Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

Lauri

Anunnak
Kryeministri Berisha ashpërson tonet ndaj opozitës: “Rama le të merret me ultimatume sa të dojë”
TIRANث – Hapja ose jo e kutive të votimit, nuk është më çështja kryesore e kryeministrit Sali Berisha. Pas deklaratës për organizimin e një feste, më 8 Dhjetor, tre ditë pas protestës së paralajmëruar të opozitës, Kryeministri Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj opozitës, pas një mbledhje krejtësisht formale të zhvilluar dje me deputetët e Partisë Demokratike në selinë blu.
Në një deklarim për mediat, menjëherë pas takimit të zhvilluar me deputetët, Kryeministri Berisha injoroi ultimatumet e vendosura nga opozita, duke përdorur një gjuhë të ashpër, sipas të cilit, ligji do të veprojë mbi këtë aleancë mafioze-puniste, siç e cilësoi ai. Berisha nuk hezitoi të përmendë në fjalorin e tij edhe darët e “ligjit” për shkuljen e dhëmbëve mafias.
“Aleanca puniste-mafioze, të cilës i gënjen mendja se do të mund të dhunojë rendin demokratik, legjitimitetin e institucioneve kushtetuese të vendit, le të merret me mbledhje dhe ultimatume sa të dojë. Atë çka unë i garantoj aleancës punisto-mafioze është se me darët e ligjit një nga një do t’u shkulim dhëmbët dhe pastaj dhëmballët.
Nuk do t’u mbetet gjë në gojë. Qendra e Tiranës u çlirua, po vazhdon pak më tutje e kështu me radhë. Ultimatumet e aleancës punisto-mafioze i marr si nder, më bëjnë nder mua, rendit kushtetues dhe ne do të vazhdojmë projektin tonë evropian”, – tha dje Berisha.
Kryeministri Berisha mori përsipër të sqarojë se mitingu i 8 Dhjetorit, nuk do të jetë antimiting, por festa e gjithë shqiptarëve në 20-vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.
Berisha adresoi akuza edhe ndaj medieve, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte zhvillimi i një antimitingu, edhe pse për çudinë e madhe, ky propozim i Berishës vjen vetëm pas ultimatumit 10-ditor të vendosur nga opozita. “Ky përvjetor gjen në pushtet ata që përmbysën diktaturën dhe shembën “Murin e Berlinit”.
Nuk mund ta lë pa theksuar se ata të cilët në vitin ‘90 na quajtën antimiting apo mitingashë, në refleksin e etërve që u përmbysën në ‘90, kanë hapur gazetat e tyre me germa kapitale dhe vlerësuan 8 dhjetorin si një antimiting. 8 dhjetori është festa e të gjithë shqiptarëve dhe e idealeve evropiane të shqiptarëve”, – u shpreh Berisha.
Në të njëjtën kohë, mazhoranca nuk e cilëson të nevojshme edhe ndërhyrjen e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Ky i fundit, dy ditë më parë deklaroi se ishte i gatshëm të negocionte për zgjidhjen e krizës politike në vend, porse kjo varej nga vullneti i partive politike.
Ndryshe nga gatishmëria e opozitës për t’ju bashkuar rolit që mund të luajë kreu i shtetit, mazhoranca deri më tani ka injoruar të japë një qëndrim. Këtë bëri dje edhe kryeministri Berisha, teksa u pyet nga gazetarët, nëse ishte e nevojshme ndërhyrja e Presidentit të Republikës. Berisha nuk u përgjigj, duke shprehur haptazi edhe shenja bezdisjeje ndaj medias lidhur me pyetjen në fjalë.
Prefekti Kruja, në vend të Nishanit
TIRANث – Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, emërohet në postin e sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Demokratike, për qarkun e Tiranës. Ky vendim u mor dje në mbledhjen e deputetëve demokratë në selinë blu, e kryesuar nga lideri i saj, Sali Berisha.
Keltis Kruja, i cili aktualisht zotëron postin e prefektit të Tiranës, mori dje pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm në PD për qarkun e Tiranës, post i cili më parë mbahej nga Bujar Nishani, aktualisht ministër i Drejtësisë.
Duket se hapja e debatit për ndarjen e posteve ministrore nga ato partiake, ka sjellë zëvendësimin e ministrit Nishani me prefektin Kruja. Sipas burimeve nga selia blu, ky vendim vjen në prag të Kongresit të Partisë Demokratike, i cili duket se do të çojë më tej ndarjen e posteve ministrore nga ato partiake.( 25 November 2009 Shekulli)
 

