BE, papunësia mes të rinjve alarmuese

barrosokeqkeq.jpg

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, foli për një situatë alarmante papunësie midis të rinjve në Bashkimin Europian, ndërsa i kërkoi qeverive përkatëse që të marrin masa të menjëhershme për të luftuar këtë fenomen.

”Në kushtet e krizës, papunësia është rrjedhoja më shqetësuese dhe zvogëlimi i papunësisë midis të rinjve duhet të jetë një përparësi absolute për çdo qeveri të Bashkimit Europian”, u shpreh Barroso të enjten.

Në disa vende të BE-së, papunësia në grupmoshën 18-25 vjeç i kalon 40% të atyre që janë në kërkim të një pune.

Gjithashtu gjatë ditës, në një letër në të cilën ftonte liderat europianë në pjesëmarrjen në samitin e 30

janarit, presidenti i BE-së, Herman van Rompuy, shprehet se është “absolutisht e domosdoshme që përpjekjet e përbashkëta të përqendrohen në reduktimin e papunësisë, në tregun e përbashkët dhe nismat e reja ekonomike”.

Në samitin e së hënës, Van Rompuy dëshiron të shohë “prezantimin e platformave të ndryshme dhe një debat konstruktiv, mbi masat që duhen marrë për zgjidhjen e krizës në vendet e Eurozonës”.

Pavarësisht pritshmërive për një debat gjithpërfshirës, çështja greke pritet të dominojë sërisht bisedimet e liderave europianë, pasi Athina dhe grupi i kreditorëve privatë nuk po arrijnë të gjejnë një marrëveshje mbi këstin e ri të domosdoshëm të kredisë për Athinën.
/t/ch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top