ShkodranNe
Dwell in possibility
Një fëmijë vetëm një ditsh është bërë personi më i ri që kryen një ndërhyrje në zemër. Jasmine Carr, kishte vetëm 15% mundësi për të jetuar kur mjekët e operuan atë vetëm 17 orë pasi kishte lindur.
Ajo tani ndodhet në spital dhe prindërit presin që në prill të mund ta marrin në shtëpi. Mjekët zbuluan se foshnja kishte probleme me njërin krah të zemrës pasi nuk arrinte të funksiononte.
Gazeta britanike Daily Mirror raporton se ajo ka lindur me zemrë të vogël e cila ka përmasat e një arre.
Operacioni në zemrën e saj zgjati 11 orë. “Po kryqëzojmë gishtat që ajo të jetë në shtëpinë nga prilli. Ne po planifikojnë një festë për kthimin e saj në shtëpi”, tregon mamaja e saj.//albeu.com//