BE, rënia e afërt!

Bilderberg

Anëtar i ri
BE, rënia e afërt!

Gazeta LIBERTAS BE, rënia e afërt

Nga Ylli Përmeti, Londër - BE, rënia e afërt e një ngrehine në kolaps. Rënia e një kështjelle ndodh për dy arsye: ose ajo ka humbur ndërmutacionin e saj mendor ose është korruptuar e gjitha. Kur ndërkohë katrahura e zgjedhjeve dhe e kandidatëve në Shqipëri vazhdon me zhurmë të madhe, zgjedhjet e parlamentarëve të rinj evropianë vazhdojnë me prepotencë të paprecedentë. Fakti që kjo paprecedencë “historiografike” gjen kontinentin plakë në një qorrsokak të ri vërtetohet sot më shume se kurrë.

Vërtetimi i parë është vetë ekonomia dhe filozofia që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur në këtë mijëvjeçar të ri. Krizat janë të shumta dhe nëse dikush tenton t’i analizojë të gjitha këto kriza në një tekst të këtij lloji, do të ishte mediokritet. Borxhi publik, që shfaqet dhe ka përqafuar çdo anëtar të Bashkimit Evropian është si asnjë herë në rritje konstante.
Të kërkojë dikush në këtë pazëll global arsyet e kësaj katrahure globale do të ishte me të vërtetë një mal i tërë hetimesh, peshimesh, kundrimesh dhe orvatjesh të tjera mendore, për hir të gjetjes së të vërtetës. Vërtetësia e argumentit në analizë është vendimtare dhe si e tillë vërtetësia luan rolin kryesor në gjetjen e saj: sa më racional është argumenti, aq më afër vërtetësisë është ai. Për këtë arsye, elementi ynë paraprak është logjika, kjo vlen për të vërtetuar rënien e kështjellës së re evropiane.

Përse kjo kështjellë do bjerë dhe nuk ka të ardhme? Le të imagjinojmë për një moment strukturat që vetë Bashkimi Evropian ka krijuar, i cili ka korrigjuar çdo sajesë institucionale nga institucionet e shteteve anëtare përkatëse dhe kryesisht modelin amerikan. Modeli amerikan në akademitë perëndimore përbën model studimi dhe konsiderohet si një model i suksesshëm, sepse ka ofruar stabilitet ekonomik brenda vendit të vetë. Kjo paradigmë për konstitucionalistët evropianë përbën edhe bazën e argumentit të tyre mbi krijimin e Bashkimit Evropian.
Stabiliteti që ka ofruar Amerika brenda vendit të vetë është një çështje tjetër dhe, sipas një logjike dhe kundrimi të hollë, ajo është konsekuencë e një korruptimi gradual institucional dhe shoqëror (…). Natyrisht që korruptimi fillon nga ligjet dhe ligjbërësit, por korruptimi vjen së pari nga kalbja e dijshmërisë dhe informacionit që qytetarit i ofrohet.
Anketat tregojnë se qytetari amerikan vuan dezinformim të përhershëm dhe legjislatura amerikane duket se zgjidhjen e krimit e sheh duke sendërtuar sisteme observuese, ashtu sikurse bën simotra e saj, Britania e Madhe[1].

Në këto shtete tashmë pranohet me legjislaturë parlamentare (jodemokratike) që çdo qytetar të observohet me mjete, si p.sh., pasaporta me çip (mikroqark i integruar), të cilët kanë sinjal të përhershëm me satelitët e tyre që qarkullojnë rreth tokës. Strategjitë e të ardhmes janë që ky çip të injektohet në organizmin e njeriut për arsye të qarta: kontrolli i përhershëm i njeriut kudo që të gjendet ai.
Tashmë dy shtete e praktikojnë me legjislaturë parlamentare, të cilët me paturpësinë më të madhe proklamojnë gjoja demokracinë.

Duhet menjëherë të mos harrojmë: sa më shumë dikush flet për demokraci dhe liri, aq më pak ajo është pranishme (Berisha dhe korrupsioni, fjala vjen).
Sistemi akademik amerikan pavarësisht trumbetës që ata i bien (reklama është më e mirë sepse do kemi klientë-viktima, që do rreshtohen të vijnë në vendin tonë, pra studentë) për një sistem të suksesshëm - shifrat tregojnë të kundërtën: gjashtë në njëqind studentë në Britaninë e Madhe mbarojnë shkollën e lartë, ndërsa në vendet skandinave (të cilët nuk trumbetojnë asgjë) raporti është nëntëdhjetë në njëqind.
 
