Basha: Reforma është drejt miratimit. Qëndrimi i PD, koherent dhe unanim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Basha: Reforma është drejt miratimit. Qëndrimi i PD, koherent dhe unanim

Lulzim-Basha-640x470.jpg


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike u shpreh më optimist se kurrë se reforma në drejtësi është drejt miratimit.

Basha ritheksoi edhe një herë se Partia Demokratike ka pasur dhe ka një qëndrim koherent dhe unanim për reformën në drejtësi; që ajo të miratohet me konsensus të plotë, e vetmja garanci sipas kryedemokratit për një reformë të këtij niveli dhe rëndësie për kombin shqiptar.

Basha ka ftuar edhe një herë mazhorancën që në këto orë që kanë mbetur para miratimit të reformës, të mbyllin edhe çështjet e lëna pezull, të mbështetura mbi propozimin hibrid të zyrtares së SHBA, Viktoria Nuland, BE dhe Komisionin e Venecias.

“PD është pro draftit e propozimit hibrid të Nuland dhe është gati që dy çështjet e shtruara në çastin e fundit të diskutohet për t’u dhënë zgjidhje. Ne priremi nga vota konsensuale mbi të cilën duhet të qëndrojë kjo reformë. Ne qëndrojmë të hapur për negociata. Qëndrojmë mbi parimet e SHBA, BE dhe Venecias dhe jemi gati të pranojmë zgjidhje të argumentuara. Jemi shumë afër, ndaj nuk jam pesimist. Sot ju them se kjo është një reformë drejt miratimit. I bëjmë thirrje mazhorancës të ulemi e të gjejmë zgjidhje përfundimtare. Shqiptaret meritojnë zgjidhje konsensuale. Shqetësimi i PD është legjitim për shkak të keqpërdorimit që i është bërë kësaj reforme. Qëndrimi i PD është koherent dhe unanim. Vullneti im është për po, por duhet edhe vullneti i dy palëve të tjera”, tha Basha.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top