Basha: Rama ne hall se po i bien "trimat"

Guest2

Antarë i Respektuar
TIRANE- Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Arben Frrokut në Holandë, i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në vitin 2013. Me anë të një statusi të rrjetit social “Facebook” Basha pohoi se ‘Ramës po i bien “trimat” nga Mark Frroku tek Arben Ndoka, nga Emiliano Shullazi tek Arben Frroku’.


“Edi Rama është në hall të madh. Një e nga një po i bien “trimat” nga Mark Frroku tek Arben Ndoka, nga Emiliano Shullazi tek Arben Frroku. Vjedhjet po i dalin sheshit e askush nuk e beson me. Ne mënyrë primitive ka nisur te hakmerret. E nisi me Shullazin e u hakmor ndaj Sali Berishës. Sali Berisha denoncoi krimet e tij, ndërhyrjen për të kapur rektoratin, ndaj banda thirri byronë, dhe byroja veproi sipas paktit. Adjutanti ishte ai, vegla e Ramës për punët e pista. Taulanti.”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, në mënyrë primitive kryeministri Rama ka nisur të hakmerret, duke përmendur denoncimin që PS i bëri ish-liderit të opozitës, Sali Berisha.

“Po sot, i njëjti adjutant-taulant u shfaq sërish, duke shërbyer një bandë tjetër të Edi Ramës, duke paralajmëruar një hakmarrje tjetër të krimit ndaj Sali Berishës. Se ju prishi planet për ta mbajtur të fshehtë ndalimin në Holandë të Arben Frrokut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj. Ky është aksioni i përbashkët Shullazi Rama dhe Frroku Rama. A di ta dallojë ndokush ku mbaron banda e ku nis kryeministri? Asnjë fije e hollë nuk i ndan. Këto janë klithmat e fundit të krimit në pushtet, sepse ora po afron. Sunduan tre vite, po koha mbaroi. Shqipëria dhe shqiptarët po ngrihen mbi krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)
 
Titulli: Basha: Rama ne hall se po i bien "trimat"

keto teorite e konspiracionit alla sigurismash , me bejne konfuz te gjykoj :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top