sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri, shkroi disa ditë më parë një shkrim, që më bëri shumë përshtypje, sidomos në pjesën që fliste për fushatën elektorale të këtyre zgjedhjeve:
"Nga gjithë fushatat elektorale që kam ndjekur me shumë përkushtim dhe shpesh me tifozllëk që nga viti 1991, kjo është fushata elektorale më e censuruar dhe e fabrikuar e historisë së Shqipërisë", - thoshte ai.
Me një përsosje të teknologjisë së trukimit të veprimtarive publike, u imponuan gjatë gjithë fushatës pamje të regjistruara të takimeve dhe nuk u lejua media të jetë dëshmitare e historisë elektorale të këtij qershori.
Kjo fushatë e neveritshme elektorale, me kaseta të servirura nga regjitë e partive dhe debate të drejtuara me sms, do të mbahet mend gjatë si fushatë e dorëzimit të gjithë lirive, e lirive qytetare për të zgjedhur, e lirisë për të ndikuar në kandidatët që do të kemi deputetë, e lirisë për të votuar dhe, mbi të gjitha, e lirisë së medias, e cila duhet të ishte dëshmitare e kësaj beteje elektorale.
Në saje të këtyre trukeve, qytetari i thjeshtë jomilitant, e pati vështirë të dallonte tek ofertat politike atë çfarë vlente dhe ishte reale nga ajo çfarë ishte e trukuar dhe funksionale
Duke trukuar mitingjet, duke kontrolluar median dhe kompanitë e sondazheve, u krijua një diferencë e fortë mes realitetit në terren dhe perceptimit të militantëve, që besojnë çdo kasetë të trukuar që u shfaqet në ekranet shqiptare.
Së fundi, kisha diçka për sjelljen e Berishës lidhur me sondazhet. Më bëri shumë përshtypje fakti që Berisha u distancua nga sondazhet. Ky veprim është kundër gjithë logjikës së fushatës që ai ndërtoi.
U harxhuan miliarda për të ndërtuar tek publiku perceptimin se Shqipëria po ndryshon dhe qeveria ka punuar mirë.
Atëherë, si është e mundur që, një njeri, që përdori në funksion të kësaj strategjie fushate edhe mushqetat dhe llastiqet, të "refuzojë" një top të mbushur plot me barut, si sondazhet?? Mendimi im është që ato sondazhe dhe eksitpulle janë paguar. Berisha e di shumë mirë që janë paguar.
Pikërisht për këtë arsye ai distancohet prej tyre. Cfarëdo që të dalë më vonë, ai do thotë: Unë kam thënë publikisht që nuk merresha me sondazhet.
Një hile e bukur prej një hileqari veteran.
Shekulli