BE–ja i përgjigjet aktit të aplikimit: Kushtet tona, sundimi i ligjit dhe zgjedhjet

Зngjεll

___________
Berisha dorëzon kërkesën në Pragë. Topolanek ia kalon vendimin suedezëve. Komisioni Europian reagon duke vënë kushte. Kërkesa, në dorën e Solanës
Nga: Albert Gjoka

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kryeministri Berisha vendosi të hedhë hapin më të rëndësishëm të vendit drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në Pragë, në një moment kur do të duhen edhe dy muaj që të zhvillohet testi zgjedhor i radhës, por vetë Brukseli ka dhënë shenja se do ta shqyrtojë kërkesën vetëm pas 28 qershorit. Ndonëse kryeministri i vendit që ka presidencën e radhës së BE-së, zoti Mirek Topolanek, është treguar i dashamirës me Tiranën zyrtare, drejtuesit teknikë të Komisionit Europian për Zgjerimin dhe përfaqësuesit e tyre në vendin tonë kanë kërkuar fillimisht zbatimin e kushteve dhe më pas pranimin e kërkesës. Ata kanë deklaruar se sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë pikat kyçe. Në ndryshim nga deklaratat e mëparshme, çekët i janë bashkuar qëndrimit të disa vendeve të tjera anëtare të BE-së, duke e vënë fillimisht theksin në realizimin e kushteve që kërkon procesi i integrimit.

Edhe çekët tregojnë kushtet

Ndonëse në kushte të papërshtatshme, Presidenca çeke ka vendosur në axhendën e saj aktin e dorëzimit të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vetë kryeministri Mirek Topolanek, i zellshëm për vazhdimin e zgjerimit, ka pranuar dokumentin e firmosur nga Berisha, por në tri fjalitë e para ka artikuluar standardet që kërkohen për t’u bërë pjesë e BE-së. “Nuk është vetëm sepse Presidenca çeke e mori këtë hap dhe sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor është një nga përparësitë e presidencës së saj, procesi i zgjerimit ka kriteret dhe kushtet e veta specifike, unë besoj se, në rast se çdo vend do t’i plotësojë këto kritere, atëherë ai mund të jetë pjesëmarrës i këtij procesi”, - tha kreu i qeverisë së Pragës në ceremoninë e zhvilluar dje. Në vijim ai është shprehur qartë se vendimi do të merret nga Presidenca suedeze. Topolanek ka premtuar se kërkesa do të shkojë në dorën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së dhe më pas do të nisë “procesi AVIS”. “Procesi i shqyrtimit, - dhe kjo procedurë mund të miratohet gjatë presidencës së ardhshme suedeze të BE-së. Por, përpara Shqipërisë ka ende një punë të madhe për t’u bërë”, - tha kryeministri cek, i cili e mbylli me mbështetjen që vendi i tij do t’i japë Shqipërisë.