Attachments

  • berisha.jpg
    berisha.jpg
    22.3 KB · Shikime: 6
Kryeministri Berisha injoroi ultimatumet e vendosura nga opozita, duke përdorur një gjuhë të ashpër

Nuk eshte hera pare qe flet piselliqe ky , dhe ne parlament shan deputetet me fjalor jo te hijshem , nejse pun berishe se lexova te gjithe sepse me zen koka me budalliqet e gomarishes.
 
Politikanet duhet te tregohen me te maturuar ne ato qe thone. Ultimatume si keto nuk mund te behen ne politike, sidomos ne nje vend si shqiperia qe pretendon te jete demokratik dhe i lire dhe praktikisht anetari NATO dhe aderues i BE-se.
 
Kur nje kryeminister i konsideron kundershtaret e tij politik armiq ,patjeter qe do te degjojme nje fjalor te tille.
 
ta provoje Edi rama prishjen e rendit dhe shikoni si do shkojne punet,

ju falem ne vitin 1997 tani nuk do kete me vetem detyrime te kerceni me cifteli por cfarosje totale nga zonat strategjike te shqiperise.

kush te doje lufte na keni ne tirane,

rroft berisha,
rrofshin malsort

lol
 
te flitet ne kete gjuhe ne parlament nga nje kryeminister eshte injorance dhe e tregon veten se sa kulture ka
berisha po provokon nje 97 tjeter ,qe nuk e ka te gjate kjo qeveri dihet por se sa do e zgjase nuk e dime
 
Paska nderruar zanat por duke qendruar ne mjeksi ky ,
nga kardiolog u be dentist.
Kur te kem ndonje dhemb per te shkulur do ngrihem ne protest dhe une.
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

ky po,e gjeti do ti shkul dhembet ky,po mire ky do tua shkul te tjereve po ketij aman kush do tia shkuliiiiiiiiiiiii,apo ky eshte me i mire............................ky gjen shesh ben pershesh.po as midis cunash ne rruge sthuhen ato qe thote ky ne parlament,se asnje ste lejon,ai eshte kryeminister po do te bej punen e tij,ne mos ska puen me familjen e te tjereve,se nanje dite nga keto do dal nanje djale nene qe do te dergoj tek i madhi me heret se duhettttttttt,ndaj do zoti iken sa me shpejt te na lere te behemi dhe ne mire.
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

Sali Berisha,,,edhe per 4 vjet,,,esht ai qe mund te bej c´far ti doj qefi,,,

ata qe po shiten si qytetar europjan intelektual dhe te kulturuar,,

ne rradh te par,,duhet te rrespektojn kushtetuten e vendit te tyre,,,,ku si pas saj,,,sali berisha esht ai qe ju ka besuar drejtimi i shqiptarve,,, shumica e shqiptarve besojn dhe e mbeshtesin ate ne rrugen qe ai esht nisur,,,,pjesa tjeter duhet te pres sipas rregullave,,dhe mos te provokoj votuesit dhe mbeshtetsit e berishes,,,

sepse po provokoni me shum se 80 % te kombit shqiptar,,,,po provokoni edhe ata shqiptar te tjer qe i kan dhen voten sali berishes vetem me an te zemres,,sic jan shqiptaret e kosoves dhe maqedonis,,dhe sic jan shqiptaret e vlores apo shkodres,,qe kan votuar per forcen e tij,,

un pash dje ne lajme te top chenell,,, nje fragmet ku po protestonin qytetaret,,

dhe aty ishte nje postobllok i policis se shtetit,,,

pasi "qytetaret" kishin marr me vete nga nje thes me mbeturina,,per ta hedhur perpara kryeministris,,,, un e kuptoj mesazhin qe ata duan te propagandojn me kte gjest,,
por nuk ka shum rendesi kuptimi i asaj qe ata duan te thon me kte,,,pasi plehrat hidhen vetem ne gazanin e plehrave per nje shoqeri te emancipuar,,,

kush do ta pastronte pastaj ambjentin???? protestuesit????