Ciklet e ulëta, pra fëmijët në Amerikë apo Britani rriten në familje të zvetënuara dhe të degraduara. Në Britaninë e Madhe tashmë eksperimentohet rritja e fëmijës nga çift homoseksual, ndërsa në Amerikë bëhet fjalë që dollari amerikan të kthehet në kartëmonedhë për të dyja Amerikat - atë Latine dhe Veriore.
Ky ekspansion i dollarit ka arsye të qarta: borxhi publik amerikan është në vend të parë në botë dhe i duhet që ky borxh të zgjerojë kufijtë e tij, me qëllim që të mos bjerë sistemi. Sa herë që një borxh publik kufizohet gjeografikisht dhe njëkohësisht shtohet në mënyrë konstante, ai ose krijon rënien e sistemit, ose rruga tjetër është të ekspansionohet me qëllim që të zbutet dëmi që mund të shkaktojë në kohë dhe hapësirë.
Kështu, imagjino një gotë me ujë: do mbushet sa do mbushet dhe më vonë do derdhet. Në këtë (të pathënë) të vërtetë gjendet gjithë sistemi global, i cili mundohet të rekrutojë vende të tjera në këtë globalizim propagandues dhe shovinist.
Strategjia është e qartë: sa më shumë borxhe që të ketë një shtet ndaj një shteti tjetër, aq më i varur është ai nga Banka Botërore, e cila është pronë e oligarkisë amerikane dhe jo e një sistemi demokratik. Kjo oligarki, sipas studimit të akademikut David Rothkopf, është 6000 persona për gjashtë miliardë. Këta persona janë individët më të fuqishëm ekonomikisht në botë. Aritmetikisht i bie që të kemi një person për një milion banorë mbi kokë. E thënë në fjalë të tjera: këta përbëjnë korporatën e re fashiste në globalizimin e ri global.
Ata janë, e thënë në shifra, si më poshtë: Në 2007 prodhimi i brendshëm bruto (PBB) global ishte 47 trilionë dollarë ndërsa 250 kompanitë kryesore globale kishin bërë xhiro më shumë se 14.87 trilionë dollarë; e barabatë me një të tretën e PBB globale[2]. Ata janë përfaqësues të korporatave më të mëdha globale: Banka Botërore, NATO, Banka Evropiane, Kina, Japonia dhe kongresmenë nga i gjithë globi.
Ata përbëjnë sot qeverinë globale, të cilën shumë njerëz e konsiderojnë si shaka apo hokë të trashë. Kështu, le të kthehemi në pyetjen tonë: përse bie “pushteti evropian?”. Pa u dredhur shumë në labirintet e politikës së ‘re’ evropiane mund të themi pa asnjë dyshim se populli evropian nuk është njëlloj si ai amerikan dhe si tillë nuk e duron dot poshtërsinë dhe mbikëqyrjen nga komando oligarke apo poliarke; padurim që e ka treguar edhe në të kaluarën.
Kështu, pa asnjë ekuivok apo skepticizëm: Bota po kalon në heshtjen më të madhe në skllavërimin e saj total nga korporatat globale. Shihet qartë se kush e udhëheq edhe Shqipërinë: ajo udhëhiqet nga banka, të cilat i përkasin një vendi tjetër, nga korporatat që nuk punësojnë shqiptarë në kompanitë tyre, por sjellin specialistë nga jashtë. Qeveria shqiptare politikën koncesionare e ka adoptuar si një nocion të politikës liberale, duke mos specializuar shqiptarë jashtë shtetit, por duke i ndjekur ata në rrugë të ndryshme; emigracioni fjala vjen.
Gjithashtu, qeveritë shqiptare nuk kanë asnjë dëshirë të bashkëpunojnë me periferinë, sepse u intereson më shumë të sjellin kompani nga jashtë që të korruptohen bashkë me to, le të kujtojmë në këtë pikë korruptimin e Bankës Botërore në Jal. Për më shumë, qeveria shqiptare deklaron se do rrisë rrogat e nëpunësve në prag të zgjedhjeve me lekë borxh [3].
Në kundërshti me logjikën, këta njerëz jo vetëm që demokraci nuk sendërtojnë, por këta gjymtojnë lirinë, dëshirën, kombin, dinjitetin dhe moralin historik shqiptar. Kjo mynxyrë duket qartë sepse janë “bythë-e-brekë” me pushtetin e Bashkimit Evropian, i cili do t’ju sjelle demokraci: Demokraci për korporatat është vetëm vjelja dhe shfrytëzimi juaj në maksimum, duke pasur si perde apo tymnajë qeverinë tuaj… Kështu, irracionalët (pra kandidatët për deputetë) të Bashkimit Evropian po fërkojnë duart për paranë e re që do t’u vijë në duar nga euro-taks-istët, ndërsa ata shqiptarë do t‘i bien në të njëjtën vrimë, sepse s’kanë rrugë tjetër veçse t’i falen Bankës Botërore, e cila, sikurse u tha më lart, është: Global Government!

