrimi në funksionet më të larta të shtetit.

“Nuk isha unë që ia shkrova ligjin. Dhe ky ligj s’ka disa muaj që është votuar në parlament. Edi Rama në 24 vite pluralizëm, është i vetmi kryeministër, i cili do të përkujtonte 70 -vjetorin e çlirimit të vendit në varrezat e dëshmorëve i rrethuar nga portrete të Enver Hoxhës dhe do t’i shpërndante këto portrete në mbarë botën në FB e tij. Nuk ia bëri Sali Berisha. Atë e bëri Edi Rama për krenarinë e tij që ndjen ndaj atit të tij shpirtëror, vijoi më tej Berisha.

Ish-kreu i qeverisë u shpreh se kryeministri Rama i ka këto qëndrime për shkak të prejardhjes së tij.

“Pse këto qëndrime? Edi Rama vjen direkt, është i biri i një xhelati të vërtetë të regjimit diktatorial dhe nipi, në kuptimin, xhaxhai i nënës ka qenë, i Spiro Kolekës, persekutorit numër 1, njeriu që do të kërkonte në vitin ‘90 pasi e çoi për strehim Edi Ramën në Kofruz, në lëvizjen studentore, i vetmi njeri që kërkonte në pleniumin për pluralizimin, i kërkonte Ramiz Alisë, të fusnin tanket. Të përdorim forcën, të fusim tanket. Pra, Edi Rama nuk e ka rastësore këtë. Nderimin e xhelatëve e bën në radhë të parë si nderim për të atin. Unë e kam ngritur gjithnjë këtë problem. 25 vjet më parë, takimi me intelektualët e Tiranës të përfaqësuar nga PD, në pallatin e kulturës. Kanë qenë të pranishëm aty, në një takim të hapur, të paktën 90 % nuk ishin anëtarë të PD, por ishin mbështetës të demokracisë, dhe ata iu përgjigjën thirrjes dhe u mbush salla. Midis tyre erdhi Edi Rama. E dini cfarë ndodhi me të? Pasi shtroi tezat e tij, që ia fërshëllyen, intelektualë të ndershëm që u kishte bërë gjëmën i ati i Edi Ramës u ngritën dhe ia përplasen në fytyrë Edi Ramës: “Ti s’mund të na japësh leksione demokracie. Dëno njëherë krimet e babait tënd”. Edi Rama ia mbathi në panic. Iku nga salla. Kanë qenë rreth 200 – 300 persona në sallë. Kam qenë bashkë me Arben Imamin.
Ata që kundërshtonin nuk ishin as badiguardër as militant. Ishin njerëz të lirë. Pra Edi Rama arriti gjer aty sa të dekorojë xhelatët, sepse ka këtë origjinë. Asnjë s’ka të diktuar nga unë, gjithçka e ka me vullnetin e tij të lirë.”.

Përsa i përket ndjesës së kërkuar nga Rama për dekorimin e Shyqyri اoku, Berisha tha se ai ishte një akt i pavërtetë dhe frike, pasi Rama duhet t’u kërkonte ndjesë edhe viktimave të tjera të persekutimit, përfshirë edhe familjen e Havzi Nelës, për varjen e të cilit Berisha bën përgjegjës familjarë të Ramës.

“Dy persona, të persekutuar, intelektualë, At Zef Pllumi dhe Sami Repishti, që pëjetuan kalvarin e torturave komuniste, qenë me fat se shpëtuan. Po mijëra e mijëra të tjerë, a nuk meritojnë edhe ata ndjesë? A nuk meritojnë që xhelatët e tyre të dalin nga jeta publike?. A nuk meriton e shoqja e Havzi Nelës një ndjesë nga Edi Rama? A nuk meriton familja e një fshatari që kam dosjen, nga Vithkuqi. Sihat Tozaj i raporton Ramiz Ailisë në Presidiumin e Kuvendit Popullor, që kishte në krah Kristaq Ramën.. i raporton rastin e fshatari. Thotë se ky fshatar kriminel ka vrarë me porosi të shërbimit grek një fshatar tjetër dhe këtë akt kriminal e ka kryer me armën që ia ka sjellë në filan vend zbulimi grek. Por fshatari i thotë gjykatësit: nuk kam patur kurrë armë të vërtetë në duar. Sepse edhë në zbor, si i persekutuar, na jepnin armë druri. Nuk kam lidhje, s’kam vrarë. اfarë thotë diktatori. Sigurisht e kanë detyruar me forcë, se s’ka bërë gjë. E ka bërë nga dajaku. Por diktatori thotë të pushkatohet. Kristaq rRama thotë të pushkatohet. Edhe disa të tjerë, por shumica thanë jo. Firma e Kristaqit është në dekret. Edhe për Havzi Nelën, i cili ka një strofë që i kushton OSBE... “Era e OSBE do të fryjë edhe tek ne”. Me këtë ky varet. E varin 18 vjet pas varjes së fundit në Shqipëri. A duhet ky njeri të kërkojë falje, apo edhe për këtë fajin e ka Saliu?”

Në të njëjtën frymë Berisha thotë se Edi Rama nderoi, kur ishte kryetar bashkie në Tiranë, një tjetër persekutor, i përmendur gjithashtu në librin e At Zef Pllumit, madje më shumë sesa Shyqyri اoku. Bëhet fjalë për Ndreko Rinon, një për të cilin Berisha shprehet se i shërbeu urrjetjes së Enver Hoxhës kundër Veriut. Urrjetje që sipas Berishës, është gjithësesi më e vogël se ajo që ka Edi Rama për Veriun.

“Në udhëtimin tij në Sarandë ndërmori një sulm të paprecedent ndaj veriut.
E vëreta është se Enver Hoxha ka larë në gjak vendin. Veriu nuk u mashtrua. Veriu nuk u pajtua as gjatë luftës me Enver Hoxhën. Nuk pati organizime të fuqishme nacionaliste dhe ky ishte një nga defektet mendoj unë. Enver Hoxha i dërgoi divizionin dhe njeriu që ka larë në gjak veriun, i cili përveç Shefqet Peçit, i cili në Bicaj në Kukës ka ekzekutuar njerëz sipas rendit romak. Më barbarri ka qenë Ndreko Rino. E nderoi atë se i vuri një emër një rruge. E nderoi edhe për urrejtjen që ka ndaj veriut. Në librin e tij At Zf Pllumi shkruan më shumë për Ndreko Rinon. Pra racizmi i tij ndaj veriut është një racizëm primitiv, i pashfaqur ndonjëherë nga ndonjë politikan. As Enveri në këtë mënyrë nuk e shfaqi”.

Sipas Berishës, jo vetëm për këto arsye, qeveria Rama duhet rrëzuar për të shpëtuar vendin. Dhe shpëtimi – sipas tij – duhet realizuar me mjete të qëndrueshme paqësore, ashtu si në Ukrainë apo në Maqedoni.

Lapsi.al
 
Titulli: Berisha: Edi Rama nderoi edhe një tjetër xhelat të përmendur nga At Zef Pllu

ah, prap propagande egoiste... Ish te shtypurit e te perndjekurit Politik jo vetem qe su lane te sdudjonin apo te vazhdonin nje profesion te hajrit por as femijet e tyre.
Pra kushdo qe vjen ne pushtet dhe ka pas mundesi te studjoje, ka dhe nje te kaluar me bindje komuniste.
Keshtuqe une I kam humb shpresat se te vuajturit e atij rregjimi do vleresohen apo tu kthehet e drejta ndonjeher.
Pra spiralja sillet ne aksin e saj...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top