ti ke te drejt te protestosh,,,,por ske te drejt te besh gjera ne dem te shtetit,,

edhe nese do te ishte bashkia e tiranes ajo qe do pastronte ambjentin,,,,

paret qe do te ipeshin per tu pastruar,,sdo te kishin qen te edi rames,

dhe pikrisht ne postobllokun e policis erdhi edi rama me disa perkrahes,,,njeri nga kta qytetar duke par se ishte dhe kamra e pranishme,,dhe pas tij shum njerez,,,i thot policit m HAP RRUGEN,,,polici ju pergjigj,,(avash) kurse "qytetari" ca avash hapu se dua te kaloj tani un,,dua te heci perpara,,,dhe polici i largohet dhe e la te kaloj,,,

tashi c´far qytetaresh ka edi rama me vete,,,,qe nuk e njohin fare uniformen e policis dhe nuk kan rrespekt,,,edhe pse policet,,,,jan ata qe perballen me situatat me te kqia,,per te ruajtur rendin dhe qestin,,, ndoshta polici mund te ket qen edhe socjalist,,
por ai ne ate moment esht ne detyr,,,nuk ka faj ai,,pse esht ne ate moment aty ku esht,,dhe te pengon ty te kalosh,,sesht faji i policit ai,,,

dhe per deri sa qytetaret qe e rrethonin edin,,nuk jan ne gjendje ta kuptojn kte,,

c´far do te thot kjo?????

se ata ndihen te hubur,,dhe nuk kan llogjik me per te menduar gjat,,,

atyre u ka zen tani rrota bishtin,,,,

sali berisha ju lut edi rames 3 muaj rrjesht per te bashkpunuar,,

edi rama mendoj qe sali berisha po e bente kte nga frika,,apo deshi ti imponoj humbejn,,dhe filloj te fryhet perdit e me shum,,,

tashi esht futur ne nje rrug qe smund te ket fitore,,nga asnjera pal,,

dhe pupulli esht ai qe do ta vuaj,,,,dhe per kete te gjitha fajet i ka edi rama dhe vetem edi rama un e kam kuptuar kte tip,,shum koh me perpara dhe e kam ditur qe ky do i sillte probleme shqipris,,pasi esht nje manjak i vertet,

paramendoje veten,,,,,ne nje plazh te zhveshur lakuriq me te dashuren,, ti si shqiptar a do te kishe guxim ta beje nje gje te till????

paramendoje nje her sikur te jesh vertet aty dhe te zhvishesh!!

ky esht nje lloj preversiteti.

pastaj per edi ramen,,kam nje pershtypje te keqe,,qysh kur kam pir kafe nje her,,me rudina magjistaren,,dhe ajo i kishte syrin e nxir nga edi rama,,,

dhe ai ska qen rasti i par,,,pasi rudina e ka pohuar disa her qe esht rrahur nga edi rama,,

pastaj ai ka pas edhe nje vajz nga tropoja qe e njoh shum mir,,,per nja dy vjet kan qen ne lidhje,,,,dhe per ato dy vjet,,,,,ai e ka rrahur 18 her.

edhe nese un jam duke shpifur,,,,mos mbet njeri ne gjith boten pa pshtyr ne ftyren time.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

Edhe Synet Boni :p
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

Di te them vetem qe e mjer shqiperia dhe e mjer shqiperia e shqipetaret , per cfar politikanesh bastard na kan ra per pjese e qe vazhdojm ti perkrahim ..
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

nese sali berisha do te ishte len i qet ne punen e ti,,qysh ne 97ten,,,shqipria do te ishte sot antare e europes,,,,

sali berisha ka patur prioritet bashkimin kombtar qysh kur u rrzua diktatura,,,dhe per kte ai ka patur dhe ka nje projekt,,,ne frytet e te cilit ballkani ka ndryshuar ndjeshem,,

ku esht problemi i atyre qe protestojn kunder berishes??????

ne c`eshtjet e lagjeve te tiranes?????

apo ne c´eshtjet e unifikimit kombtar dhe plotsimit te endres se shqiptarve per tu bashkuar nje her e pergjithmon trungut kulturor dhe qytetar europjan,

pastaj c´far lidhje ka fjalori qe perdor berisha ne parlamet ne lidhje me te gjitha kto????

