Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

lyhet-me-benzine.jpg

Një 60-vjeçare nga qyteti i Beratit, ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrën më makabre. Shtetësia, Adriana Gjika është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes. Ngjarja tragjike ka ndodhur në banesën e gruas, e cila ndodhet në lagjen e ‘Mangalemit’.

Sipas të dhënave paraprake, thuhet se Gjika ka marrë djegie të shkallës së lartë në disa pjesë të trupit. Gjendja e saj është mjaft e rëndë. Ndërkaq në banesë e saj ka shkuar polica për të nisur hetimet. Ende nuk dihet motivi që e detyroi 60-vjeçaren, të tentonte t’i jepte fund jetës në një mënyrë kaq barbare. Mësohet se ajo jetonte prej disa kohësh e vetme në banesë, pasi fëmijët i kishte në emigrim.
g.shqip
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

e tmerrshme sa gjynaf :( :( e kta femij qe skan mar te emen me vete
 
:(

Ishalla shpeton ..... por c'fare do lloj arsyeje te kete patur, nuk duhet vajtur ne k'te shkalle.
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

e tmerrshme sa gjynaf :( :( e kta femij qe skan mar te emen me vete

Mund te kete shume arsye pse femijet nuk jane me te jemen, se kane marre me vete... nuk duhen paragjykuar gjerat kaq shpejt & holle.

... pshm prinderit e mi i lusim edhe lejohen qe te jetojne k'tu me ne, por eshte deshira/zgjedhja e tyre qe te jetojne vetem ne Albania... as ne vete nuk e kuptojme k'te vendim, sepse fundja fundit - nuk jane te detyruar qe te jetojne larg femijeve te tyre, por meqe eshte vendimi & zgjedhja e tyre duhet respektuar.
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Zana1, kisha nje komshike qe vdic para nja dy muajsh dhe kishte 6 djem dhe nje vajze.
Kater nga djemt me familje jetojne jasht, nje ne Prishtine dhe vetem njeri eshte ne fshat. Kur dy nga djemt qe jane jasht ndertuan shtepi te reja pakes me larg nga vendi ku ishte shtepia e vjeter, ajo iu kishte thene: Cilitdo qe ti bie trualli I shtepise se vjeter kur te ndahen, une me te do te jetoj, sepse ketu ne kete oborr zbrita nuse dhe nga ketu vetem si kufome largohem. Kjo eshte aresyeja me shume nostalgjike e te moshuarve.
 
Sepse pak metra me larg do ti prishte pune, mamase.... ne raste te tilla, bien ne dileme me prinderit ( te kap halli me to ) , per mendimin tim jane dy rruge :

- Leri te bejne zgjedhjen e tyre ( edhe nese zgjedhin qe te jetojne vetem, sepse nuk ju pelqen vendi/kushtet/jeta ) , dhe mundohu te ju rrish prane sa me shume qe te jete e mundur, pra te besh detyren tende si femije ndaj prinderit .

- Ti marresh pas vetes tende, nese nuk jane te zotet qe te kujdesen per veten e tyre.

Ps....Edhe ne qe jemi ketej , nuk i leme dot punet tona, qe te ju plotesojme tekat prinderve... fundja fundit ato ne pension jane tani, eshte me e lehte per ato qe te levizin k'tu me ne, se ne te ikim andej ... ku nuk ka asnje prospektive per te ardhmen.
 
Eshte nostalgjia mi Zana dhe jo teket. Nje I moshuar e ka te veshtire te adaptohet me nje jete te re, ritem te ri, kulture te re...sepse e konsiderojne vehten shume te vjeter per ndryshime dhe kane frike se humbin identitetin e tyre.
 
A posi posi ..... le ti mbajne femijet ne shtepi atehere, as k'tej e as andej.

Nje prinder qe i varet femijes me pretekse te tilla, per mendimin tim ... nuk te ndihmon qofte moralisht edhe psikologjisht. Prinder te tille qe nuk duan as te levizin as te jetojne vetem, vetem per te prishur pune jane.
 
