Зngjεll
___________
Sekretari francez i Shtetit per Ceshtjet Evropiane, Bruno Le Mer flet mbi integrimin e rajonit: "Per BE, eshte me rendesi te vecante anetaresimi i vendeve te rajonit ne strukturat evropiane". Flet edhe Piter Palmer, drejtor i Grupit Nderkombetar te Krizes per Ballkanin: "Liberalizimi i vizave, ceshtje me e lehte, pasi nuk kerkon unitet te te gjitha vendeve"
Bashkimi Evropian eshte i prirur por edhe i interesuar qe te inkuadroje ne gjirin e tij te gjitha vendet e Ballkanit qe nuk jane ende pjese e tij. Pohimi eshte bere dje, nga Sekretari francez i Shtetit per Ceshtjet Evropiane, Bruno Le Mer. Gjate nje interviste per Radio France International, z. Le Mer. Njekohesisht, ai paralajmeroi se pas anetaresimit te vendeve te Ballkanit ne BE, perfshire ketu edhe Shqiperine, organizmi qe deri tani numeron 27 shtete, duhet te pushoje se zgjeruari.
Sekretari francez i Shtetit per Ceshtjet Evropiane, Bruno Le Mer tha se "per BE, me rendesi te vecante eshte ceshtja e Ballkanit si dhe anetaresimi i ketyre vendeve ne strukturave evropiane".
Le Mer sqaroi se per hyrjen e vendeve te Ballkanit ne BE paraprakisht eshte i domosdoshem ratifikimi i Traktatit te Lisbones, pasi sic tha ai ne kete menyre BE do te kete entet e nevojshme per te mundesuar anetaresimin. Per sa i takon Turqise, Sekretari francez i Shtetit u shpreh kunder perspektives se anetaresimit te Turqise ne bllokun 27-anetaresh, pasi BE-ja nuk eshte e pergatitur per kete. "Nuk mundemi te vazhdojme me nje zgjerim te pafund", - perfundoi Le Mer.
Nderkohe, ne lidhje me ceshtjen e integrimit te Gadishullit Ballkanik, ka folur dje edhe Piter Palmer, drejtor i Grupit Nderkombetar te Krizes per Ballkanin. Ne nje interviste per BBC, z. Palmer i cili prej shume vitesh e ndjek situaten ne rajon, thote se liberalizimi i vizave te vendeve ballkanike joanetare te BE, eshte nje proces lehtesisht i mundshem, krahasuar me inkuadrimin e Ballkanit ne organizaten evropiane qe ne fillesat e saj numeronte 12 shtete.
"Lidhur me liberalizimin e vizave, kjo eshte ceshtje me e lehte, pasi nuk kerkon unitet te te gjitha vendeve te Bashkimit Evropian. Fjala vjen, ne rastin e konfliktit per emrin mes dy vendeve fqinje. Greqia nuk mund ta bllokoje Maqedonine ne procesin e heqjes se vizave me BE", - deklaroi z.Palmer, duke pohuar se "po ta kishte kete mundesi Greqia, do ta bllokonte procesin pasi, i tille eshte qendrimi i Qeverise aktuale greke ne Athine".
Z.Palmer ka folur edhe per ceshtjen e zgjerimit te BE. Ai pranoi se ka nje lodhje te dukshme nga zgjerimi. "Ka nje lodhje te BE, eshte e vertete, por me problematike, madje mendoj se tragjedia per Ballkanin Perendimor, eshte qe BE-ja interesohet me te vertete vetem kur ka dhune. Kjo eshte shkurtpamesia, te cilen BE-ja vazhdimisht e manifeston", - ka pohuar z.Palmer.
LE MER
Per hyrjen e vendeve te Ballkanit ne BE paraprakisht eshte i domosdoshem ratifikimi i Traktatit te Lisbones, pasi ne kete menyre BE do te kete entet e nevojshme per te mundesuar anetaresimin. Per BE, me rendesi te vecante eshte ceshtja e Ballkanit si dhe anetaresimi i ketyre vendeve ne strukturave evropiane".
PALMER
"Liberalizimi i vizave, eshte ceshtje me e lehte, pasi nuk kerkon unitet te te gjitha vendeve te Bashkimit Evropian. Kurse per integrimin, ka nje lodhje te BE. Mendoj se tragjedia per Ballkanin Perendimor, eshte qe BE-ja interesohet me te vertete vetem kur ka dhune. Kjo eshte shkurtpamesia, te cilen BE-ja vazhdimisht e manifeston"./K.Jone/