nese berisha e ka shar taulant ballen,,,e ka shar sepse ai ishte i pari qe filloj te fliste mbi vajzen e tij,,,pastaj c´far te i thoshte berisha vajzezs se ti,,,apo vellezerve te vajzes,,djemve te vet kur ai pas detyres te kthehet ne shtepi?????

por me keq,,,,ne rastin e edi rames,,,po e akuzojn berishen sikur po e shan me nje fjalor te flliqt,,,po per te pershkruar ato qe ke ber ti,,fjalor i flliqt perdoret pasi ato jan te flliqta,,dhe berisha spo i ben ato,,por po ti thot ato qe ke ber ti,,,sepse ti vetem kte mynyr po i len,,
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

ti i mesipermi me duket se ke pare nanje shqiperi ne enderra,se vetem ai sna ka cuar perpara.nejse nejse do ta shohim sa do zgjasi kete radhe,se njeriu duron e duron po nga varferia e tejskajshme si dihet ca mund te ndodhi,e ai kete radhe sshpeton,po do zoti kthen mendje sa eshte ne kohe,te rroj dhe ca pleqerine.....................mjere ne ...........:(((((((((((((((
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

shyqyre qe ka salen ky ballkani se do e kishte marre lumi
ta kishim lene te qete salen me 97 sot do e kishim mbret ose dhe me keqe

o ilirjam nga postimet e tua me duket se ke lepire socialistet me pare ndersa tani po jua thithe demokrateve mos je gje miku i ilir metes

sa e ke varferin ne shqiperi ,pse nuk na i hoqi listat sala por para 2005 na tregonte listat a i shikon tani sa jane zgjatur listat
po ka shtruar rruge me asfalte por a e shikon cilesin dhe prespektiven
njerzit duan pune jo pordhe
sa leke do harxhohen neser me 8 dhjetor
perse kjo dite historike nuk na eshte festuar per 1 vjetorin ,5 vjetorin 10 apo 15 por e festojne tani

ku jetoni ju tani jua ka lene nano me ramen bllokun tani dhe syte tani jua kane zene pallatet dhe nuk shikoni me lage tani
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

perse kjo dite historike nuk na eshte festuar per 1 vjetorin ,5 vjetorin 10 apo 15 por e festojne tani
[/COLOR][/B]
te gjitha ato tjerat qe ke then ne posten tende,,,,tregojn qe ti flet duke u nisur nga vetja,,,,dhe kjo pjes qe te citova esht fakti per kte,,sepse ti kur nuk arrin ta kuptosh pse pikrisht per 20 vjetorin???

tregon se ti nuk je dhe ske qen i interesuar ta kerkosh shkakun e vertet,,dhe si pasoj je nisur vetem me deshiren kundershtuese te pa bazuar ne realitet dhe ne fakte,,,

por gjithsesi,,,mjafton per te ndjekur ndryshimet qe po ndodhin ne gjitha vendet ish komoniste,,per te kuptuar se pse shqipria pikrisht po feston per 20 vjetorin e saj,,,sepse 20 vjetori i rrezimit te murit te berlinit u fetsua ne gjith kte kontinent ndryshej nga heret tjera,,,
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

ti i mesipermi me duket se ke pare nanje shqiperi ne enderra,se vetem ai sna ka cuar perpara.nejse nejse do ta shohim sa do zgjasi kete radhe,se njeriu duron e duron po nga varferia e tejskajshme si dihet ca mund te ndodhi,e ai kete radhe sshpeton,po do zoti kthen mendje sa eshte ne kohe,te rroj dhe ca pleqerine.....................mjere ne ...........:(((((((((((((((

ti e mesipermja hahahahaah

un shqiprin esht e vertet qe e shoh ne endrra shpesh,,,por e di edhe c´far po ndodh ne zhgenderr mbrenda saj,,,

sali berisha,,nuk mund ta kapi harten e shqipris ne dor,,dhe ta coj ne nje distinacjon tjeter,,,as nuk mundet te vij tek lagjja jote,,apo katundi im,,te mbjell domate dhe kastraveca per te na dhen neve te ham,,

sali berisha esht kryeminister,,,,
detyra e tij esht qe bashk me qeverin e tij,,te miratoj ligje te cilat me an te zbatimit bejn te mundur pasurimin e gjith kombit nje heresh,,si paket e vetme,,,dhe per kte fakti me i mir esht tropoja,,,te ciles si kan shkuar kurr fonde ne mynyr te njeanshme edhe pse ka qen dhe esht zona me e varfer dhe njekosisht vendlindje e tij,,,
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

te gjitha ato tjerat qe ke then ne posten tende,,,,tregojn qe ti flet duke u nisur nga vetja,,,,dhe kjo pjes qe te citova esht fakti per kte,,sepse ti kur nuk arrin ta kuptosh pse pikrisht per 20 vjetorin???