Shtohen kushtet për Tiranën zyrtare

Sapo kryeministri Berisha ka paraqitur kërkesën, në momentin jo të përshtatshëm dhe të pëlqyeshëm për disa prej vendeve anëtare të BE-së, drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Michael Leigh, ka nxjerrë në pah jo një, por dy kushte që duhet të realizojë qeveria e Tiranës. “ثshtë tashmë në dorë të Shqipërisë të futet në një fazë të re të integrimit europian, duke përmirësuar në veçanti sundimin e ligjit”, - tha Leigh në deklaratën e tij. Më tej ai vijoi: “Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme në qershor mbetet një kusht kyç”. Drejtuesi i Departamentit të Zgjerimit tha në lidhje me procedurat që do të vijnë pas paraqitjes së kërkesës nga qeveria se i takon Këshillit të vendosë për më tej. “Komisioni është i gatshëm të përgatisë atë që quhet ‘Opinion’ për aplikimin e Shqipërisë nëse Këshilli na fton ta bëjmë këtë”. Madje Leigh është shprehur se Komisioni mund të përgatisë edhe një progres-raport për vendin tonë, nëse do të kërkohet. Drejtori për Zgjerimin, Leigh, i cili para pak ditësh bëri një vizitë në Tiranë, u shpreh se nenet për tregtinë në marrëveshjen e ndërmjetme me Shqipërinë, janë zbatuar mirë, ndërsa MSA-ja ka hyrë në zbatim në fillim të prillit.
Thuajse të gjithë zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel, apo përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, i kishin kërkuar qeverisë që të aplikojë pas zgjedhjeve. Vetëm Presidenca çeke e BE-së apo edhe ndonjë shtet tjetër anëtar, kishte mbështetur ndërmarrjen e aktit në këtë moment. Tashmë kërkesa është në dorën e Solanës, dhe kryeministri Berisha shpreson të fitojë sadopak pikë para zgjedhjeve, edhe nëse nuk do të marrë përgjigje nga Brukseli deri më 28 qershor.

Procedurat, çfarë bëhet me dorëzimin e kërkesës

Aplikimi i qeverisë për anëtarësim i dorëzohet Këshillit të Bashkimit Europian, i cili vendos të hapë procedurën e parashtruar në Traktat dhe t’i kërkojë Komisionit të japë opinion e tij për aplikimin. Në bazë të këshillave të Komisionit, Këshilli duhet të vendosë unanimisht të japë statusin e vendit kandidat. “Opinioni” i Komisionit vlerëson përmbushjen e kritereve për anëtarësim duke përfshirë aftësinë për të ndërmarrë detyrimet e anëtarësimit. Kjo nënkupton një analizë të detajuar të situatës me reformat që lidhen me BE-në. Gjithashtu, një historik i kënaqshëm i zbatimit të detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (përfshirë nenet tregtare), përbën për BE-në një element thelbësor për shqyrtimin e cilitdo aplikimi për anëtarësim. Takimi i radhës së Këshillit të BE-së është më 18 maj dhe është ende herët për të thënë nëse Shqipëria do të jetë në axhendën e këtij institucioni.

Samiti i Pragës, اekia në një moment të vështirë

Pas rreth 10 ditësh, Presidenca e radhës së BE-së do të realizojë Samitin e Pragës. اekia, si organizatore e takimit 2-ditor, ka futur në axhendë edhe një takim mes kryeministrave të vendeve të BE-së dhe krerëve të qeverive të rajonit. Kjo tregon zellin e Pragës zyrtare për të mbështetur procesin e zgjerimit, ndonëse kanë dalë kundër saj vende të fuqishme si Gjermania. Por اekia nuk ndodhet në një moment të fortë, qoftë në planin e brendshëm, qoftë edhe në atë ndërkombëtar. Kriza politike në Pragë dhe rënia e qeverisë së parë të zotit Topolanek u interpretuan si fundi i Presidencës së BE-së nga ana e اekisë. Kësaj pengese iu shtohen edhe kriza ekonomike globale, fati i Traktatit të Lisbonës, zgjedhjet për Parlamentin e BE-së apo kriza e gazit, - janë sfidat që e prijnë Samitin europian të përgatitur nga çekët.

Kompania amerikane këshilloi që aplikimi të bëhej më vonë

Shqipëria këshillohet ta shtyjë aplikimin për në BE deri në momentin kur zyrtarët e lartë europianë të vendosin nëse zgjedhjet e 28 qershorit janë brenda standardeve ndërkombëtare. Kështu është shprehur “Dutko Worldwide”, një kompani e njohur në SHBA për këshillim ligjor, e cila ofron konsulentë të plotë për qeveritë për çështjet e menaxhimit. Kompania citon edhe pretendimin se kryeministri Sali Berisha po aplikon për statusin e vendit kandidat, pavarësisht krizës globale dhe faktit që zgjedhjet e ardhshme nuk mund të jenë të lira dhe të ndershme. Sipas Dutko Worldwide, “zyrtarët në Bruksel i janë përgjigjur lajmërimit të Berishës që Shqipëria do të aplikojë për në BE me shqetësimin e fortë që vendi nuk është i përgatitur për të arritur zgjedhjet sipas standardeve europiane”. Më tej, Dutko Worldwide thotë se zyrtarët e BE-së e këshilluan Berishën që të presë deri në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit përpara se të aplikojë për vendin kandidat në BE.

