Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bëj makiazhin në 5 minuta

Bëj makiazhin në 5 minuta

Një kohë shumë e shkurtër që të dukesh e bukur...... Vetëm 5 minuta, e jo më shumë......

1.Përzieni kremin hidratues me kremin pudër

2.Përdorni gishtat në vend të penelit dhe zgjidhni vetëm ngjyra delikate. Ja se si të përshpejtoni make-up-in tuaj dhe të arrini një rezultat perfekt.

"Për një makiazh prej ylli mjaftojnë vetëm pesë minuta", shpjegon një ndër trukatorët e modeleve të pasarelave më të famshme në botë. Nëse përpiqeni më shumë dhe lexoni këshillat e ekspertit, ne do t'ju ndihmojmë të realizoni një make-up perfekt dhe të kurseni gjysmën e kohës.

30 sekonda


Për të hapur kremin hidratues dhe fondotintën. Për të qenë më e shpejtë mjafton të përziesh kremin hidratues me një fondotintë të lëngshme, në këtë mënyrë përdoren dy produkte në një aplikim të vetëm. Dhe nëse përhapni këtë miksim me një sfungjer të butë, nuk keni nevojë të përdorni pudrën, pasi sfungjeri përthith nuancat e tepërta dhe do t'ju garantojë një rezultat perfekt.

1 minutë


Për të vendosur rimelin. Rregulli është të aplikosh rimelin përpara lyerjes së syve. Sepse qerpikët e lyer me rimel evidentojnë zonën që duhet lyer me tonin e syve, duke evituar lyerje të tepërta.

1 minutë
Për të vijëzuar kapakun sipër syrit. Merrni një pambuk të hollë, lyejeni me një hije ngjyrë gështenjë të errët ose gri të errët dhe kalojeni në pjesën ku fillojnë qerpikët, do të përftoni një vijë perfekte, madje edhe të hijëzuar.

1 minutë

Për të hijëzuar tonin e syve. Sekreti qëndron në zgje-dhjen e ngjyrave. Më të shpejtët për të përdorur janë tonet delikate, transparente dhe me nuanca të lehta metalike. Përhapni pluhurin mbi tërë pjesën e qepallës, duke përdorur gishtin në vend të furçës: është e thjeshtë dhe shumë e shpejtë.

30 sekonda

Për të vendosur hijen e mollëzave. E rëndësishme është të zgjidhni një produkt në ngjyrë biskote. Sepse duke qenë një nuancë e qartë, nuk harxhohet kohë për ta përhapur. Për ta aplikuar sa më mirë mjafton t'i japim fytyrës katër furça të shpejta. Dy në mollëza, një në pjesën e mjekrës dhe një në pjesën e ballit.

1 minutë

Për të vendosur buzëkuqin. Për të mbaruar më shpejt kalohet lapsi me ngjyrë jo vetëm mbi konturin e buzëve, por në të gjithë buzën. E rëndësishme është që dhe buza të jetë e butë, kështu shtresa do të jetë më e lëmuar. Së fundmi vendoset buzëkuqi.

Cdodite​
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back