[1]Revealed: the full extent of Labour’s curbs on civil liberties By Michael Savage, Political Correspondent
[2]Superclass by David Rothko (page 33) Published by Little, Broën 2008
[3] Qeveria merr borxh për të rritur pagat nga Gjergj Erebara 29.04.2009 Gazeta Shqip dhe Libertas data 24 Maj 2009.
* Arracionalë, në sociologji quhen të gjithë ata individë që veprojnë me intuitë dhe jo me arsye ose logjike. Arracionaliteti është virtyt intuitiv dhe si i tillë gabon. Ky zhargon përdoret për liderët e koorporatave dhe të politikës. Janë tre stade të fitimit të njohurisë: irracional (mosha e vogel) racional (mosha e rritur) dhe arracional (intuita si udhëheqëse).

#
 
Evropa , bashkimi evropian !!!!
Tavolina e tyre dhe ata qe jane ulur perreth saj i ngjan nje tavoline ku jane ulur cakejte
A rrine cakallet te gjithe bashke pa ngrene njeri tjetrin ?
Ska pas ndonjehere evropiane te bashkuar , thjesht BE eshte nje farse
Vone po rrezohet ky bashikimi evropian :D
Duhet ta kishte thyer qafen me pare , para se te dilte kjo monedha me emrin Euro qe po na merr shpirtin
 
Demokraci apo barbarizëm.

Nga Ylli Përmeti* Londër - Ndërsa në Amerikë Krugman kërkon rrënjët e krizës recesionare apo depresionare, të cilat kanë diferencë të madhe midis tyre, dhe ia dedikon këtë dukuri ‘Reaganeconomics’, i cili deklaroi në atë kohë se ligji që ai krijoi ishte më i rëndësishmi për institucionet financiare për, të paktën 50 vitet e fundit, dhe se ofron zgjidhje afatgjatë për institucionet e dobëta [1], në Bashkimin Evropian rritja e numrit të eurodeputetëve me emërues ‘fashist’ është në rritje: kryetari i partisë për liri në Holandë fitoi 17 për qind të votave në vendin e vet, që i bie të ketë katër vende të rezervuara në Parlamentin Evropian [2].

Dhe, ndërkohë, në Greqi është një luftë e ashpër midis euroskeptikëve me protagonistë filozofin Takis Fotopoulos dhe gjithë ithtarët e tij, të cilët vetëquhen autonomë, mbas elaborimit të këtij të fundit në shkencat sociale, me risinë dhe disertacionin e tij politik, dhe që e quajti ‘inclusive democracy’, pra ‘demokraci gjithëpërfshirëse’[3] dhe partive neoliberale greke të çdo lloji qofshin, në Shqipëri eurosketikë nuk ekzistojnë, as socialistë të vërtetë dhe ithtarë të një shoqërie autonome ose, të paktën të një demokracie më racionale, e cila ka mundësi të sendërtohet duke u bazuar në mendjen e njeriut dhe kapacitetin mendor, nga ku besohet për një mbarëvajtje më të mirë të gjithë sistemit.

Në Britaninë e Madhe, konservatorët këtë skepticizëm e kanë shpallur hapur dhe për ditë shohim se si deputetë i bashkohen valës autonome dhe ndarjes së pushtetit me periferinë, duke aluduar në këtë mënyrë se parlamentarizmi ka marrë fund. Kryetari i kësaj partie, David Kameron, nuk hezitoi ta quajë Evropën javën që kaloi si një sistem totalitar dhe antidemokratike [4].

Kështu, është tashmë shumë e qartë që pushteti i këtij lloji nuk ofron as stabilitet ekonomik, as stabilitet mendor. Në të vërtetë, politikanët, e çdo lloji qofshin, po aviten midis ideologjish të së kaluarës, nga ku mund të nxjerrin mësime dhe që andej të sendërtojnë politika të reja. Frymëzuesit e tyre janë gjithnjë nga profesorë apo filozofë të ndryshëm, qe elaborojnë në shkencat sociale.
Tashmë, duket qartë se gjithë sistemi apo akademitë evropiane po dështojnë njëra pas tjetrës. Ky dështim vjen si pasojë e një lufte tashmë të hapur prej më shumë se tre mijë vjetësh, dhe që quhet lufta midis dy nocioneve- bazë të gjithë sistemit politik: demos kundër universalizmit.