REAGIME
Uashingtoni: Zgjedhjet e përgjithshme, test për shqiptarët


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë si test të rëndësishëm, ku policia ka një rol kryesor në këtë proces. Mesazhi u dha nga zv/ambasadori amerikan në Tiranë, Stefën Kristina (Stephen Cristina) gjatë një tryeze të mbledhur në kryeqytetin shqiptar për konsorciumin ndërkombëtar. Kristina theksoi se zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për shqiptarët. Duke vijuar deklaratën për to, zv/ambasadori amerikan kërkoi nga politika që të respektohet rezultati i zgjedhjeve, kushdo që të jetë ai.

Hashim Thaçi: “Aplikimi lajm shumë i mirë për Kosovën”

PRISHTINث - Aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe rajonin. Kështu u shpreh dje kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. “ثshtë një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për Kosovën, është një lajm shumë i mirë për rajonin, për perspektivën europiane, euroatlantike të Shqipërisë, por një mesazh euroatlantik edhe për rajonin”, - deklaroi kryeministri kosovar./G.Albania/
 
Titulli: BE–ja i përgjigjet aktit të aplikimit: Kushtet tona, sundimi i ligjit dhe zg

Nuk besoj se kushtet qe Europa i ka vene Shqiperise jane te paralizueshme, sundimi i ligjit dhe zgjedhje demokratike, nese qeveritaret tane nuk i plotesojne keto kushte duhet te ngrihemi te gjithe dhe t'i flakim ne det. Nuk jane mrekullira.
 
Titulli: BE–ja i përgjigjet aktit të aplikimit: Kushtet tona, sundimi i ligjit dhe zg

Nese dojn metvertet me fut ne BE , Shqiperin at'her kto gjona jon shum let mu zgjedh edhe drejt asaj pune Sali Berisha ka bo shum sende tmira , ka arrit shum gjysma e saj vetem eshte zgjedh .


tjetra per ate qe ka thon Hashim Thaci , metvertet eshte mir per Kosoven , por edhe nje gje tjeter qe e lidh shum me Kosoven , sepse si Kosova ashtu edhe Shqiperia ne kushtetut me duket e lejojn 2shtetsin , e na Shqiptaret e Kosoves kem mundsi dmth mujm me marr Passaport te Shqiperis :p at'her mujm edhe ne te dalim lirisht :p haha


Shpresojm qe te Bohet sa me shpejt dhe te hy sa me shpejt ne BE Shqiperia .
 
Titulli: BE–ja i përgjigjet aktit të aplikimit: Kushtet tona, sundimi i ligjit dhe zg

sundimi i ligjit dhe zgjedhjet kusht per te gatuar bakllavane.

BE -ja tregon se bakllavaja eshte e mire,, por me se gatuhet nuk e thone, as kur piqet nuk e thone.

ktyne ju a lshofsha bina ladenin der per der.
 
Titulli: BE–ja i përgjigjet aktit të aplikimit: Kushtet tona, sundimi i ligjit dhe zg

sundimi i ligjit dhe zgjedhjet kusht per te gatuar bakllavane.

BE -ja tregon se bakllavaja eshte e mire,, por me se gatuhet nuk e thone, as kur piqet nuk e thone.

ktyne ju a lshofsha bina ladenin der per der.



Epo Bakllavaja ka shum pun nto per mu bo por ne fund kur te bohet eshte shum e mir . :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top