tregon se ti nuk je dhe ske qen i interesuar ta kerkosh shkakun e vertet,,dhe si pasoj je nisur vetem me deshiren kundershtuese te pa bazuar ne realitet dhe ne fakte,,,

por gjithsesi,,,mjafton per te ndjekur ndryshimet qe po ndodhin ne gjitha vendet ish komoniste,,per te kuptuar se pse shqipria pikrisht po feston per 20 vjetorin e saj,,,sepse 20 vjetori i rrezimit te murit te berlinit u fetsua ne gjith kte kontinent ndryshej nga heret tjera,,,

u festua 20 vjetori i rrezimit te murit te berlinit dhe kete e festovi e gjithe evropa dhe ky festim ishte muajin e kaluar dhe ky festim me 8 dhjetor nuk ka te beje fare me berlinin se dhe nuk ka mbushur akoma 20 qe ti themi 20 vjetori i murit shqipetare
dhe SALA ju bene thirrje te festojme fitoren ,te festojme se nje dite do hyjme ne evrope,do na liberalizohen vizat(se do largohet popullsia dhe do siellin me teper leke per te vjedhur),hyme ne nato(se prilli nuk i mjaftovi)bashkimin e kombit durres-kalimash

or ti qe na u bere cope po qe se ky RAMA nuk do kishte bere zhurem per keto zgjedhjet dhe deputete do ishin ne parlament a do ulurinte ky BERISHA me zagaret e tij ,perse deri dje ishte nuk ishte mafioz dhe sot qe proteston na u be kupola e mafias

cfare ka qene META per SALEN kur ishte kryeminister ,po ai koke shpulla tjeter PRIFTI qe deri dje e shante per korrupsion e bertiste ndersa sot e ka vene po ne ate poste qe deri dje na i shante
o njesh mile nga ai cep qe ke zene dhe boll na bere reklam neper internet se njerzit kane sy



 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

kjo sesht e veshtir ta kuptosh mor vlla,,,,
por te them te verteten,,nuk me intereson shum te shpjegoj gjera te tilla,,,

me gjith ata dicka te vogel me duhet te them,,,

ne berlin u festua kur u rrezua ne berlin,,,,

ne rumani,,po festohet pas ca ditesh,,kur u rrezua ne rumani,,,
e keshtu me rradh ato festohen sipas datave qe rrezimi ka ndodhur ne secilin shtet kumunist ne fjal..

ne shqiperi esht rrezuar ne ate dat,,dhe per ata festohet po ne ate dat,,

rrezimi i murit ka qen si lokomotiv,,dhe vazhdon te jet e till akoma,,


kurse persa i perket ilir metes dhe lidhjes qe ai ka ber me berishen,,,,

mund te them se ilir meta duke e njohur mir perberjen e partis socjaliste dhe historin e saj,,ka ber nje parti te veten,,,dhe ai esht i pavarur politikisht,,

akuzat ne shqipri jan mynyr e te berit politik tek ne per fat te keq,,,

por kjo sdo te thot qe shqiptari mos te bashkpunoj me shqiptarin per te mir te shqiptarve,,

c´far do qe te ket then ilir meta apo sali berisha per njeri tjetrin,,,

kurse ne rastin e edi rames,,,ai nuk esht ber hajdut,,por ka qen hajdut,,legen,,pervers,,,qe kur u fut ne politik,,dhe deri tani i ka pas brit rehat nga mbeshtetja politike dhe nga biznesi qe u ngrit ne kohen e kallashnikovit,

tani ka mbetur me hisht ne Faqa,,,,ne parlament ai personalisht,,jo se jo,,,
por as ne bashki,,sepse ai e din se sali berisha do te kerkoj zbatimin e ligjit,,
ku edi rama esht si cjapi para kasapit,,,,ne rast te zbatimit te kushtetutes shqiptare.
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

