BE: Zgjedhje legjitime, pastaj qeveri të re

Зngjεll

___________
Presidenca suedeze e BE-së: Procesi varet nga numërimi dhe apelimet. Vëzhguesit e huaj konstatuan shkeljet në proces nga koalicioni qeverisës

Nga: Albert Gjoka


Nuk do të ketë qeveri pa pasur zgjedhje legjitime, të cilat do të varen nga procesi i numërimit të votave, nga mbledhja e rezultateve dhe ankimimet apo apelimet paszgjedhore.
Ky ka qenë mesazhi që ka ardhur nga Bashkimi Europian përmes presidencës suedeze. “Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve do të varet, në një nivel domethënës, nga përfundimi i numërimit të fletëve të votimit, mbledhja e rezultateve dhe trajtimi i ankimimeve dhe apelimeve të mundshme paszgjedhore”, - thuhet në deklaratën e bërë dje nga përfaqësuesja e BE-së. Kjo deklaratë vjen menjëherë pas reagimit të Presidencës çeke, që u mbyll dy ditë më parë, dhe reagimet e Uashingtonit zyrtar, Brukselit dhe misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Legjitimiteti

Një tjetër sinjal i fortë vjen nga presidenca e re e Bashkimit Europian për situatën kritike në të cilën ndodhet Shqipëria pas përfundimit të votimeve të 28 qershorit. Suedia, e cila dje mori zyrtarisht kryesimin e Presidencës Europiane, ka lëshuar një mesazh të fortë për klasën politike në Shqipëri dhe institucionet e shtetit, duke kërkuar respektimin e legjitimitetit të procesit të zgjedhjeve. Pa dyshim, pjesë e saj janë edhe numërimi i votave, mbledhja e rezultateve dhe procedurat ankimuese në Kolegjin Zgjedhor. “Në lidhje me këtë, ne theksojmë se është e një rëndësie të lartë përfundimi i fazës së mbetur të procesit zgjedhor”, - thotë deklarata e djeshme. Sipas saj, “vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve do të varet në një nivel domethënës, nga përfundimi i numërimit të fletëve të votimit, mbledhja e rezultateve dhe trajtimi i ankimimeve dhe apelimeve të mundshme paszgjedhore”. “Bashkimi Europian inkurajon një dialog konstruktiv mes partive politike, për të rishikuar në mënyrë të kujdesshme procesin zgjedhor dhe për të ecur në formimin e qeverisë së re, të angazhuar në axhendën e reformave dhe progresin e mëtejshëm drejt integrimit europian”, - përfundon deklarata.

Standardet

Edhe presidenca suedeze ka konstatuar faktin se zgjedhjet e 28 qershorit nuk i realizuan plotësisht standardet ndërkombëtare. “BE-ja thekson se të dhënat paraprake dhe përfundimet e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve konfirmuan përmirësimet në procesin zgjedhor në Shqipëri, por nxorën në pah një numër të metash gjatë përgatitjes dhe sigurisht, gjatë ditës së votimeve”, - thotë deklarata. Sipas saj, “fushata e zgjedhjeve u bë në një mjedis politik shumë të politizuar dhe, siç është raportuar, karakterizohet nga një numër i madh thëniesh të bëra për partitë e koalicionit qeverisës rreth disa shkeljeve zgjedhore, të cilat janë konfirmuar edhe nga vëzhguesit”.
Bashkimi Europian vlerëson qytetarët shqiptarë për zhvillimin e qetë të zgjedhjeve më 28 qershor. “Votuesit u janë bashkuar fuqimisht vlerave demokratike përgjatë gjithë procesit zgjedhor dhe kjo u tregua edhe përmes rezultatit domethënës të tij”, - thuhet në reagimin e radhës së Brukselit zyrtar në kohën kur procesi zgjedhor në Shqipëri vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të mosshpalljes së rezultateve të numërimit. Dy ditë më parë, presidenca paraardhëse e اekisë u bëri thirrje partive politike shqiptare që të mbyllnin procesin dhe të krijojnë qeverinë e re për të vazhduar axhendën e reformave për integrimin europian të Shqipërisë.

DEKLARATAT
DASH


“SHBA-të e kanë të qartë se qeveria e Shqipërisë është në përfundim të numërimit të votimeve, përpilimit të listës së rezultateve dhe presin që ky proces të zhvillohet në të njëjtën mënyrë të rregullt”

Kongresisti amerikan, Hastings:

"Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ishin një përmirësim i qartë i atyre të viteve të kaluara. Sigurisht, procesi është duke vazhduar, por transparenca dhe serioziteti i numërimit do të përcaktojnë suksesin e zgjedhjeve”

RAPORTI i OSBE/ODIHR-it

“Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve do të varet, në mënyrë të ndjeshme, nga ecuria e fazave të fundit të procesit zgjedhor, në mënyrë të veçantë nga numërimi i votave, mbledhja e rezultateve, si edhe puna për i ankesave të mundshme pas ditës së zgjedhjeve”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top