Beja: Ja cfarë u dikutua në mbledhjen e sigurisë

WxP

Staf në FV.AL
Një tjetër dëshmi vjen për takimin e zhvillur në mars të 2006 në ministrinë e Mbrojtjes ku biznesmeni serbo- boshnjak Damir Fazlic ishte pjesë e diskutimit për cështjen e sigurisë Kombëtare. Në një intervistë për tv NEWS 24 ish shefi i kapitenerisë së portit të Durrësit, Vladimir Beja, i gjendur i ulur në krah të djathtë të Damir Fazlic, tregon detaje nga ky takim.
“Takimi u zhvillua në ministrinë e Mbrojtjes me pjesëmarrjen e tre ministrave, ministrit të Mbrotjes, në atë kohë Fatmir Mediu, Ministri i Brendshëm, në atë kohë Sokol Olldashi dhe Ministri i Transporteve, në atë kohë Lulzim Basha. Secili nga ministrat shoqërohej në këtë takim nga një staf i ngushtë”.
Beja tregon për NEWS24 se takimi zhvillohej në një kohë kur përflitej se Tom Ridge do të kryente detyrën e këshilltarit pranë kabinetit të kryeministrit Berisha dhe kishte karakter prezantues.
“Takimi kishte karakter prezantues. Ne duhet të njiheshim me Tom Ridge. Ish-sekretari i Mbrojtjes duhej të njihej me personalitete të cilat relativisht ishin përgjegjës për elementë të sigurisë kombëtare. Takimi, vlerësohej se do takohej një personalitet i shquar në fushën e sigurisë si Tom Rodge, ish-sekretar i mbrojtjes të SHBA, i cili në atë kohë përflitej se do të kryente detyrën e këshilltarit pranë kryeministrit për sigurinë kombëtare”.
Beja thotë se Damir Fazlic ishte pranishëm në këtë mbledhje si anëtar i stafit të Tom Ridge por nuk ishte prezantuar roli i tij në këtë staf dhe askush nuk i kishte shkuar ndër mend se kush mund të ishte personi që ishte ulur në krah të djathtë të Tom Ridge.
“Cdo ministër raportoi shkurt për dikasteret që përfaqësonin
në lidhje me sigurinë kombëtare. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu foli në lidhje me ecurinë e ushtrisë shqiptare drejt integrimit në NATO. Minsitri i Brendshëm Sokol Olldashi foli për reformimin e policisë dhe të kufirit për rritjen e koeficientit të sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare që asistojnë në Shqipëri. Zoti Basha foli për lidhjen e sigurisë kombëtare në porte dhe aeroporte". Më pas në takimin që zgjati 20- 30 minuta, sipas Bejës kishte folur edhe Tom Ridge. "Ai tërhoqi vëmendjen se Shqipëria është në rrugën e integrimit euroatlantik dhe cështja e sigurisë kombëtare tashmë janë probleme që dalin në pah dhe të gjithë dikasteret duht të jenë të kujdesshëm në këtë pikë"
"Vetëm dy vjet më vonë mësova se personi që ishte ulur në krahun tim të majtë, (dhe në krah të djathtë të Tom Ridge) ishte Damir Fazlic, aktualisht i përfolur në media”- vazhdoi Beja
Në këtë takim ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së asaj kohe dhe drejtori i Aviacionit Civil dhe ai i Porteve.

Një seri pyetjesh vazhdojnë të mbeten pa përgjigje mbi rolin e Damir Fazlic në këtë takim për cështjen e sigurisë sonë kombëtare. Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete Shqiptare, Fatos Klosi në një prononcim pak ditë më parë në media e cilësoi një “skandal” pjesëmarrjen e shtetasve të huaj, amerikanit Tom Ridge dhe serbo-boshnjakut, Damir Fazliç, në mbledhjen për çështjen e sigurisë kombëtare. “Në takimet e nivelit të kësaj natyre, në mënyrë kategorike nuk mund të marrin pjesë shtetas të huaj. Sado aleat të kesh një individ apo qeveri të caktuar, është absurde të lejosh që ata të marrin pjesë në të tilla mbledhje serioze ku diskutohet siguria kombëtare. Atë mbledhje do ta konsideroj një teatër mediatik që Kryeministri ka dashur ta shfrytëzojë për t’u thënë shqiptarëve që unë kam mbështetjen e amerikanëve. Por në fakt ky delegacion, nëse do të ishte i rangut të lartë, sikundër u reklamua atëherë ai do të ishte shoqëruar nga vetë ambasadori i SHBA-së në Tiranë”, - sqaroi Klosi.

(s.g/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top