ti i mesipermi,ben mire te shohesh mire shqiperine,si eshte sot,dhe te mos thuash gjera qe sjane reale,se aj njeri,nuk ka piken a moralit,ska pikene etikes,dhe del atje flet para njerezve ne menyre te paedukate,duke qene kryeminister sic thua ti,e sme duket se ne detyrat e tij sqendron fakti qe te shaj familjen e dikujt kur flet per mafian,se te kisha qene une ate saliune kishe en te shumtit.po shqiperia ska pse nderroje vendodhej gjeografike,sepse ate qe ka e ka aq mire,sa tere bota e do,dhe ja erdhi bir saliu ta shezi cik e nanje cik,ashtu me marifete.kur shiti ai viejn detare en jug,kujt i mori leje,kush ka te drejte te heqi pjese nga shqiperia,ku ke pare ti te leshohen sot pjese nga nje shtet,ndersa ai e beri.sali berisha e ka mbush ta them une,po do ti degjojme gjemen,se kam besimin qe ne do reagojme se sben,se ndryshe do vdesim nga uria,nga skamja,nga semundjet........:((((((((((((((((((((((
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

Eshte bere shqiperia per te ardhur keq...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

ti i mesipermi,ben mire te shohesh mire shqiperine,si eshte sot,dhe te mos thuash gjera qe sjane reale,se aj njeri,nuk ka piken a moralit,ska pikene etikes,dhe del atje flet para njerezve ne menyre te paedukate,duke qene kryeminister sic thua ti,e sme duket se ne detyrat e tij sqendron fakti qe te shaj familjen e dikujt kur flet per mafian,se te kisha qene une ate saliune kishe en te shumtit.po shqiperia ska pse nderroje vendodhej gjeografike,sepse ate qe ka e ka aq mire,sa tere bota e do,dhe ja erdhi bir saliu ta shezi cik e nanje cik,ashtu me marifete.kur shiti ai viejn detare en jug,kujt i mori leje,kush ka te drejte te heqi pjese nga shqiperia,ku ke pare ti te leshohen sot pjese nga nje shtet,ndersa ai e beri.sali berisha e ka mbush ta them une,po do ti degjojme gjemen,se kam besimin qe ne do reagojme se sben,se ndryshe do vdesim nga uria,nga skamja,nga semundjet........:((((((((((((((((((((((

bianca,,,nese ti mendon se un po flas kot,,at´her a do te pranoje ti te bisedoje ktu me mua kok me kok,,dhe te me tregosh pik per pik,,per cilin rast e ke fjalen qe kryeministri shan nga familja dike?????

dhe tu kisha lutur qe te diskutojm,,nje post ti,,nje post un,,

pra merri rastet e kryeministrit ku ai paska shar nga familja dike,,,,dhe hajde ktu te diskutojm se bashku,,sepse gjithshka e ka nje arsye,,,
dhe sali berisha nuk esht jezu krishti,,,por esht njeri i thjesht,,,

njeriu duron sa duron por dikur nuk mund te duroj me sepse kupa mbushet,,

pastaj sa i perket varferis se shqipris,,,pse nuk beheni pak me realist,,,

si ishte shqipria para 5 vjetesh,,dhe si esht shqipria sod??

un nuk po them se shqipria ka hecur ne ate mas sa askush nuk esht me i varfer,,,por ne krahasim me ish qeverin socjaliste,,,

si ne 1992 deri ne 97,,,si ne 2005 deri sod,,

politikat e se djathtes,,kan qen totalisht te ndryshme nga ato te se majtes,,

dhe po ti marresh frytet e tyre,,,,e majta shqiptare ska kontribuar as 20% te asaj qe ka kontribuar e djathta,,,
 
Titulli: Berisha: Aleancës punisto-mafioze, do t’i shkulim dhëmbët

Kur nje kryeminister i konsideron kundershtaret e tij politik armiq ,patjeter qe do te degjojme nje fjalor te tille.

kush e konsideroj njeri tjetrin armik????

edi rama apo sali berisha????

pse e konsideron sali berisha ramen armik????

sepse rama praktikisht esht nje armik.

Ai qe nuk njeh dhe e bojkoton paralamentin e njohur nderkombtarisht,,,,esht nje armik,,

sepse smund ta konsiderosh ndryshej vetem armik,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top