Berisha: Afera e furgonave ashtu si ajo e lojërave të fatit, e lidhur me interesa per

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e lidhin interesa vetjake me ndalimin e furgonave 8+1 njësoj siç ndodhi me lojërat e fatit.

berisha1-320x239.jpg


Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook Berisha shprehet se ‘prapa betejës së pamëshirë me kafshatën e gojës të 15 mijë familjeve të shoferëve me furgona, qëndrojnë interesa direkte të klanit Rama-Kokëdhima, kompani të fuqishme transporti të tyre dhe miqve të tyre’.

“Miq, afera e furgonave, kopje e aferës së lojërave të fatit!

Të dashur miq, informacione të besueshme paraprake provojnë se prapa betejës së pamëshirë me kafshatën e gojës të 15 mijë familjeve të shoferëve me furgona, qëndrojnë interesa direkte të klanit Rama-Kokëdhima, kompani të fuqishme transporti të tyre dhe miqve të tyre.

Pra, në rastin e furgonave, po përsëritet identik skenari i lojërave të fatit, të cilat u bllokuan me urdhër të Ramës për interesa të tij direkte, të vëllaçkos së tij Olsi dhe të të tjerëve përreth tij! sb”:, shkruan Berisha.

g.shqip
 
Titulli: Berisha: Afera e furgonave ashtu si ajo e lojërave të fatit, e lidhur me int

Furgonat nuk jane ne pune se keshtu u do qejfi pronareve te tyre, furgonat jane ne pune pasi ekziston nje treg transporti, nje nevoje e qytetarit per te levizur ne mbare vendin. Por budallai nuk i kupton keto gjera se aq mend ka ne tullen e tij.

Dhe le te themi se furgonat jane te vjeter e ecin me shpejtesi. Zgjidhja qenka qe ti nxjerrim ne asistence sociale 20.000 njerez te vetepunesuar qe me ate pune rrojne e mbajne me buke edhe familjen e tyre? Keto mendime nxjerrin ne pah mentalitetin Enverist dhe Stalinist te atyre qe drejtojne vendin, qe nuk duan t'ia dine per mireqenien e qytetareve te tyre, duan t'ia dijne vetem si e si te komandojne, kontrollojne cdo aspekt te jetes se ketyre qeytetareve, qe nga shtepite ku jetojne qe ua hedhin ne ere me tritol, e deri ne makinat qe ngasin per te siguruar buken e gojes.

- Do ti japesh zgjidhje problemit te furgonave?

- Nxirr nje rregull qe cdo person qe nget nje furgon duhet te jete i regjistruar si biznes ne shtet e duhet te marre leje nga shteti.
- Nxirr nje rregull qe shoferet e furgonave duhet te bejne inspektimin e makines se tyre cdo vit per te pare nese jane ne gjendjen e duhur per te transportuar njerez.
- Nxirr nje rregull qe shoferet e furgonave qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit humbin licensen e tyre.
- Nxirr nje rregull qe ata shofere qe kapen pa license u hiqet patenta dhe u sekuestrohet automjeti.

Kaq mjafton per tu dhene zgjidhje problemit te "furgonave". Kjo zgjidhje nuk le pa buke 20.000 familje shqiptare dhe pa transport ata qindra mijera qytetare ne mbare vendin qe perdite u hipin furgonave per te shkuar ne qytet, pune apo shkolle. Dhe problemit tjeter, zemres se problemit, nevojes se qytetarit per transport publik apo privat, nuk u jepet zgjidhje me rregulla te tilla.

Hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top