Basha për qeverinë teknike: Nuk më besuan, as për dekriminalizimin!

Malsi

Anëtar i Nderuar
IMG_0983.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se kërkesa për një qeveri teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, nuk janë një tekë e opozitës, por një kërkesë e menduar mirë, që mund ta nxjerrë vendin nga kriza sociale dhe ekonomike. Gjatë një interviste për Ora News, Basha kujtoi skepticizmin, me të cilin u prit edhe dekriminalizimi.

“I njejti skepticizëm i pranueshëm, i kuptueshëm deri diku u shpreh edhe kur unë dhe PD lançuam dekriminalizimin si kushtin e rikthimit tonë në Parlament. Një vit më parë u nënshkrua marrëveshja duke hapur rrugë, një vit me vonesë, më mirë vonë se kurrë, miratimit të paketës më të ashpër në Europë për përjashtimin e kriminelëve nga garimi dhe emërimi në zyra publike, si dhe largimin dhe prerjen e mandatit të atyre që tashmë janë infilturuar me bekimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës në Parlament, në qeveri, në administratën publike.

Ndaj kur kam artikuluar kërkesën për qeveri teknike që ti paraprijë zgjedhjeve të parakohshme sigurisht është një kërkesë e menduar mirë, e shoshitur, e rrafur në debatin e brendshëm të PD dhe nuk vjen as ti tek e PD, as si retorikë politike por si zgjidhje për situatën në të cilën gjendet vendi sot”

Gjatë intervistës, Basha shpjegoi edhe konceptin për “arrestimin e të korruptuarve”, të artikuluar në protestat e fundit.

“Pikërisht për të shmangur një shpërthim anarkik është vullneti im që të bazohem në përvojat më të çmuara të shoqërive, të individëve të lirë, kulturës perëndimore demokratike, për të kompesuar mungesën e shtetit ligjor, mungesën e transparencës, presionin e jashtëzakonshëm mbi mediat e lira duke i dhënë qytetarëve një mundësi që të konstatojnë dhe të veprojmë brënda suazës ligjore dhe institucionale duke ushtruar dhe të drejtën e tyre për të arrestuar në kuptimin figurative dhe ligjorë të fjalës korrupsionin dhe të korruptuarit. Për format dhe mënyrat mendoj se janari do ta tregojë”, tha Basha për Ora News.

lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top