-
- Anëtarësuar më
- Apr 15, 2011
-
- Mesazhe
- 25,031
-
- Reagimet e mara
- 13,024
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Diku Neper Planet
PRISHTINث- Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skënder Destani, ka përkrahur idenë e deputetit të LDK-së, Lutfi Haziri për kthimin e kufijve të vitit 1956.
Lideri i BD i pyetur për Koha Ditore në lidhje me deklaratat e deputetit të LDK-së, rreth çështjes së zgjidhjes së problemit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ka theksuar se ajo është ndër deklaratat e para të përfaqësuesve institucionalë, e cila ka të bëjë me çështjen e zgjidhjes se problemit të Luginës dhe veriut të Kosovës.
“Ideja e Hazirit, për kthim të kufijve të vitit 1956, është një deklaratë shumë reale e cila vjen në momentin më të përshtatshëm historik, kur ekziston rreziku i ndarjes së Kosovës, saktësisht veriu i saj i banuar kryesisht me popullatë serbe”,- vlerësoi Destani.
(el.me/BalkanWeb)