BE, vendet anetare: Po kerkeses se Shqiperise

Lauri

Anunnak
Armand Mero
Tiranë
11-11-2009

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Olli Rehn tha sot se ka kërkuar nga qeveria shqiptare gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale politike në Shqipëri ndërkohë që i bëri thirrje opozitës t’i japë fund bojkotit të parlamentit.
rehn
Këto komente komisioneri Rehn i bëri në përfundim të takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta në Bruksel. Progresi drejt BE-së kërkon reforma të vështira dhe konsensus politik për prioritete kyçe , deklaroi zoti Rehn.
Në emër të forcimit të konsensusit politik, ai shtoi se i kishte bërë thirje ministrit të jashtëm Meta për gjetjen e e një zgjedhje të situatës aktuale politike dhe bojkotit të parlamentit nga opozita.
Njëkohësisht ai saktësoi se opozita duhet t'i japë fund bojkotit pasi kjo nuk respekton standarde demokratike europiane, tha zoti Rehn sipas të cilit, debatet demokratike duhet të zhvillohen në parlament.
Ai saktësoi se kjo është veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë kur BE po merr në konsideratë dhe siç njoftoi ai, shpejt komisioni do të nisë punën me opinionin për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Nëse bojkoti parlamentar do të vazhdojë gjatë kjo do të ketë një impakt negativ në shqyrtimin e kritereve politike dhe pasoja negative në shanset që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat, tha zoti Rehn.
Komisioneri për Zgjerimin njoftoi se brenda këtij muaji komisionit pritet t’i kërkohet përgatitja e opinionit për Shqipërinë, ndërsa për çështjen e liberalizimit të vizave ai përsëriti se rekomandimi pritet të bëhet në mesin e vitit të ardhshëm nëse Shqipëria do të përmbushë objektivat e përcaktuara.
voa
 
Redaktimi i fundit:
me kembe te mbare e sa me shpejt edhe Kosova pas Shqiperise
 
Uroj qe statusi i vendit kandidat te mos vonohet, por te arrihet ne Dhjetor ose Janar. Eshte me rendesi koha ne procese te tilla.
 
shpresojme sa me shpejt. po problemi i shqiperis vetem pipolitika ka edhe te tjera..............
 
ore kjo me duket si frymezim mediatik se sa here na kane thene po pasaj del ai shoku vete ne bruksel edhe thote JO biles vjen edhe ne shqiperi per te ta thene ne sy ........keshtu qe shpresa vdes e fundit:(
 
desha te beja 1 pyetje dhe a ka mundesi dikush te ktheje 1 pergjigje
nga te gjitha problemet qe ka vendi veretet liberalizimi apo hyrja ne be eshte me i rendesishmi ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top