Bekim Ternova:"E verteta e historise sime me Britni Spirs"

fshatari

Anetar
20091004042206_artikull.jpg
-Vetem pak dite me pare modeli me origjine shqiptare Bekim Ternova do te pushtonte faqet e thashethemeve ne gazetat nderkombetare, per shkak te nje "historie" mes tij dhe kengetares me fame Britney Spears.
Ne fakt, mediat spekulonin se Britney Spears u josh nga modeli 25-vjecar i agjencise "Ford", te cilin e ftoi ne nje gjoja audicion, ku vetem kamera nuk kishte... Ishte vetem Britney, dhe ajo ne versionin shume seksi. Shume meshkuj do te kene mbetur te zhgenjyer nga sjellja e Bekimit, i cili ne vend qe te binte pre e deshirave te saj, zgjodhi te largohej me shume kortezi. Gjithcka me siper eshte raportim i paster i shtypit te huaj, sepse ndryshe eshte shprehur ne nje interviste ekskluzive per "KJ" modeli Bekim Trenova, i cili mes te tjerave rrefen jeten e tij ne Amerike, qe nga emigrimi i gjyshit te tij drejt kontinentit te endrrave, 30 vjet me pare.

Fillimisht, do te donim te dinim ne c'moshe keni nisur te merreni me modelim?

Kam filluar me modelimin ne moshen 18-vjecare. Punoja ne nje qender tregtare ne Atlanta, Georgia, kur pronarja e agjencise se Nee York City, me pikasi ndersa bente shoping. E falenderoj per kete cdo dite.

Dime qe gjyshi juaj eshte larguar drejt Amerikes dekada me pare. Na tregoni dicka me teper rreth historise se tij...

Ne vitin 1960 Zija Trenova u largua nga Jugosllavia, se bashku me gruan dhe dy femijet. Fillimisht qendruan ne nje kamp refugjatesh ne veri te Italise, derisa nje sponsor u gjet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vitin 1961 ai erdhi ne Atlanta, Georgia, ku punoi si veteriner per 25 vjet, derisa doli ne pension ne vitin 1987. Gjyshi vdiq ne 26 nentor te vitit 1997, duke lene pas dy vajzat, Diana dhe Besa, si dhe te birin, Reshatin. Babai im, Reshati, kishte te shoqen Jerin, dhe te bijen Tirana, te quajtur keshtu per shkak te kryeqytetit te Shqiperise dhe mua, Bekimin.

A jeni krenar qe jeni shqiptar, apo e "vuani" kete fakt? E permendni origjinen tuaj neper intervista apo audicione?

Padyshim qe jam krenar, eshte ajo qe une jam. Nuk ka arsye per te mos qene krenar per veten dhe familjen. Nese nuk do te ishte per ta, une nuk do te kisha shkelur ne toke. Sa here me pyesin kur takoj kliente ne punen time se nga jam, u them zakonisht: jam nga Doen South Georgia, por me origjine shqiptare. Ata me pyesin me tej se nga bie ky vend.

A njihni modele te tjere te njohur ne bote, qe jane nga Shqiperia? Mendoni se shqiptaret kane dicka speciale, te vecante, me te cilen spikasin?

Une nuk njoh ndonje model tjeter shqiptar. Madje, as qe e konsideroj veten nje model te njohur. Pasi takova per here te pare te afermit e mi shqiptare, e kuptova se perse une isha i ndryshem nga femijet e tjere, shoke te mite me te cilet jam rritur ne Georgia. Me sa kam pare une, shqiptaret kane nje lloj zjarri brenda tyre. Te tjeret me thone perhere se jam paksa i cmendur, por ne kuptimin e mire besoj. (qesh).

Sipas raportimeve te medieve, ju keni pasur nje te dashur, modele te Victoria's Secrets. A i perzgjidhni vajzat me te cilat dilni, sipas kriterit qe ato duhet te jene modele?

