David Beckham ka kryesuar një anketë që kërkonte yllin mashkull më me stil në Britani, derisa Princi William është votuar mashkulli i famshëm i veshur më së keqi.
Ylli i futbollit u rendit i pari në anketën me fansat britanik duke përfunduar para zemërthyerit të filmit “Twilight”, Robert Pattinson.
Ndërkohë, princi i porsamartuar William ka marrë notën më të keqe për këmishët dhe xhaketat uniforme.
Zëdhënësi i vargut të shitoreve Peacocks, që kishte realizuar këtë anketë, ka këshilluar atë duke thënë: “William duhet të jetë më aventurist”.
Babai i William, Prince Charles, po ashtu ka qenë në listën e top 10 fytyrave të famshme të veshura më së keqi, së bashku me Rod Stewart dhe Simon Cowell. /Telegrafi/