Pajtohem plotesisht nese I bllokojne femijet qe te mos levizin. Cdokush duhet te kete lirine e tije sapo te jete ne moshen madhore. Por nje gje nuk duhet harruar, prind nuk te behet askush tjeter pervec atyre qe te kane bere dhe jane kujdesur qe te behesh kjo/ky qe je. E meritojne kujdesin tone apo jo?
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Mund te kete shume arsye pse femijet nuk jane me te jemen, se kane marre me vete... nuk duhen paragjykuar gjerat kaq shpejt & holle.

... pshm prinderit e mi i lusim edhe lejohen qe te jetojne k'tu me ne, por eshte deshira/zgjedhja e tyre qe te jetojne vetem ne Albania... as ne vete nuk e kuptojme k'te vendim, sepse fundja fundit - nuk jane te detyruar qe te jetojne larg femijeve te tyre, por meqe eshte vendimi & zgjedhja e tyre duhet respektuar.

sesht pun paragjykimi :( por nena slihet vetem un prsh neser pas neser da marr mamin m vete e nese ajo ska qef ma mir sesa neser pas neser ta mbys vetmia
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Pajtohem plotesisht nese I bllokojne femijet qe te mos levizin. Cdokush duhet te kete lirine e tije sapo te jete ne moshen madhore. Por nje gje nuk duhet harruar, prind nuk te behet askush tjeter pervec atyre qe te kane bere dhe jane kujdesur qe te behesh kjo/ky qe je. E meritojne kujdesin tone apo jo?

As femije nuk te behet askush ...sigurisht qe e meritojne kujdesin tone, Por prinderit duhet te maten mire kur vihen ne pozita te tilla . Njoh prinder qe te japin ultimatium edhe me ke te martohesh Apo Jo - shume gabim , si me te rritur qe jane nuk duhet te perzihen ne gjera personale te tilla .
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

sesht pun paragjykimi :( por nena slihet vetem un prsh neser pas neser da marr mamin m vete e nese ajo ska qef ma mir sesa neser pas neser ta mbys vetmia

Vetmia mund ta mbysi edhe me Ty , pastaj nena nuk terhiqet zvarre qe ta marresh ti me vete ... Eshte me deshire kjo Pune . Mund te ja ofrosh ti mundesine, Por nuk don qe te vije ajo ... Etj etj etj .
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

As femije nuk te behet askush ...sigurisht qe e meritojne kujdesin tone, Por prinderit duhet te maten mire kur vihen ne pozita te tilla . Njoh prinder qe te japin ultimatium edhe me ke te martohesh Apo Jo - shume gabim , si me te rritur qe jane nuk duhet te perzihen ne gjera personale te tilla .

Njeh edhe te tille, por neser kur te behesh prind ke me e kuptu, qe cdo gje qe bejne (dhe mund ta bejne gabim) eshte nga frika qe te mos deshtoni dhe jo se nuk e duan lirine apo zgjidhjen tuaj!
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

e tmerrshme...si mund ti jap fund jetes dikush ne nje menyre kaq te dhimbshme?!
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Gjynah, a eshte zbuluar arsyeja pse e ka bere apo akoma jo?
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Pesto shkaku kryesor i gjithe vetevrasjeve apo vrasjeve ne Shqiperi eshte varferia.

Dhe kjo e shkreta i ka ardh shpirti ne maje te hundes ne skamje dhe i ka dhene kete zgjidhje tragjike per veten e vet dhe poshteruese per te afermit e saj dhe shtetit asocial.

Nga varferia vde
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Cdo koment qe thuhet tani tepron.Te gjithe i dime shkaqet,arsyet qe arrin deri ne vetvrasje dikush,por askush nuk ben asgje.Nisur nga te afermit,shtetit apo dhe ne vete!
 
Titulli: Berat, 60-vjeçarja lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

I rit e I ban burra, e në fund detyrohesh të jetosh vetëm. Pa kujdes sa që vjen një moment ku dëshiron të e vrasësh vetën. Bëhu I gjallë Migjen e këndoi mjerimit të ri shqiptar, o kolos i letrave.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top