Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bën pesë operacione në fytyrë për t'i ngjarë djallit...

Londër, 17 korrik - Ka bërë gjithçka për t'i ngjarë djallit, madje ka harxhuar dhe një "thes" me para.

Gavin Paslow, tani, pas operacionit, e ka gjuhën të ndarë në dy pjesë, dhëmbët dhe veshët me majë dhe brirë dhe pas kësaj ka ndërruar dhe emrin.

Diablo Delenfer, është emri i tij i ri, që ekzaktësisht do të thotë: "Djalli i ferrit". Duket një histori e pabesueshme, por ka ndodhur në të vërtetë në Seasalter, në Angli. "Djallit të ferrit" tashmë i është ndaluar lëvizja nëpër qytet gjatë natës, kjo për të mos trembur asnjë njeri me pamjen e tij diabolike.

"Nuk kam asgjë të gabuar, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga unë - ka thënë ai për tabloidin anglez "The Sun"- jam një njeri normal".

Tani, "Djalli" pret t'i nënshtrohet dhe operacionit të tij të fundit për të bërë një bisht, edhe pse kirurgjia estetike moderne nuk ka arritur kurrë të realizojë një gjë të tillë: "Thonë që për momentin nuk është e mundur, por shkenca bën hapa gjigantë, brenda disa vjetësh jam i sigurt që do kem një bisht të bukur.

Gavin, baba i dy fëmijëve, njëri 15 dhe tjetri 3 vjeç, ka pranuar se vajza e madhe nuk i pranonte këto ndryshime dhe i quan të sikletshme, madje ajo nuk pranon që i ati të shkojë në takimet me prindër. Ndërsa ai tregon se shumë grave u pëlqen look-u i tij dhe shumë të tjerave jo. Ndërsa prindërit? Vazhdojnë të më duan, mbetem gjithnjë djali i tyre dhe nëna ime më quan ende Gavin"./Mia/
 
Paska lojtur ky...Me dy femije njera 15 vjec ben kshu budallaliqesh..??

Hey zot..dashka edhe bisht....:ohh:
 
E pash ne tv kte, te tmeron si tregon
 
uauuuuuuuu ky te trembka :(

uroj qe te mos pendohet nje dite......:D
 
djalli1j.jpg


sa i cmendur...
 
LOL Gomar me Brire!!!
 
E ka pare ndokush nga ju djallin lol
 
Ncukk...!!!!
 
E ka pare ndokush nga ju djallin lol


bash deshta te them , djallin askush se ka pa si duket , ky ka bo nje gje tpa logjikshme palidhje ma saktsisht !
 
Njeriu vetem per mend hjek :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back