Liban, gati 100,000 të zhvendosur që nga e hëna
Numri i njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban që nga e hëna, në vetëm 4 ditë, në sfondin e bastisjeve të kryera nga Izraeli, tani po i afrohet 100,000. Këtë e raporton BBC britanike, duke cituar të dhëna të përditësuara të publikuara nga ministri i Brendshëm libanez, Bassam Mawlawi. Ministri tha se për momentin ka 70,100 persona të zhvendosur brenda vendit, të vendosur në 535 strehimore të improvizuara dhe 27,000 refugjatë që kanë ikur përtej kufirit, gjysma e të cilëve janë shtetas sirianë me banim në Liban, të cilët janë kthyer në atdheun e tyre në Sirinë fqinje.
Netanyahu: Do të vazhdojmë të godasim fort Hezbollahun
“Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun me forcë të plotë derisa të kthejmë banorët e veriut në shtëpitë e tyre”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.