Demos është koncepti-bazë që babai i filozofisë perëndimore, Thales, elaboroi dhe sendërtoi në Aidin të Turqisë, për herë të parë këtë nocion dhe e peshoi në të gjitha përmasat e saj, nga ku Heraklitus, një ithtar i këtij nocioni filozofik, e mori dhe e çoi në Athinë, dhe ku të tjerë ithtarë mëshiruan këtë nocion në qytetet e tyre, diku me përmirësime, diku me përkeqësime. Ndërsa nocioni i dytë, pra universalizmi, është ky që jetojmë ne, janë pra të gjitha ideologjitë e së kaluarës, që nga merkantelizmi mesjetar deri te neoliberalizmi modern, që nga marksizmi iluminist deri te ithtarët e tij universal. Këta ithtarë janë të gjithë bij të një sëmundjeje që tashmë është etiketuar si universaliste; dhe këta përbëjnë klasën e re apo mitin e ri social në globin tokë.

Në këtë grup universal bëjnë pjesë edhe partitë tona në Shqipëri; ato janë pjesë e një sistemi të pandarë nga hallkat e tyre globale, sepse ata janë bij të akademive perëndimore që, sikurse duket qartë, kanë dështuar në sajë të tendencës së pandërprerë shumëshekullore universale, për të shtypur të kundërtën e saj, që quhet demokraci, pra nga fjala greke demos-kratia, që shumë thjesht në shqip është bashkimbaj apo qytetmbaj. Në këtë pazëll global universalist shtohen edhe vepra të tjera irracionale nga profesorë apo filozofë që rivendikojnë një vend në ndërtimin e një bote universale, nga ku pak të udhëheqin dhe të tjerët të zbatojnë ligjet normative të tyre, të cilët në terma moderne quhen herë kongregacion, term ky i huazuar nga kishat katolike apo myslimane dhe, herë bagëti apo me keq, skllevër!

ثshtë e vërtetë që jetojmë në një bote plot me skllevër, sepse pushtetet që nga Kina deri në Amerike janë universale dhe, si të tilla janë skllavëruese. Janë pushtete që duan të sendërtojnë teoritë e tyre globale, për të pushtuar botën dhe ta skllavërojnë atë. BE-ja nuk është larg kësaj orvatjeje skllavëruese, ku europarlamentarët besojnë se ruajnë racionalitetin e tyre, kur janë në pushtetin e ri dogmatik dhe pseudo-demokratik.
Ja një mësim i thjeshte, për sa u tha më lart, për të bërë dallimin e asaj që quhet racionalizëm fin apo moderues: kur një baba ka katër fëmijë dhe një tjetër ka dyzet, apo katërqind, apo katër milionë fëmije (popull), sa mundësi ka ky baba politikan që të sendërtojë teorinë e tij globale pushtetare, çfarë aftësie ka mendja e këtij babai që të prekë të gjitha nevojat situative të ‘fëmijëve’ të tij, pra të popullit të vet?

Le ta rrahë këtë pyetje vetë lexuesi, që për politikanët është veçse një injorant? Pyetje të këtij lloji dhe shumë të tjera përgjigjen në webside-in tim: PHRONETIC AND DEMOCRACY Zgjohu!

*Ylli Përmeti është gazetar, ithtar i shkencave sociale dhe kompetent ligjor
 
Evropa , bashkimi evropian !!!!
Tavolina e tyre dhe ata qe jane ulur perreth saj i ngjan nje tavoline ku jane ulur cakejte
A rrine cakallet te gjithe bashke pa ngrene njeri tjetrin ?
Ska pas ndonjehere evropiane te bashkuar , thjesht BE eshte nje farse
Vone po rrezohet ky bashikimi evropian :D
Duhet ta kishte thyer qafen me pare , para se te dilte kjo monedha me emrin Euro qe po na merr shpirtin

LOL kesaj i thone ske ca ti besh gomarit dhe i bje samarit :D...

Bilderberg keto shkrimet e tua kan nje nivel kulturore, reflektiv dhe pesimiste shume te larte...nuk e di por ky refleksioni modern guxon shume...shpesh here ben hapat 4 e nga 4...megjithate populli i thjesht i thjesht do mbetet...dhe keto shkrimet do mbeten blete te vogla fare ne nje koshere te stermadhe...sherbejne thjeshte per te sjelle nektarin, pastaj me mjaltin nuk merren ato.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top