Kam pasur nje te dashur per nje kohe te gjate, e cila ne ate kohe (besoj se edhe tani), punonte per Victoria's Secrets. Nga nje perspektive e jashtme, nje lidhje e tille duket e lakmueshme, por nuk eshte ashtu. Une nuk preferoj te dal dhe te shoqerohem vetem me modele. Por, kjo eshte bota ne te cilen une gjendem dhe keto jane vajzat me te cilat zakonisht njihem. Nuk them ndonjehere: Nuk do shoqerohem me kete vajze, sepse kjo nuk eshte modele. Se fundmi, jam i lidhur me nje vajze holandeze, me te cilen mund te them me te vertete se jam i dashuruar.

Keni qene ndonjehere ne Shqiperi ose Kosove?

Po, une kam qene ne Shqiperi, Turqi dhe Maqedoni. Pjesa me e madhe e te afermve te mi gjenden ne Tetove. Ata jane te mrekullueshem, ndaj une mendoj per ta perdite dhe mezi pres t'i vizitoj serish dhe te ha si nje "mbret".

Jeni ende shume i ri. E mendoni modelimin si profesionin tuaj edhe ne vitet ne vijim, apo jeni duke menduar per dicka tjeter?

Te them te verteten, nuk e kisha menduar kurre se modelimi do te nenkuptonte nje karriere per mua. Mendoja se ishte nje justifikim per t'u larguar nga shtepia. Nuk eshte gjeja me e lehte per t'u bere, gjithashtu. Kam marre shume leksione teatri dhe televizioni ne studio te ndryshme ne NYC. Kete vit po studioj shume dhe kam nje rol qendror ne nje film horror me metrazh te gjate qe del se shpejti dhe qe titullohet "Evil Eeed". Po keshtu, jam perfshire edhe ne dokumentare.

Si e organizoni nje dite normale? Praktikoni sporte qe te qendroni ne forme?

Hmmm, te perpiqem te mendoj si eshte nje dite normale per mua... Se pari, nuk them kurre qe nuk kam per te bere dicka. Ne kete pike te karrieres qe jam une, ka gjithmone gjera produktive me te cilat duhet te merresh. Por, ka shume menyra per te arritur atje ku do. Me pelqejne shume sportet, sidomos joga, sepse nuk ta lodh trupin. Ne fakt, ne vendin ku jam rritur une nuk ke shume me se te merresh pervec sportit. Falenderoj cdo dite prinderit e mi sepse jam shume atletik. Ne NYC basketbolli eshte sporti im i preferuar, por jam edhe nje fans i madh i futbollit.

Cfare cilesisht duhet te kete dikush, per te qene model? Ju mendoni se i plotesoni te gjitha kriteret?

Mendoj se bej pjese paksa ne anen e modeleve te shkurter; gjatesia ime eshte 1.82 cm. Por, pavaresisht gjatesise, ka edhe shume faktore te tjere qe ndikojne, si psh., struktura kockore, masa e kostumeve, gjeresia etj. Te mos harrojme qe te rendesishme jane edhe te dish te pershtatesh, te udhetosh shume etj. Duhet te dini se modelimi per meshkuj eshte goditur rende nga ekonomia; tani eshte me e veshtire se c'ka qene me pare.

Se fundmi, pjesa me e madhe e tabolideve ne SHBA e Evrope, shkruan rreth nje "historie" mes jush dhe kengetares se njohur Britney Spears. U tha se ajo u perpoq t'ju joshte; sa te vertete ka ne kete ceshtje?

Po, por pjesa me e madhe e "historise" nuk eshte e vertete. Une e takova Britney Spears ne prapaskenen e nje shoe. Per arsye te ndryshme, njerezit shpiken kete historine, sikur ajo fluturoi drejt destinacionit ku ndodhesha une, per te zhvilluar me mua nje audicion te rreme, gje qe eshte e pavertete. Por qe te jem i ndershem, e verteta eshte qe ajo donte te me takonte. Keshtu qe une e takova, sic do bente kushdo, nuk eshte ndonje gje e madhe. Por, tabloidet do merrem me pune dhe duhet te kene dicka per te shkruar, apo jo?Intervistoi: Fjoralba Shahaj kohajone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top